Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Me xhepin e mbushur nga PPP-të edhe në shendetësi, Rilindja thotë ende “fajin e ka PD- ja”!!!

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Në vitin e tetë në pushtet, Ministrja e shëndetësisë paska thënë se fajin e ka qeverisja e demokratëve, për numrin në ulje të mjekëve për banorë në Shqipëri, sipas të dhënave, jo nga PD por nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë!!!

Po ju çfarë keni bërë në 8 vite moj zonjë? Kujt i tregoni suksese virtuale? Mendon se shqiptarët, që kanë punë në dyert e spitaleve e qendrave shëndetësore, nuk e shikojnë vetë sesi është situata?

Besoni vërtetë, se ka mjekë që do braktisnin vendin e familjet e tyre në Shqipëri, për të nisur gjithcka nga e para në një vend të huaj, nëse do e kishin atë mrekullinë që propagandoni? Cfarë strategjie konkrete keni ju, për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, përvec retorikës politike që fajëson opozitën edhe pse jeni në vitin e 8 në pushtet? Me propagandë po e zgjidhni këtë situatë, apo thjesht po rrini duarkryq për turp?

Kaq budallenj i dini mjekët, sa të mos kuptojnë si funksionon sistemi i meritës nën pushtetin tuaj? E panë me zgjedhjet pa alternativa dhe me emra të paracaktuar, edhe në Universitetin e Mjekësisë, njëlloj si në Universitetet e tjera, me ngut e në kohë pandemie!

Zonja ministre, mendon se mjekët kanë kapacitet të ulët për të kuptuar “meritën” që ju propagandoni? Nuk i kuptojnë ata, kërcënimet që u bëhen edhe në këtë kohë pandemie, për të mos treguar realitetin skandaloz në sistemin shëndetësor, me mungesa personeli, barnash e aparaturash, që rrëzon fasadën e turpshme të propagandës, që ndërtoni për ditë me taksat e shqiptarëve?

Besoni vërtetë se personeli mjekësor e vetë shqiptarët nuk e kuptojnë se cfarë u kanë sjellë koncesionet tuaja korruptive e PPP-të sistemit shëndetësor? Nuk e shohin, se si në kohë pandemie ulen shpenzimet për shëndetësinë, duke u cënuar shërbimin që shpëton jetë, por nuk preken koncesionet, të cilat vec mbushjes se xhepave të hajdutëve me pushtet, nuk i kanë sjellë përfitim qytetarëve, e as vetë personelit shëndetësor?

Prandaj Partia Demokratike ka premtuar zhbërjen e koncesioneve korruptive me taksat e shqiptarëve dhe rroga dinjitoze të mjekëve e infermierëve, jo vetëm në kohë pandemie, por në mënyrë të qëndrueshme, që do nisin nga 1200 euro për mjekët e nga 700 euro për infermierët!

Ndryshe nga ju, ne nuk lejojmë që të vazhdoni të mashtroni shqiptarët, por do vazhdojmë të denoncojmë abuzimet e gënjeshtrat tuaja që kushtojnë jetë, edhe pse juve qartazi nuk ju bëhet vonë më për shqiptarët! /Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD Shkodër/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Uhejdi Hoxha rikthehet në Shkodër pas aventurës me Besën, mesfushori firmos për Vllazninë…
LAJM PAS: Bie numri i personave të infektuar me Covid- 19 në Itali, vetëm katër persona humbën betejën me virusin…

TË FUNDIT

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • Aktualitet

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion

26 mins ago
EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

1 hour ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

3 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

TË FUNDIT

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • Aktualitet

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion

26 mins ago
EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

1 hour ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

3 hours ago
EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.