Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Mbyllja e rrugës së Rinasit për veriorët dhe një postim i ministres Bilali në ditën e lirimit të pedonales në Shkodër

ShkodraWeb 1 year ago

Ditën e sotme ARRSH- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi një tjetër lëvizje që shkon në dëm direkt të veriorëve, duke nisur nga Vermoshi deri në Fushë- Krujë. Rruga e Rinasit bëhet me një kalim, nga Qafë Kashari në drejtim të aeroportit të vetëm të sigurtë në vend, atij të Rinasit. Sepse aeroporti i Kukësit dihet tashmë si funksionon.

Në pamje të parë, është thjeshtë dhe vetëm një aks rrugor kombëtar që bëhet i kalueshëm vetëm në një krah. Ky bllokim, bëhet për një “qëllim të mirë”, për të mundësuar që udhëtarët të mos rrezikojnë për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar. Po për cilët pasagjerë bëhet fjalë? Ata për të cilët “kujdeset” shteti, janë shqiptarët e “kategorisë së parë”, ose ata që jetojnë nga Tirana e poshtë e hartës së Shqipërisë. Për të tjerët, ata nga Vermoshi në Fushë- Krujë, nuk ka problem sepse ata janë qytetarë të “kategorisë së dytë”.

Veriorët duhet të kalojnë nga Fushë Kruja- Vora- Qafë Kashari- Aeroport. Për këta, nuk ka shumë rëndësi nëse e humbasin avionin, edhe pse u zgjatet rruga dhe me shumë mundësi, mund të ndeshin në trafik në zonën ku do të kalojnë. Por kjo është njëra anë e medaljes. Përveç zgjatjes së rrugës drejt Rinasit, veriorëve u rritet e kostoja e transportit. Ajo do të reflektohet në rritjen e çmimit të biletave të transportit privat e publik (nëse ka mbetur!) por edhe të vetë xhepit të atyre që kanë mjete private.

Zyrtarisht zona më e varfër e vendit, barra e shpenzimeve të veriorëve do të rritet akoma, a thua se banorët e Veriut e përdorin më pak rrugën drejt aeroportit. Në fakt, një masë e tillë e ARRSH- së që bëhet efektive pas 48 orëve, rritja e telasheve e shpenzimeve, duhej të nxiste reagimin e deputetëve të Veriut. Të paktën atyre që vijnë nga radhët e opozitës. Është dëmtim i drejtpërdrejtë i ekomonisë familjare jo vetëm të atyre që i kanë votuar por edhe të tjerëve që mbështetën me votë qeverinë.

E ndërsa po lundroja në internet, u përballa me një status të ministres së vetme nga Veriu, deputetes së Shkodrës Edona Bilali. Pikërisht në ditën kur hapësirat publike të pedonales “Kolë Idromeno” po liroheshin nga zaptuesit, me apo pa hyqmin e pushtetit vendor, pikërisht në ditën kur ARRSH njoftonte një tjetër vështirësi ekonomike dhe të lëvizshmërisë për veriorët, Bilali gjen kohë për të bërë politikë.

Siç mund ta konstatoni vetë në atë çfarë vetë ajo ka publikuar në Facebook ministrja Bilali, përpiqet ti tregojë “qytetarëve shkodranë që kanë mbështetur Partinë demokratike ndër vite, ti përgjigjen këtyre pyetjeve”, të cilat mund ti lexoni vetë më poshtë. Ndërsa “pyetja” e parë është thjeshtë e qartë propagandë, Bilali në “pyetjen” e dytë ndalet pikërisht tek thelbi: Pjesa ekonomike e gjësë!

I kujton “koston që i ka kushtuar” qytetit zënia e hapësirës publike për shkak të pamundësisë për të zhvilluar aktivitete në këtë zonë. Për hir të realitetit, në këtë zonë janë zhvilluar aktivitete, edhe politike. Madje në sa raste, edhe me praninë e ambasadorëve të rëndësishëm në vend. Përtej kësaj, po ia marrim të mirëqenë arsyetimin e saj.

Shkodra ka humbur (sipas saj) shumë para. Por qytetarët shkodranë e dhanë opinionin e tyre me 6 mars, edhe për çeshtjen që i referohet ministrja. Mbase përgjigje jo e këndshme për Bilalin, por e dhanë me votë. Gjatë atyre ditëve të fushatës, si drejtuese politike, ministrja kishte të gjitha hapësirat, edhe mediatike, të përdorte si argument pedonalen “Kolë Idromeno” për të bindur shkodranët të votonin alternativën që ajo përfaqësonte.

Ndërkohë, sot, do të ishte në dinjitetin politik të ministres të shkruante dy rreshta për ndalim- qarkullimin e veriorëve në rrugën e Rinasit, pa kaluar më parë nga Tirana. E kjo masë e ARRSH- së dhe qeverisë pjesë e të cilës është edhe Bilali, rëndon direkt në xhepat e banorëve të Veriut. Dhe nuk bëhet fjalë “për aktivitete të munguara” por për “para të thata” që dalin nga xhepat e qytetarëve të Veriut të Shqipërisë.

Nëse është dakort me këtë nismë, të paktën të shpenzojë disa rreshta për ti bindur, të paktën në rrjete sociale, se “është për të mirën e veriorëve” të bllokohet rruga e Rinasit nga Fushë Kruja. Mbase ndokush edhe mund të bindet se është për të mirën e banorëve të Veriut të vendit. Se nuk po flasim për investimet që duhej të vinin në fund të vitit të parë të mandatit të tretë të PS- së, i cili duhej të ishte “mandati i Shkodrës” (e treta, e verteta!). Të paktën sipas kryeministrit Rama por edhe ministres Bilali.

Nëse synimi i nismës së ARRSH- së dhe qeverisë është rritja e fluksit të pasagjerëve drejt aeroportit të Kukësit, kjo është tjetër gjë… Po ta thonë dreqi e mori! Po hedhim “turr-a-jaz” jetën në tokë, çfarë ndryshimi ka ta provojmë edhe në ajër, më pas edhe në det…?! Për ata që kanë nevojë për avion, të paktën nga Shkodra dhe disa zona të tjera, Podgorica nuk është larg dhe me çmime më të mira se Rinasi! Me këtë rast “ndihmojmë” edhe ekonominë e Malit të Zi sepse Shqipëria nuk ka nevojë për lekët e shqiptarëve nga…Veriu! /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Do të jetë me një sens, vetëm për të shkuar në aeroport”, ARRSH ndalon lëvizja për mjetet e Veriut në rrugën e Rinasit…
Lajmi pasues: Parlamenti i Malit të Zi seancë të jashtëzakonshme për qeverinë e re, a do të bëhet kryeministër Abazoviç?!

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

2 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

3 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

7 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

2 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

3 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

7 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.