Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Sociale

OPINION – Martini i vogël, akuzë e radhës për një shoqëri që po vazhdon të shkërmoqet nën peshën e përditshmërisë…

ShkodraWeb 19 November, 2024
opinion martini 2024

Të shumtë janë ata që kanë shprehur pikëllim për vrasjen e 14- vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij. Është një ngjarje makabre, fatkeqësisht as e para e as e fundit, që trondit ndjeshmërinë njerëzore kolektive në këtë vend. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë dhimbjen e familjes për humbjen e vogëlushit të saj, përveçse një djalë i mirë, ishte edhe një sportist- futbollist që premtonte. Shkollë dhe sport, ekzakt ashtu siç duhet të jetë lajtmotivi i jetës së çdo fëmije në këtë vend, sa më larg rrjeteve sociale, të paktën deri në moshën zyrtare të pjekurisë.

E di që po shkruaj diçka të pakuptimtë, sidomos në kohën e teknologjisë së çmendur por edhe të inteligjencës artificiale, që me gjasë, do të na kthejë në robotë të mirëfillte, duke na zhveshur edhe nga ato pak ndjenja që na kanë mbetur në këtë epokë. Shpesh herë e mendoj se, një luftë e përbotshme, që do të fshinte nga faqja e dheut edhe këtë teknologji çnjerëzore, mund të ishte zgjidhje… Për tu kthyer në vlerat e harruara, të thjeshta, njerëzore që po i lëmë të mbyllura në sirtarët e jetës sonë për të mos i hapur më kurrë, të paktën në këtë botë.

Është e qartë se vdekja e Martinit ka fajtorë. Nuk po them. vetëm për bashkëmoshatarin e tij, ai që mbase i frymëzuar nga rrjetet sociale, shpoi me një thikë hekuri zemrën e trupin e tij të njomë. Nuk është fajtor as edhe punonjësi i policisë, i cili teksa ka konstatuar në pushimin e madh të mësimit këtë grindje, duhej ta trajtonte me më shumë përgjegjshmëri, profesionalizëm, ndjeshmëri edhe si prind, pavarësisht nëse ka fëmijë. Mbase, të dy apo më shumë fëmijët, duhej të mbaheshin në vëzhgim, mbase edhe për ti trembur me një “shoqërim” në ndonjë zyrë policie.

Polici, si shumica e qytetarëve të këtij vendi, janë skllevër të përditshmërisë, jetës aspak të lehtë dhe andrallave që nuk po lehtësohen asnjëherë për shqiptarët. Ndoshta, edhe ai ka patur në mendje pikërisht këto halle, duke mos e vlerësuar si duhet situatën. Edhe prindërit, jo vetëm të Martinit por edhe të bashkëmoshatarëve të tij, janë fajtorë pikërisht për këtë gjë. Nxitimi i përhershëm për të siguruar jetesën, mbase si pa ndjerë, i detyron të lënë pas dore pasurinë e tyre më të madhe: fëmijët! Mjaftohemi shpesh herë vetëm me ushqim, veshmbathje dhe plotësim të nevojave bazike për ta, duke harruar më të rëndësishmen, edukimin dhe monitorimin e përditshëm, të paktën deri sa të bëhen juridikisht të rritur.

Fajtorë janë edhe mësuesi apo mësuesit. Edhe ata, pavarësisht rritjes së pagave, vazhdojnë të jenë pjesë e telasheve të përditshme të shumicës së shoqërisë shqiptare. Dikur thuhej se “mësuesi është prind i dytë”. Në fakt, në këtë kohë, për vetë ritmin e saj, konturet mbi të cilat është zhvendosur, mësuesi është e duhet të jetë prind i parë. Nuk është gjithmonë nxënia parësore në shkollë, as në shkollat tona. Një mësues, siç ndodhte dikur, duhet të njohë nxënësit e vet, ti vëzhgojë, ti qortojë kur është nevoja, ndoshta edhe një shpullë nuk do ti bënte keq. E më e rëndësishmja, komunikimi, ndërveprimi me prindërit për çdo shenjë të çuditshme në sjelljen e një nxënësi.

E për ta mbyllur, me politikën, politikanët e të ngjashëm me ta. Ata janë fajtorët kryesorë, pa më të voglin dyshim, në të majtë, të djathtë, qendër, lart, poshtë, në çdo drejtim. Kanë 34 vite që stimulojnë dhunë me veprime e me mosveprime, me fjalë e me shenja. Fatkeqësisht, duke dalë “në dritë të diellit” përmes mediave tradicionale, të reja apo edhe rrjeteve sociale, tek të cilat tashmë ka akses çdo person, nga 0 deri në 100 vjeç. Ata që janë në qeverisje, kanë një përgjegjësi më të madhe, si “të zotët e shtëpisë” të zgjedhur për të garantuar një jetë në parametra normalë.

Martini i vogël la sot pas pikëllim, tek të njohur e të panjohur. Do të kishim preferuar ta shikonim të rritej, ndoshta edhe për ta duartrokitur si kuqezi, teksa për pak minuta, Kombëtarja do të luajë me Ukrainën, por në nisje, duke nderuar me 1 minutë heshtje vdekjen e tij. E këtu, edhe zemra më e fortë se guri, do të çahej copash me imazhin e mungur të një Martini kuqezi, teksa sot ai nisi një udhëtim të panjohur që mbase mund ti realizojë të gjitha ëndrrat që në këtë ia prenë në mes. Të gjithë bashkë, jo vetëm bashkëmoshatari i tij! Është një shoqëri e tërë nën akuzë sot! Kush e ka radhën nesër….?!/Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Zgjedhjet parlamentare të 2025- ës, presidenti Bajram Begaj nis konsultimet me partitë politike për datën…
Artikull pas: NGA ZIJA VUKAJ – Homazh për Paulin Selimin në 77- vjetorin e lindjes së tij…

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.