Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Mag & Vip
  • Opinione

OPINION – “Luizeria” fjala më e shëmtuar që sulmon një individ, më e shëmtuar se “Gjitholog” i studiove televizive

ShkodraWeb 1 month ago

Një koleg gazetar ka krijuar një fjalë të re: Luizeria! Nuk është e vështirë të kuptohet se në themeë është emri Luiz dhe tentohet të goditet reality show Big Brother Vip Albania. Secili ka një opinion për çdo gjë, në këtë rast edhe për BBVip. Secili është i lirë ta shohë ose jo, të klikojë apo të kalojë publikime edhe në rrjetet sociale. Natyrisht, të abonohesh ose jo për ta ndjekur non stop siç edhe është shpikur telekomanda për të kapërcyer edhe “prime”- et dy herë në javë.

Është e qartë se këtë vit, ky spektakël ose lojë, ka një audiencë të jashtëzakonshme. Merita kanë të gjithë lojtarët nga 24 shjetori por sigurisht, spikat shkodrani Luiz Ejlli. Lidhur me arsyet, kam shkruar disa ditë më parë dhe nëse ndokush është kurioz, mund të lexojë duke klikuar linkun më poshtë. Është e qartë se edhe kolegu im gazetar, siç edhe të tjerë, janë “infektuar” nga ky spektakël me shikueshmëri mjaft të lartë.

LEXONI EDHE: OPINION – Ndoshta nuk do ta fitojë garën por është e lehtë të kuptohet pse preferohet “fenomeni” Luiz Ejlli…

Luiz Ejlli siç edhe të tjerë, janë ngujuar në atë shtëpi jo vetë për të luajtur por edhe fituar garën e çmimin e kalmueshëm prej 100 mijë euro. Në kuadër të lojës, e cila ka shumë rregulla që duhen zbatuar nga të gjithë, secili ka një strategji. Sigurisht edhe Luizi e ka një strategji, të cilën e ndryshon herë pas here dhe në funksion të fitores.

“Luizeria” është një term shumë i shëmtuar, duke krijuar një fjalë të re të lidhur me një individ, mëkati i vetëm i të cilit është pjesëmarrja në një lojë, në një garë, 24 orë live në televizion. Madje, është më i shëmtuar dhe me i rrezikshëm se edhe Gjitholog, analistë- opinionistë- shigjetues që në studio televizive marrin përsipër të flasin me kompetencë për çdo temë, pavarësisht ekspertizës që mund të kenë. Rreziku është real që personi që i referohet si pikënisje, të kthehet në shenjestër, përtej bullizimit. E kur vjen nga një gazetar, një person publik, opinion bërës, është disa fish e rëndë.

Luizi ka hyrë i vetëm, i barabartë me të tjerë, për të fituar falë aftësive të veta, imazhit të tij të mëparshëm dhe me të ri të krijuar  në ngujim. Ndërsa Gjithologët paguhen, në jo pak raste edhe nga lekët e taksapaguesve shqiptarë, për të sulmuar si “qen sulmi” dhe pa asnjë moral të dukshëm. Ndryshimi është i madh dhe i dukshëm mes Luizit dhe Gjithologëve.

Të ngujuarit në BBVip jetojnë në një trysni të pazakontë, për të cilën kanë qenë në dijeni para hyrjes në shtëpi. Janë kushte jo normale, pak metra katrorë, pa mundësi reale privatësie, duke administruar jetën e përditshme, madje edhe me kufizime në ushqime. Pas disa javëve, ndodh një transformim, të cilin e vënë re edhe banorët, por më mirë ata që i ndjekin nga jashtë. Të njëjtat fytyra, të dëshiruar ose jo, je i detyruar ti suportosh, duke e ditur se përpiqen me të gjitha mënyrat të të shkurtojnë ditët e qendrimit në shtëpi.

Një thuajse Gjitholog, doli vetëm pak minuta më parë nga BBVip. Rezistoi vetëm disa ditë, rreth 2 javë dhe u dorëzua. Doli nga dera që hyri me dëshirë. U mundua të krijojë një “kauzë”, atë të mbështetjes së dashuris së Luizit me Kiarën por më pas deklaroi se “mund të bëhej i rrezikshëm” brenda BBVip me karakterin e tij.

E tani, duke u kthyer tek Luizi, ai djali i thjeshtë shkodran, i cili po thyen çdo rekord, të cilit po i kontestohet pjesëmarrja në një lojë, në një garë. Nuk është çudi që shumë kolegë gazetarë, ta kenë zili Luizin, qasjen e tij tek publiku, të vertetat e lojës së tij. Luizin e nxjerr nga gara apo loja vetëm vota e publikut, të paktën teorikisht. Gjithologët i kemi patur e mund ti kemi përjetësisht, madje duke iu imponuar me “seriozitet” publikut. Një lloj Big Brother Vip por me dëme më të mëdha dhe reale për audidencën. Sepse nuk është lojë, si ajo që po bën Luizi! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: BBVIP – Bledi Mane largohet vullnetarisht nga reality show, e konsideron si dhuratë për Kiarën…
LAJM PAS: BBVIP – Luizit i plotësohet dëshira, takohet me babain e Kiarës dhe merr bekimin për lidhjen me vajzën…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

42 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

1 hour ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

42 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

1 hour ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.