Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Loja tallëse me “të ardhmen” e shqiptarëve që i përbashkon të gjithë faktorët politikë në Shqipëri…

ShkodraWeb 22 December, 2021
zgjedhim te ardhmen

Sot edhe ish- kryeministri Berisha, mëtonjës i “fronit” në PD, iu kthye “të ardhmes”. Në një poster të publikuar në Facebook shprehet “Të rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët, kudo që janë”. Pak ditë para Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit 2021, Lulzim Basha ua tha demokratëve e shqiptarëve “Zgjedhim të ardhmen”. “Shqipëria, e ardhmja jonë” ishte slogani i Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prill 2021.

A është një lojë ajo që po na ofrojnë liderët politikë e shtetarët tanë këto 31 vite? Në fakt, që nga 1990- a, koncepti “e ardhme” është përdorur shpesh nga politika shqiptare. Nëse në kapërcyell të ndryshimit të sistemit në këtë vend, e ardhmja kishte vertetë kuptim dhe “ngjiste” tek të gjithë, a mund të thuhet e njëjta gjë sot pas 31 viteve?

Analiza është e thjeshtë dhe mund ta bëjë çdokush. 31 vite për një shtet, një komb nuk janë shumë. Mund të kondiderohen një lugë kafeje ujë në detin e madh të mijëra viteve ekzistencë. Por për një individ, në rastin më të mirë e fatmul, janë më shumë se 1/3 e jetës. Çfarë i solli shqiptarëve e ardhmja që iu premtua vit pas viti nga 1990- a? Nuk flas për nostalgjikët e para 1990- ës, as për zengjinët e ndershëm apo të tjerë, as për ata që mbi shpatullat tona ndërtuan perandori ekonomike gjatë qeverisjeve. Flas thjeshtë për shqiptarët, ata që ndoshta besojnë akoma se djersa e mundi i tyre, janë e vetmja rrugë për të ndërtuar jetën.

Vendi ynë, nuk ka prodhuar e as eksportuar diçka mbi të cilën të besohet tek e ardhmja. Edhe pas 1990- ës, e njëjta situatë. Thjeshtë konsumojmë pa patur mundësi tjetër. Konsum i të gjitha llojeve, nga ushqimi deri tek jeta e secilit. Sot 31 vite demokraci, duhej të ishin momenti për të bërë një bilanc të asaj që u erdhi shqiptarëve përmes premtimit për të ardhmen. Askush nuk e mohon se Shqipëria ka ndryshuar, është hapur, ka përparuar. Por krahasuar me të tjerët, ku jemi? Nuk po them për standartet e BE- së apo SHBA- së. Thjeshtë të fqinjve, ndoshta edhe të Kosovës që nisi rrugëtimin si shtet pas luftës së tmerrshme të 1999- ës.

Fatmirësisht, të gjithë mundemi të lëvizim, të shohim realitetet dhe të nxjerrim përfundime. Sot jemi në vagonin e fundit të procesit të integrimit në BE. Diku nga 1996- a, ishim në vagonin e parë, madje edhe para Kroacisë sot antare e BE- së. Pjesa e arritjeve ekonomike, as që mund të diskutohet. Edhe ata që punojnë, vazhdojnë të jenë në kushtet e mbijetesës. Si shoqëri, jemi të prirur të përqafojmë apo tolerojmë fenomene që na shkundin fort nga rrënjët tona. Kjo, në emër të hapjes totale të një shoqërie, e cila akoma ka Kanunin prioritar para ligjit.

Pse duhet ti besojmë akoma “të ardhmes”? A është e njëjta klasë politike, të njëjtët faktorë e aktorë që na premtuan të ardhmen edhe në 1990- ën? Çfarë ndodhi, u bënë më të mirë, më të përgjegjshëm, më pak genjeshtarë? Nuk ka asnjë indicie ta vertetojë këtë. Po atëherë, vazhdojmë të jemi budallenj më shumë se 31 vite më parë? Jemi të pashpresë që i besojnë thjeshtë dhe vetëm një slogani të radhës?

Prej 31 vitesh vazhdojmë të shohim të njëjtin “film”, të njëjtët aktorë teksa jeta jonë po ecën me shpejtësi nga etapa në etapë. E përsëri shpresojmë se në këtë “film”, ku garën deri tani e ka fituar gjithmonë kali i zi, ta fitojë një kalë i bardhë që nuk duket asgjëkundi… Të mençurit e guximtarët, e bënë zgjidhjen e duhur. Edhe nga ata që ishin në vijën e parë të ndryshimeve demokratike në 1990- ën, u larguan nga ky vend. Zgjodhën të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve në një vend që të jep të jetosh të tashmen, të sotmen, me mundësi të barabarta edhe pse nuk je nënshtetas i tij.

Sot mund të gënjesh me “të ardhmen” vetëm një fëmijë apo adoleshent. Ata që në 1990- ën ishin në kufirin mes adoleshencës e rinisë, vetëm neverisin kur dëgjojnë slogane me “të ardhmen”. Për një arsye të thjeshtë. Që të kesh të ardhme, duhet të kesh jetuar të sotmen. Ky vend prej 31 vitesh nuk e ofron. Fatkeqësisht! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: BILANCI “100 DITË” – Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin për të analizuar çfarë është bërë…
Artikull pasardhës: VIDEO – Policia e Shkodrës nis kontrollet për tregtimin e fishekzjarreve, procedohet penalisht 67 vjeçari nga Perashi

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës… 10 February, 2026
  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vjosa osmani 2023

Presidentja Vjosa Osmani merr vendimin, thërret mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.