Skip to content
21 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Kush po përpiqet ta nxjerrë nga “binarët” e legjitimitetit protestën 30 ditore në Tiranë?

ShkodraWeb 29 June, 2026
shqiperi e re 2026

Protesta para Kryeministrisë, e cila pati si “shkëndijë” çeshtjen e Zvërnecit dhe ndërtimin e një resorti turistik luksoz atje, kapërcen muajin. Në këtë kapërcyell të rëndësishëm të ekzistencës së saj legjitime pavarësisht flukseve të ndryshme dhe shumë larg njëri- tjetrit, dikush apo disa po përpiqen ta kalojnë në hyllinë e frishme dhe të dëmshme të ilegjitimtetit të saj.

Vetëm kështu mund të kuptohen propozimet më të fundit, në emër të protestës që deri më sot, nuk ka një “kokë” zyrtare përfaqësuese. Në fakt, janë propozime që qartazi dalin jashtë rendit kushtetuese dhe ligjor të një shteti, kushdo qoftë ai, Shqipëria, vend i BE- së apo edhe vende zyrtarisht diktatoriale.

Paralajmërohet krijimi i të paktën tre institucioneve nga kjo protestë, madje, institucione që duhet të marrin kompetenca që merren vetëm përmes votës popullore, përmes zgjedhjeve, të njohura e certifikuara brenda e jashtë vendit. Sepse Shqipëria, nuk është ajo e para 1990- ës, pavarësisht pakënaqësive të natyrshme të shumëkujt, pikërisht protesta 30 ditore, është një tregues se vendi ynë po përjeton një realitet krejt të ndryshëm.

Më shqeto, paralajmërohet krijimi apo formimi i Kuvendi Kombëtar Qytetar, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar dhe Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar. Logjikisht, Kuvendi Kombëtar Qytetar mund të konsiderohet Kuvendi i Shqipërisë aktual, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar nënkupton qeverinë dhe kjo e fundit, Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar, është totalisht utopike. Nuk ka sallë apo shesh që mund të nxërë të gjithë popullin shqiptar, në formën e një Asambleje, aq më shumë, që edhe sipas vetë protestuesve, gati gjysma e shtetasve shqiptarë apo edhe më shumë, jetojnë fizikisht në të katër anët e botës. Logjikisht, e vetmja Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar, mund të konsiderohet dita e zgjedhjeve, ku vendoset përmes alternativave që përzgjidhen vetëm me një mekanizëm të njohur ndërkombëtarisht: Vota!

Përshkrimi i këtyre instancave që tentohet të krijohen nga protesta, është edhe më interesant. “Këto tre institucione u vendos të krijohen për të bërë të mundur kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin”, thuhet nga ideatorët e platformës.

Së pari, kush është populli përparimtar dhe jo përparimtar, kush e përcakton këtë fakt, kush e ka targrin të vendosë përcaktime të tilla në një vend kaq të vogël dhe në emigracion prej 35 vitesh si Shqipëria?

Së dyti, mbi ç’bazë “populli përparimtar” do të bëjë kontrollin e qeverisë, aq më pak të shtetit, përsa kohë nuk flitet zyrtarisht për zgjedhje periodike, i vetmi mekanizëm i drejtpërdrejt për të ushtruar “kontroll” mbi institucionet e shtetit?

E treta, mbase më e rënëdishmja, përveç se me votim, të shpallur, të njohur dhe të pranuar nga institucione legjitime vendase dhe të huaja, si mund të zgjidhen këto tre institucione, të cilat duhet të zëvendësojnë ato ekzistuese sipas Kushtetutës, ligjeve e akteve nënligjore?

Protesta, me apo pa dashje, me dijeni apo padijeni, me konsultim apo me orientim, po futet në një linjë të frikshme, e cila kujton vetëm një përcaktim të njohur ndërkombëtarisht: Grusht Shteti! Kjo protestë, edhe nëse rregullisht dalin në shesh 1 milion mbështetës, pra më shumë se ata që votuan qeverinë aktuale, nuk ka legjitimitet për të krijuar institucione jashtë kuadrit kushtetues. Më së paku, një qasje e tillë, e dëmton protestën në aspektin e Shqipërisë por edhe arenën ndërkombëtare. Ajo që grupi organizator apo dikush tjetër brenda saj, duhet të tregojë haptas, qartas, me transparencë maksimale se çfarë pretendohet nga protesta, cili mund dhe duhet të jetë produkti final, gjithmonë në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve aktuale. Në rast se protesta përfaqësohet në zgjedhje, me një apo disa subjekte politike, fiton shumicën e votave nga shqiptarët dhe rezultati është i gjithëpranuar ndërkombëtarisht përveç se në Shqipëri, atëherë mund të ndërmarrë një reformë kushtetuese, të suprimojë apo të shtojnë institucione, të ndryshojë emërtesa apo organe, nga qendra në bazë. Deri atëherë, është parësore të ruhet legjitimiteti i protestës! Edhe diçka, nuk ka dhe nuk mund të ketë “Shqipëri e re” as “Shqipëri e vjetër”. Shqipëria është dhe do të jetë një, që kur e krijoi Zoti. Po, mund të ketë “Republikë të re”, në kuptimin e riformatimit të instiucioneve të saj, edhe pse këtë ide e ka artikular shumë vite më parë një drejtues i konsideruar i “politikës së vjetër”, pavarësisht moshës së re! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 29 qershor 2026…
Next: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 30 qershor 2026…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.