Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Kush po e mban peng përfundimin e procesit të përzgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër…?!

ShkodraWeb 11 January, 2025
pd shkoder takim 2024

Fundi i muajit tetor të vitit të kaluar, duhej të kulmonte me zgjedhjet e kryetarit të ri të PD Shkodër, pas dorëheqjes së kryetarit në detyrë Gjenarin Kapcari. Procesi nuk u përmbyll në këtë afat dhe në ditët e para të dhjetorit të kaluar, ShkodraWeb siguroi listën e emrave të propozuar nga antarësia demokrate e Shkodrës për këtë pozicion.

Sipas burimeve pranë strukturave demokrate të Shkodrës, disa emra ishin ndër më të propozuarit, që do të thotë, ndër më të preferuarit e bazës demokrate. Njësi prej tyre, Pjerin Kodraçaj, konsiderohet më i mundshi për të drejtuar degën e Shkodrës. Bëhej fjalë për komandim në këtë post, pasi zgjedhjet me parimin “një anëtar, një votë” siç e parashikon Statuti i PD- së, praktikisht ishte e pamundur të realizoheshin.

Tashmë po i afrohemi mesit të muajit janar 2025. Nuk ka asnjë sinjal nëse PD Shkodër do të ketë së shpejti një kryetar të degës. Në të njëjtën kohë, ditë pas dite zgjedhjet e 11 maj 2025 afrohen çdo ditë e më shumë. Struktura në nivel qarku, si drejtues politik, administrohet nga Luçiano Boçi, impakti i të cilit në fakt në terren, nuk është shumë i dukshëm dhe i ndjeshëm.

Nevoja e një kryetari, qoftë edhe të komomanduar për Shkodrën, është e dukshme për të qenë në një linjë me Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën e Fushë Arrëzin. Veç të tjerave, kryetari i degës së PD Shkodër, është kandidat potencial edhe për të kryesuar listën e 11 kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës, në të njëjtat pozita me të deleguarin e Kryesisë së PDSH- së, Boçi.

Nga ana tjetër, ditët po pakësohen drejt 11 majit 2025 dhe cilido kryetar të komandohet, do të ketë përherë e më pak kohë në dispozicion për organizim apo riorganizim të degës. Nuk është e qartë aspak si situatë, por pyetja më normale mbase do të ishte: Kujt i intereson që PD Shkodër, një nga më të rëndësishmet në vend, të mbetet pa kryetar?!

Nën zë, flitet edhe për grupime brenda strukturës, madje edhe aleanca të ish- ëve të rëndësishëm dikur, të cilat marrin e çojnë lajme në drejtim të Tiranës, duke preferuar në krze të degës së PD Shkodër, individë që marrin lehtë formë sipas “enës” ku hidhen. Ky do të ishte dëmi më i madh për këtë degë demokrate, vulën dhe firmën do ti kishte dikush, ndërsa pushtetin real dikush në hije.

Jo zyrtarisht, flitet edhe për një “shqetësim” tjetër. Ai lidhet pikërisht me faktin se bashkë me Boçin, kryetari i degës së PD- së Shkodër, mund të jetë pjesë e listës së sigurtë apo 30% që nuk preket nga zgjedhjet e 11 majit 2025. Nga ana tjetër, duhet në këtë të paktën 30% edhe zonja, minimalisht 2 në 5 vendet e para. Nëse dy vendet “mashkullore” zihen, çfarë do të ngelte për aspirantët e tjerë të “listës së sigurtë”?!

Ndërsa PS ka disa javë të mira që ka “ndezur motorët” e fushatës dhe po artikulohet mundësia e kandidimit të kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Shkodrës, PD Shkodër akoma nuk po arrin të ketë një kryetar, edhe të komanduar. 11 maji 2025 vjen më shpejt nga sa mendohet dhe jo gjithmonë “vjedhja e votave” është alternativë që ngjit tek qytetarët, sidomos tek demokratët shkodranë. Sidomos, kur 4 muaj nga data e zgjedhjeve parlamentare, nuk njohin akoma kryetarin e degës shkodrane. /Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: FOTO+EMRAT – Makina rrëzohet nga rruga e kishës së Laçit, dy persona të dëmtuar rëndë dërgohen në Spitalin e Traumës
Next: “Misioni i tij për t’u shërbyer të varfërve nuk ka pushuar kurrë”, Joe Biden nderon Papa Françeskun me Medaljen Presidenciale të Lirisë

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.