Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës…

ShkodraWeb 9 May, 2026
ndrenika veliaj 2026

“Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë”, është shprehja biblike që vjen në mendje teksa lexon komentet e pafundme, shumica negative, për gjestin e “Nderit të Kombit” Robert Ndrenika për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në sallën e gjyqit, duke e puthur në ballë dhe shoqëruar me shprehjen: Ç’të mbeti, vij e bëj unë…më paç uratën!

Ajo që dallohet lehtësisht, është gjykimi me “syze politike” i këtij gjesti, nisur edhe nga personazhi Erion Veliaj. E në këtë linjë, rreshtimi edhe në rrjetet sociale, kuptohet qartë. Pra, rezervat, kritikat, deri në urrejtje për personazhin politik nga një pjesë jo e vogël e audiencës, reflektohen me të njëjtën ashpërsi edhe tek “mbështetësi” i tij publik, pavarësisht dimensionit madhështor të tij në art.

Të gjithë kritikëve, të cilët duhet pranuar që në krye të herës se janë në të drejtën e tyre, mbase u duhet kujtuar ndonjë informacion i vlefshëm. Robert Ndrenika i ka kaluar tashmë që në 10 janar 84 vite e jetës. Karriera e tij artistike, është në standardet më të larta, para dhe pas 1990- ës, si kapërcyell politik edhe në artin shqiptar. Për shkak të kësaj karriere, si pakkush ka marrë vlerësime maksimale si “Artist i Popullit” e “Nderi i Kombit”. E ndoshta më e rëndësishmja për Ndrenikën apo edhe të afërmit e tij, ai përfiton “pension të posaçëm shtetëror”, që i krijon komoditet në përditshmërinë e jetës së një të moshuari, tashmë thellë në “moshën e tretë”.

Të gjithë biem dakord që, sidomos brezi i vjetër i aktorëve e artistëve shqiptarë, janë përballur e përballen me probleme ekonomike, madje deri në varfëri. Pjesa dërrmuese e kanë provuar dhe e provojnë emigracionin për të siguruar jetë më të lehtë ekonomike, duke shkelur me këmbë talentin e karrierën sepse arti akoma nuk paguan në Shqipëri si në shumicën dërrmuese të vendeve të botës.

Ajo puthje në ballë dhe ato fjalë- metaforë për marrjen përsipër të burgut të Robert Ndrenikës për Erion Veliaj, a nuk mund të jenë edhe një mirënjohje publike për një mbështetje/ndihmë që mbase mund të ketë marrë përgjatë viteve? Nuk besojmë se Robert Ndrenika ka marrë ndonjë tender me para publike, ndonjë bonus të ngjashëm që mund të mvishet me mister korrupsioni. Maksimumi, një banesë modeste apo edhe një pension të posaçëm për një jetë më dinjitoze në këmbim të asaj që i dha apo i jep artit shqiptar për dekada. Ose, mund të jetë thjesht edhe një ndjesi njerëzore, mbase siç thotë edhe vetë Ndrenika, meqë e ka njohur Veliajn që fëmijë, duke i ditur problematikat e mundshme sepse jo gjithmonë kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë ai që njohim të gjithë.

A nuk kemi parë dhe dëgjuar po ne, këngë apo poezi me qindra vargje për politikanë të para dhe pas 1990- ës? A nuk kemi parë e dëgjuar politikanë të tjerë të kërcejnë e këndojnë këngë për liderët e tyre politikë? A nuk shohim thuajse çdo ditë skena servilizmi, në jo pak raste të pa kërkuara dhe krejtësisht të panevojshme edhe në kuptimin ekonomik të fjalës? Si ka mundësi që vazhdojmë të përpiqemi të tregohemi “më katolikë se Papa”, duke mos e drejtuar fillimisht gishtin nga vetja, më pas nga ai përballë?!

Një 84- vjeçar me përmasat publike të Robert Ndrenikës, nuk ka nevojë për avokati. Edhe ky episod, i cili me gjasë do të harrohet për 3 ditë, nuk mund të eklipsojë përmasat madhështore të kontributit të tij në artin shqiptar. Në çdo rast, edhe ata që e konsiderojnë “lajthitje” apo “servilizëm” ndaj Erion Veliajt, mjafton të shohin një dramë, film apo komedi të Ndrenikës për tu rikthyer në vlerësimin e përhershëm e të qendrueshëm për artistin.

Sidomos në prag zgjedhjesh por jo vetëm, në SHBA por edhe vende të tjera të botës, figura të dimensionit të Robert Ndrenikës në vendet respektive, pozicionohen politikisht pro apo kundër një alternative. Edhe në zgjedhjet e fundit në SHBA, kështu ndodhi: Yje të kinematografisë dolën në fushatë kundër Trump siç edhe të tjerë, e mbështetën publikisht atë. Sepse përtej artistit, tek çdo individ ekziston edhe një qënie njerëzore që veç të tjerave, ka preferenca, edhe politike! Që ka të drejtë ti shpërfaqë edhe publikisht! /Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026…
Next: Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.