OPINION – Kuraroja e pacipë për t’ u tallur me jetën e shqiptarëve…

Me nje organizim qesharak e te kompleksuar per mungesen e nje strategjie apo plani masash te vertete, nje aktivitet i montuar keq ne zyrat e Rilindjes, ku vetem EKSPERTE nuk u degjuan te flisnin, ministrja e shendetesise pretendoi te paraqiste ate qe e quajti “strategjia e testimit vjeshte-dimer” por qe ne fakt ishte ilustrimi i mediokritetit, paaftesise dhe vullnetit morboz per te mashtruar qytetaret me fraza te pergjithshme propagande, pa as edhe nje gje konkrete.


Asnje shifer se sa eshte numri i shteterve te mirepajisur per vjeshte-dimer? Kur do jene te pajisur 2 spitalet – legjende e propagandes, Covid3 e 4? A do jete i specializuar e i trajnuar personeli i tyre pasi deri sot asgje nuk eshte bere ne kete drejtim. Sa tampone keni gjendje, sa do te sigurohen per muajt e ardhshem, sa eshte kapaciteti per leximin e ketyre testeve, pse nuk shtohen paisjet e sa do shkoje numri i testimeve, me qe pas 6 muajsh u kuptua me ne fund se duhen rritur? Sa do jete numri i testeve serologjike e si do perzgjidhen kategorite per testim?

Akoma sot, 7 muaj prej fillimit te kesaj emergjence thoni “do të” testojme shtresat me rrisk te larte! Sa teste te tilla jane bere deri sot dhe a kemi nje ide te shtrirjes se Covid-19? Pse zonja ministre vazhdoni te fshihni qe nga fillimi i pandemise si sasine ashtu edhe prejardhjen e tamponeve, me shume se 60% e te cileve dalin fals negativ?

Nese e quani strategji ate rremuje fjalish te montuara keq ne zyrat tuaja, ku e keni koston e saj? Sa do kushtojne ato pergatitje e sa fonde do levrohen? E verteta e hidhur eshte se Edi Rama pasi deshtoi me fazen e mbylljes, te cilen e coi dem, pa marre masa e investuar, po e le situaten ne renie te lire dhe shpresa e vetme eshte imuniteti dhe kujdesi i vete qytetareve!

As numri i viktimave e i te infektuarve (jo real per shkak te numrit te ulet te testimeve), as e panjohura qe na pret muajt e ardhshem, sjellja Covid 19 dhe e virusit te gripit stinor, nuk ia prishin komoditetin e pushimeve kryeministrit me te papergjegjshem qe ka patur ndonjehere ky vend! Nuk ka vullnet te angazhohet per te mbrojtur qytetaret e vet! Paaftesia dhe makuteria mbeten tiparet e pandryshuar te Edi Rames, si kosto e rende per shqiptaret prej dites se pare ne karriken e kryeministrit! /Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD Shkodër/

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing