OPINION – Kujdes maksimal për të ruajtur veten, qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës me Covid-19

23 pacientë në dy spitalet Covid e me humbje cdo ditë të jetëve njerëzore për shkak të këtij virusi, mbi 4 muaj nga publikimi i rasteve të para, ministrja e shëndetësisë konfirmon se masat janë ende në proces. Mungesa e një strategjie efikase solli kolaps ne shërbimin shëndetësor, e si zakonisht ministrja e shëndetësisë shfaqet në parlament për të miratuar gjoba të reja për qytetarët, por pa garantuar punën që duhet të bëjë shteti.

“Po fuqizojmë…”, “Do të bëjmë…”, “Po përgatisim…”. Përvec gjobave, asnjë proces të kryer me “kemi bërë”, “kemi fuqizuar” apo “kemi përgatitur”!


Menaxhimi i këtij virusi është një proces pune që duhet të shkojë paralel: Pra qytetarët zbatojnë rregullat, ama shteti është në gadishmëri për t’iu përgjigjur.

Situata e rëndë në spitale, me mungesa kapacitetesh si njerëzore, ashtu edhe në mjete (faleminderit BE-së dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë për ndihmat), dëshmoi se sa false e sa e dështuar ishte shëndetësia e bazuar në PPP, pasi në rastin e kësaj pandemie, kolapsoi nën peshën e papërgatitjes e mungesës së strategjisë!

Mungesa e transparencës mbi kapacitetet spitalore e ato në tamponë (a janë ata kinezë fals negativë?), fatkeqësisht vecse e thellon mungesën e besimit të qytetarëve tek autoritetet! Cdo qytetar duhet të tregojë kujdesin maksimal për të ruajtur veten, duke respektuar protokollet për mbrojtjen nga virusi, pasi qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës e sigurinë shëndetësore të tyre. /Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD-së Shkodër/

 ABCOM ║ VODAFONE