Skip to content
28 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Klasa jonë politike nuk po mëson të ecë me këmbët e veta dhe të mendojë me kokën që ka mbi supe…

ShkodraWeb 1 year ago

Politika në Tiranë, dha provën e radhës se është jo vetëm e papjekur por foshnjarake. Duke menduar të futë në “kallepin” e vet edhe politikanë të huaj perendimorë, për interesa të ditës personale dhe jo të vendit, tenton të përdorë edhe politikanë të kalibrit të Mike Pompeo, ish- sekretar i DASH dhe ish- shef i CIA-s. Një bashkëpunim- bashkërendim i turpshëm i mazhorancës dhe një pjese të opozitës, u munduan ta paraqesin vizitën e Pompeo në Tiranë si mbështetje e tyre dhe injorim i “non grata”- s Berisha.

Fatmirësisht, rrengu u zbulua shpejt. Pompeo nuk ishte në Tiranë për mazhorancën, as për opozitën dhe madje as për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA- Shqipëri. Ai kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të takuar me komunitetin opozitar të Iranit zyrtar, i cili prej vitesh, me kerkesë e sugjerim të SHBA- së, është stacionuar në një qytezë diku në Manzë. Madje, për këtë vizitë dhe një fjalim eventual, Pompeo është paguar në rendin e mbi 150 mijë USD.

Mjeranët tanë politikë, ata që na udhëheqin dhe ata që synojnë të na udhëheqin nëse do të ngjiten në pushtet, iu gëzuan fotove me Pompeon, ashtu siç në një kishë besimtarët rreshtohen para altarit ose në krah të meshtarit. Mesa duket, llogaritë nuk i kanë bërë si duhet. Madje as edhe vetë ambasada e SHBA- së në Tiranë, e cila për hir të realitetit të njohur publik tashmë, është pozicionuar qartas politikisht. Sigurisht që Pompeo, me parimin “një rrugë e disa punë”, nuk mund të refuzonte praninë në një ceremoni përvjetori apo edhe marrjen e një “Honoris Causa” nga një universitet. Por këto ishin thjesht dhe vetëm “efekte anësore” të vizitës së tij, për të folur me gjuhën “amerikane”.

Edhe pse mbi 30 vjeçare, klasa jonë politike nuk po mëson të ecë me këmbët e veta dhe të mendojë me kokën që ka mbi supe. Çuditërisht, përçapjet me synim përfitimin nga të huajt, ashtu siç edhe para 1990- ës, vazhdojnë. Ishim “fanar ndriçues” si shtet komunisto- socialist, ndërsa sot rrekemi të besojmë se kjo Shqipëri tërheq vemendjen e një shteti si SHBA- të deri në atë masë, sa të dergojë përsonalitete të kalibrit të Pompeo për të mbështetur një fraksion të vockël të opozitës.

Pas tullumbaces së radhës, është mirë që kjo klasë politike e sidomos ajo pjesëz e vogël e opozitës që mendon se Pompeo erdhi për ta mbështetur kundër “non grata”-s, të kthjellohet. Kundërshtari politik që duhet mundur është pikërisht sponsorozuesi i vizitës së Pompeo në mbështetje të “opozitës”, Taulant Balla, i cili po përdor si fasadë demokracie Alibejn dhe disa kolegë të tij. Po ashtu, në zgjedhjet e radhës, ato të 2023- it, votat e nevojshme nuk do ti vijnë as nga Pompeo dhe as nga Balla por nga qytetarët shqiptarë. Vula, selia e logoja, nëse gjykatat shqiptare do t’ia japin, nuk i japin dot fitoren e aq më pak pushtetin Alibeajt e mbështetësve të tij.

Pozat me Pompeo në krah, me sy adhurues si në krah një “fugures”, thjesht i bëjnë më qesharakë duke i treguar ashtu siç mesa duket janë, të pashpresë në një rrugë që mbase janë penduar që i kanë hyrë. /Nga Blerti DELIJA/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Paskeni qenë të vdekur…”, reagimi i ashpër i Ronela Hajatit ndaj kritikëve: Opinionistë të kalbur…!
Lajmi pasues: Ndriçim Shtubina “var këpucët në gozhdë”, pas 16 viteve karrierë i ofrohet post si drejtues klubi…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

2 hours ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

2 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës… 27 September, 2023
  • VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë… 27 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë… 27 September, 2023
  • Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë 27 September, 2023
  • VIDEO – Pastrohen kolektorët nga ura e Bunës në Shirokë, UKQSH i paraprin stinës së reshjeve që ka nisur 27 September, 2023
  • Arrestohet nga policia e Shkodrës 53- vjeçari nga Gruda e Re, ishte shpallur në kërkim pas vrasjes së ndodhur në lokalin e tij 27 September, 2023
  • VIDEO – “Ishte kthyer në rrezik për banorët”, Benet Beci njofton rikonstruksionin e urës që lidh Gimaj me Nënmavriq 27 September, 2023
  • FOTOLAJM – “Edukimi i brezit të ri prioritet…”, Basha e nis ditën nga Shkodra, takim me pedagogë të rinj… 27 September, 2023
  • VIDEO – Arrestohet 38- vjeçari, procedohet në liri bashkëshortja, policia e Vau Dejësit u gjeti 115 rrënjë kanabis 27 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 26 shtator 2023… 27 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 27 shtator 2023… 27 September, 2023

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, një person arrin në Spitalin e Shkodrës…

2 hours ago
VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…
  • Aktualitet

VIDEO – Niset me urgjencë drejt Tiranës i plagosuri në Dukagjin, në vendngjarje drejtues të lartë të policisë…

2 hours ago
VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “bie” në Shkodër, kryesuesit e Egnatias e mundin me dy gola por edhe me një lojtar më shumë…

4 hours ago
Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë
  • Aktualitet

Babai u vra, djali u plagos në Dukagjin, policia e Shkodrës jep informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.