OPINION – Kjo është shoqëria jonë, prodhon “profesioniste” si ajo bjondina e Gjykatës së Elbasanit…

Nga Grid RROJI

Nuk habitem aspak që një femër relativisht e re në moshë dhe me tipare të rregullta trupore si ajo kryegjykatësja e Elbasanit sillet në jetën profesionale ashtu siç e mëson shoqëria që ju ka imponuar Paria dhe që ju e pranoni si zhvillim. Domethëne si një çupëlinë e Quartieri Spagnoli të Napolit. Jo rastësisht jemi në Elbasan.

Ndoshta nuk ju besohet, por faktet janë kokëforta. A nuk jeni ju spektatorët e Big Bradherit dhe Përputhje? A nuk i pranoni ju si VIPa gjithkënd që di të hapë shalë e mollaqe vetëm e vetëm sepse dalin në televizor? A nuk jeni ju që i përuleni me votë kësaj Parie që me kohë jua ka marrë erzin dhe po ju mbjell të keqen në trashëgimi? Ju, burra dhe gra, shqiptarë dhe shqiptare që duhej me pas qenë pileta morale e të vetmit atdhè që kemi. Jeni shndërruar në skllevër të kënaqur që as nuk e shohin gjendjen ku janë e as reagojnë.

Oksidenti i ka kaluar këto, janë të përkohshme, dëgjon nëpër tryezat e mbushura me gjësende të blera me gjak shqiptarësh të Parisë. Madje nuk do habitesha sikur Organizatat e Feministeve që për ca dollaro apo evrò shesin edhe motrën për trotuaret e botës, të ngrihen në demonstrata kundër diskriminimit të një “femre në karrierë”. Secila femër ka të drejtë t’a jetojë siç ja ka anda seksualitetin e vet- do ulërasin. Mund edhe të zhvishen e t’jua shesin si përpjekje për moral! Dhe ju do ndjeheshit me siguri evropianë perëndimorë të kulluar. Tri ditë llafe në kafe po pastaj hop tek ndonjë gjë e re që ju servirin kurvat dhe kurvarët e propagandës. Nuk mund të jeni njerëz e aq më pak të hyni në BE po nuk patët dinjitet. Dhe dinjitetin dhe lirinë e vërtetë t’a jep vetëm shtetkombi.

Kështu si ajo krye…. e Elbasanit po i rrisni vajzat dhe motrat tuaja (djemtë dhe vëllezërit), tjetër punë se nuk ju pëlqen ta mendoni e po t’jua thonë në kafe plas sherri. Dikur ka qenë pushka po edhe kallashave në haur ju janë bllokue tytat sepse i keni futur në vend të keq. Edhe ato dashnoret që mbani janë gratë, motrat dhe vajzat e dikujt dhe po t’a mendoni me kujdes llogaritë nuk dalin.

Nuk ja fut dot kush Zotit të madhërishëm o të marrë, t’a nxjerr aty ku s’ta pret mendja. E mira e nxjerr kryet duke jua evidentuar të keqen brenda shpirtit, vetes familjes tuaj. Zotit nuk ja fut dot as Shejtani. E jo më një turmë e propagandizuar që mbahet me të kaluarën trime e heroike sepse e ka përmjerrë të tashmen e të ardhmen.

Kjo është shoqëria juaj sot, e cila prodhon “profesioniste” dhe “profesionistë” të këtij lloji si ajo bjondina e Gjykatës së Elbasanit. Ky është kodi i sjelljes që u mëkoni fëmijëve duke ju lënë pas një shoqëri kurvash e kurvarësh. Kush nuk përshtatet, ikën nga sytë këmbët. Ai vend duhet me mbetë vetëm për skllevërit dhe kurvat.

E bukura është që vazhdoni të mendoni se do hyni në Evropë si nevojtore e pisllëkut ndërkohë që Evropa xhixhëron ndër ju.

Medet për të gjithë ne! Zgjohuni more se ka me qenë vonë. Nuk ka nder pa u rebeluar kundër të keqes. Nuk ka moral pa shtetkomb. Nuk ka të ardhme të begatë po nuk e morrët fatin tuaj në dorë vetë. Të tjerat janë përralla.

Dënimi më i tmerrshëm për gjithkënd është kur të mallkon pjella jote, dhe drejt asaj rruge jeni. /Publikuar në Facebook/