OPINION/ Këtë qershor jo, as tjetrin me këtë situatë politike…ku po shkon Shqipëria…?!

Nuk ka asnjë lajm të mirë nga Samiti i Berlinit. Natyrisht, pritej nga kryeministri Rama pas takimit me kancelaren Merkel. Nga ana tjëtër, ka deklarata të tipit që “Gjermania nuk do ta marrë në shqyrtimin rekomandimin e Komisionit Europian deri në vjeshtë. Ose të tipit “Franca as nuk do të dëgjojë të flitet për zgjerim të BE-së”.

Dikush i ka numëruar dhe është hera e pestë që refuzohet statusi i vendit kandidat për në BE për vendin tonë. Më herët, nga Ballkani u shlëputën Mali i Zi dhe Serbia që i kanë çelur tashmë negociatat. Sipas gjasave, sivjet mund të na shkëputet edhe Maqedonia e Veriut. Shqipëria, Bosnja dhe Kosova rrezikojnë seriozisht të mbeten në fund të “karrocerisë”.

Situata aktuale politike dhe mungesa e një zgjidhje të mundshme, për të mos thënë agravimi i mundshëm, mund të hedhë në erë edhe qershorit tjetër. Kriteri politik vazhdon të jetë prioritet i BE-së ashtu siç është prioritet i shqiptarëve prej 30 vitesh integrimi në Europë.

Shqiptarët kanë marrë rrugët e Europës dhe botës prej dhjetra vitesh. Po me Shqipërinë çdo të bëhet? Me ata që kanë mbetur këtu apo që kanë besuar se ky vend do të ecë përpara, çfarë do të bëhet? A duhet të na japë dikush llogari për atë që po vazhdon të ndodhë me jetët, fatet tona e tashmë, edhe të fëmijëve tanë?

Pse duhet të vazhdojmë të mbajmë mbi supe këtë kastë politike të dështuar, këtë sistem paturpësisht të turpshëm dhe të përshtirë, ç’nevojë kemi të qeverisemi apo thjeshtë për të paguar taksat për të vazhduar të mbajmë në pushtet të njëjtët dështakë?

Janë të gjitha pyetje retorike. Sepse edhe pas 30 viteve shqiptarët nuk mund të zgjedhin. Nuk janë të sigurtë se vullneti i tyre shkon aty ku është nisur në kutitë e votimit!

E ja ku kthehemi tek i njëjti problem me të cilin përplasemi që në 1990! Ndryshojnë presidentë, kryeministra, ministra e deputetë por nuk ndryshon realiteti i zymtë e i pashpresë që na rrethon! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Ish- kryeministri “zbërthen” Samitin e Berlinit në 7 pika, Berisha: Me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim

Ish...

FOTO/ Makina e diktatorit Hoxha do të kthehet funksionale, pronarët lezhjanë premtojnë riparimin e “Skoda”-s jashtë serie

Në...

ANALIZA/ “Për të pestën herë Shqipëria refuzohet, shenjat janë se…”

Samiti...

Close