Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

OPINION – Kajmaku mbi tortën e Partisë Socialiste në ditën e 31- vjetorin e krijimit të saj…

ShkodraWeb 12 months ago

Asnjëherë më shumë se këto 8 vitet e fundit Partia Socialiste nuk është përfolur për përfshirje të elementëve të inrkiminuar apo edhe me “hije në biografi”. Madje, asnjë forcë politike nuk është kapur “në flagrancë” aq shumë sa PS- ja me përfshirje në nivele shumë të larta përfaqësimi me elementë nga “bota e errët”. Gjithçka nisi bashkë me ardhjen e “Rilindjes”.

Në vitin 1997, PD- ja akuzonte PS- në për bandat e armatosura në jug të vendit, kur edhe eksponentë të saj asokohe dhe sot, ishin rreshtuar në “kryengritjen” që u frymëzua nga “piramidat” dhe jo vetëm. Por edhe pas ardhjes në pushtet të PS- së dhe qeverisë së Fatos Nanos, asnjëherë si sot nuk u përfshinë në qeverisje elementë të inkriminuar.

Pavarësisht deklaratave publike të përgjithshme, asnjëherë PS- ja dhe Edi Rama, nuk u distancuan qartas e prerë nga këta elementë. Rasti më flagrant, ai i ish ministrit “kampion” të qeverisjes së PS- së, Saimir Tahiri, që sot, me vendim të formës së prerë, vuan dënimin. Jo vetëm kaq, direkt apo indirekt, Rama por edhe eksponentë të PS- së, e mbrojtën deri në frymën e fundit.

Sot, pikërisht në ditën e përvjetorit të 31- të të krijimit të Partisë Socialiste, Kajmaku mbi tortën e festës, vendoset nga Italia. Një ish- kryebashkiak i përzgjedhur dhe i votuar në 2019- ën, më pas i shkarkuar dhe i shpallur në kërkim, i cili u gjet dhe u la në masë sigurie minimale “detyrim paraqitje”, që u përfshi edhe në zgjedhjet e 6 marsit në Vorë, është nën akuzë të fortë për trafikim të 20 kilogramëve kokainë.

Edhe rastësitë, kur janë të shpeshta, kthehen në fenomen dhe nuk mund të shihen më si përjashtim nga rregulli. Në rastin e Kajmakut por edhe “kajmakëve” të tjerë të shumtë, mund të flitet për fenomen jo të rastësishëm por skemë. Skemë e qartë për të mbajtur pushtetin, për ta fituar atë sa herë ka “gara”, me fasadë shumë demokratike por duke patur në themel “botën e errët” dhe miliardat e gjeneruara prej saj përmes Kajmakëve.

E keqja në këtë vend ka hyrë thellë, shumë thellë. Miliardat apo miliarderët që mbijnë nga hiçi, pasuritë marramendëse te pajustifikueshme e të pakontrolluara, janë ato që përcaktojnë fatet e këtij vendi. Fatkeqësisht, sa herë të votohet, edhe nëse në çdo qendër votimi do të jetë një përfaqësues i OSBE- së, zgjedhjet dihet se kush do ti fitojë…

Ata që kanë mundësi dhe “u shndrit Zoti mendjen”, po largohen çdo ditë nga ky vend. Ata të mbesin, direkt ose indirekt e kanë të lidhur fatin e jetës apo mbijetesës së tyre me Kajmakët dhe ata që cilëve kajmakët u sherbejnë. Përmbysja është e vështirë të ndodhë, aq më shumë kur alternativa është akoma në embrion dhe mund të lindë si një fëmijë i padëshiruar apo jashtë martese.

E sot, pavarësisht Kajmakut që u vu mbi tortën e ditëlindjes së PS- së, uroj të gjithë socialistët, një pjesë e të cilëve janë të njohur, shokë e miq të 30 viteve të fundit, edhe për shkak të profesionit. Mund t’i uroja në shumë mënyra por preferoj vetëm një: Partia Socialiste u ktheftë tek ata individë dhe vlera që e kthyen në aset kombëtar! Sepse sot është vështirë të thuhet kjo gjë për të! Këtë mund ta bëjnë vetëm vetë socialistët, askush tjetër në këtë vend! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

Previous: NGA MARINELA MATIJA – Një Vllazni e përgjumur në merkato…
Next: NGA ARTAN HOXHA – Eh hall i madh ç’e zuri Kajmakun e shkretë…

TË FUNDIT

NGA ALFONS GRISHAJ – Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra…
  • Aktualitet

NGA ALFONS GRISHAJ – Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra…

2 days ago
NGA JONILA GODOLE – Si arriti deri këtu dhe si fiton PD-ja më 2025…?
  • Kryesore

NGA JONILA GODOLE – Si arriti deri këtu dhe si fiton PD-ja më 2025…?

2 days ago
“Mbaroi…”, mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Artan Fuga: Vijeni flamurin në gjysmë shtizë sot!
  • Kryesore

“Mbaroi…”, mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Artan Fuga: Vijeni flamurin në gjysmë shtizë sot!

3 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 3 qershor 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…

TË FUNDIT

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

41 seconds ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

1 hour ago
VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • Aktualitet

VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.