Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Kafja e Madhe u shkatërrua para shembjes së sotme për tu rindërtuar për të nesërmen…

ShkodraWeb 29 May, 2021
kafja e madhe shembja projekti

“E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash…”, do të recitonte dikush, ndoshta edhe në Kafen e Madhe, Shilerin…

Në kapërcyell të 100 vjetorit të gurit të themelit, ka shpërthyer një debat për Kafen e Madhe. Nuk është një objekt i zakonshëm, natyrshëm çdokush që ka jetuar, kaluar në këtë qytet e ka pirë një kafe brenda, ka të drejtë të thotë opinionin e tij. Kjo ndertesë, bashkë me disa të tjerë, jo më kot u rreshtuan e rreshtohen edhe sot me epitetin “e/i madh”.

Historia e kësaj ndërtesë, tregon se, që në gurin e themelit e deri më sot që u shemb për tu rindërtuar nga pronarët aktualë, nuk ka qenë e lehtë dhe e thjeshtë. Por ajo që mund të pohohet me zë të lartë është se ka qenë pikë referimi për shkodranë, shqiptarë e të huaj. Fillimisht, nisur nga pozicioni, të thënat e të pathënat për të deri në kufijtë e legjendave, personazhet që gjatë jetës së tyre e kishin cak, për të përfunduar tek shkatërrimi gradual në sytë e të gjithëve.

Kafja e Madhe ka qenë gjithmonë e lakmuar. Së pari për emrin por edhe pozicionin si objekt tregtar. Krijohet ideja se u ruajt në etapa të ndryshme. Duke qenë një objekt privat, nuk ishte realisht e mundur. Edhe në diktaturë, kur ishte një objekt i shfrytëzueshëm nga shteti, ajo u nëpërkëmb. Pallati shumëkatësh “komunist”, ai që sot njihet si “pallati i postës”, ishte goditja e parë për këtë rrugë por edhe Kafen e Madhe, e cila u detyrua të bashkëjetojë me këtë shëmtirë në formën e çibanit në rrugën më të bukur të Shkodrës.

Rruga më me vlera e Shkodrës, ndoshta edhe e Shqipërisë, u degradua edhe më. A ju kujtohet se çfarë ka qenë përpara se të ngrihej shëmtira tjetër me emrin Albtelecom? A ju kujtohet ish- Muzeu Ateist, i vetmi në glob jo vetëm për marrëzinë që bartte brenda tij? A ju kujtohen ndërhyrjet e kurrëndalshme në Piacë apo pedonalen “Kol Idromeno” siç e kemi pagëzuar sot? Po perdet në formën e flamujve në majë të ngrehinave 2-3-4 katëshe që me zor mbajnë veten e duhet të bartin peshën e terracave të improvizuara?

Një koleg me të drejt përmend edhe shumë e shumë ndërtesa të tjera, të zhdukura tashmë nga faqja e dheut ose në prag të zhdukjes, bukurinë e të cilave mund ta shijojmë vetëm në fotot e Marubit, Nënshatit e kolegëve të tyre. Ose në ndonjë film si “Çifti i lumtur” i social- realizimit. Por sigurisht, me gjithë respektin, asnjëra nuk ka famën, peshën emocionale, historinë e nostalgjinë e Kafes së Madhe.

E për tu kthyer tek Kafja e Madhe. A ju kujtohet kur kutërbonte era qebabë, paçe me plëndësa, pilaf e qofte dore? A ju kujtohet kur shkodranët ftonin sho- shoqin “të Shkojmë tek Kafja e Madhe, bajnë pilaf të mirë se e bajnë me lang kocash”? A ju kujtohet kur Kafja e Madhe, u kthye në një bingo gjigante që grishte shkodranët për të fituar pa punuar? E në tavolinat e karriket, modeli i tëcilave ndryshohej shpesh, nga kalimi dorë më dorë tek qeramarrësit e rradhës apo aktiviteti që mbinte aty, uleshin bosët e rinj të këtij qyteti, një pjesë jo e vogël nuk jetojnë. Por mund ti shohim në filmimet e “Sofra shkodrane” në Kafen e Madhe….

Kafja e Madhe, siç edhe shumë të ngjashme të tjera në këtë qytet, janë lënë në mëshirë të fatit me qëllim. Edhe aureola “monument kulture”, nuk i ka shpëtuar. Madje, janë bërë më të lakmueshme e vurnerabël përballë etjes për fitim e modernizim në emër të tij. Sot, mund të qajmë gjithë ditën, deri kur mbi sipërfaqen e tokës të ridalë përsëri një objekt, me emrin Kafja e Madhe por që nuk mund të jetë kurrsesi Kafja e Madhe e Shkodrës. Mund të jetë më e bukur, më moderne, më mikrpritëse por nuk do të jetë ajo 100 vjeçarja, ajo kur çdo kush që vinte në Shkodër, grishej të pinte një kafe aty.

Natyrisht, Shkodra do të ketë një Kafe të Madhe, tek i njëjti vend ku u ndërtua më shumë se 100 vite më parë. Edhe ajo e vjetra, ajo për të cilën sot shumë nga ne qajmë me dënesë, nuk do të shuhet. Jo, jo, nuk do të shuhet. Jeton në mendjen e secilit nga ne, do ta përcjellim të paktën si toponim. Por fatmirësisht, nuk mund ta fshijnë nga negativët e Marubit, Nenshatit e dhjetra fotografëve e qytetarëve që e kanë të paktën një foto në ballë të saj.

Një nga kujtimet e fundit të madhështisë së saj, personalisht e kam në fillim të viteve ’90. Ç’ kemi hequr pët ta siguruar për të organizuar “Mbrëmjen e maturës”, siç i quanim ne në atë kohë. Por edhe pas rindërtimit, shpresoj e uroj që të mund të vihet në dispozicion të maturantëve. Sepse Kafja e Madhe duhet të vazhdojë të jetojë. Edhe pse nuk do të jetë më si ajo që unë e shumë si unë do ta kujtojmë. Në internet, në çdo kohë, mund të gjeni me dhjetra foto e kartolina, jo pak të të huajve. Për të shuar mallin, për ata që e kanë dhe sot janë të shqetësuar. Me të drejtë, edhe pse është pak si shumë vonë! Sepse fajtoi në Shqipëri nuk ka kurrë emër…Ose nuk ia thonë dot! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Lejoni tifozë në 30% të kapacitetit të stadiumit”, kryebashkiakja Ademi thirrje para finales së Kupës së Shqipërisë
Artikull pasardhës: Vazhdojnë “lajmet e mira” nga pandemia Covid- 19, Ministria e Shendetësisë publikon raportin e 24 orëve…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.