Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Jemi shqiptarë por qeveria jonë na sheh si…suedezë

ShkodraWeb 2 years ago

Po zgjedhim Suedinë. Një vend përgjithësisht i qetë, kryesisht nga “ftohtësia” në marrëdhënie ndërpersonale, për shkak edhe të sipërfaqes, klimës etj. Këto rreshta, nuk kanë lidhje as me qasjen suedeze ndaj pandemisë…

Ky vend që sot quhet Shqipëri, është përballur me luftën (në kuptimin e parë të fjalës) që në ardhjen në këtë botë njerëzore. Në librat tonë të historisë, para dhe pas 1990 (si kufi i pakuptueshëm “magjik” i dy realiteteve), që shpesh herë ne shqiptarët e konsiderojmë të ngjashëm me përcaktimet “para dhe pas Krishtit” ose “para dhe pas Erës së Re”, kemi mësuar se “lufrat tona kanë qenë mbrojtëse, ato na janë imponuar dhe ne i jemi kundërpërgjigjur”. Sepse kemi qenë popull trim, liridashës dhe…diçka tjetër që nuk shkruhet në librat e historisë tonë.

E kjo qasje që historikisht kemi patur ndaj “luftës”, ditë pas dite, muaj mas muaji, vit pas viti e shekull pas shekulli, veçse na ka tkurrur. Veç të tjerave, na ka lënë pas psikozën e luftës që nuk e ndajmë nga vetja.

Jemi ndër kombet që krenohemi se fëmijës që në ditën e parë në këtë botë, i vëmë pranë djepit pushkën. Ajo pushkë që kurrëherë nuk mjaftoi për të në shkëputur as nga pushtimi më i errët i historisë njerëzore, ai osman. E jo vetëm kaq, por ndër vite, jemi krenuar se ne shqiptarët, pushtuesit i kemi dhënë kryevezirë, vezirë e pashallarë më shumë se çdo komb tjetër që ishte nën pushtimin osman. Në kohët moderne, kjo quhet “Sindroma e Stokholmit”.

Krenohemi se shkollën e parë shqipe e kemi çelur në vitin 1887, edhe pse studiues të huaj flasin për një shkollë që ekzistonte në këtë vend në 1632- in apo kur 10 vjet para Mësonjëtores së Korçës, në Shkodër kishte një kolegj që diplomonte studentë në profesione të ndryshme. Pak a shumë një shkollë e lartë dhe këtë e pohon një historian amerikan Edvin Zhak, që e emërton Kolegja e Shën Francesk Savierit. Për të mos folur për Shtypshkronjën e Obotit të vitit 1493, vetëm 38 vjet pasi e shpiku Gutenbergu.

E pse pikërisht kjo qasje, edhe ndaj gjuhës sonë kombëtare? Sepse duam ti jemi mirënjohës pushtuesit që na dha leje për hapje shkolle shqipe, me ferman të Sulltanit? Pse nuk përpiqemi të gërmojmë në historinë tonë dhe të rikthejmë e ridimensionojmë data e ngjarje me rëndësi kombëtare?

“Me pushkë e me penë për mëmëdhenë”, ishte deviza e Rilindasve (jo këtyre të pas 2013- ës). Por duhet pranuar, se pushka ka qenë gjithmonë parësore. Në çdo etapë të historisë tonë.

Si jo shumë kombe të tjera, kemi provuar mbi kurriz shumë pushtime e luftra. Jemi sulmuar e pushtuar rregullisht e pas çdo “çlirimi”, kemi lënë pas “haraç” jo të vogël territoresh, pasurie e njerëzish. Nuk na mjaftonte kjo, por në jo pak raste edhe jemi vetëpushtuar. Po, po, kemi pushtuar veten. Shqiptarët kanë pushtuar e sunduar shqiptarët.

E gjithë kjo e kaluar, nuk mund të bëhet “hasha”. Nuk është aspak çudi, të ketë ndikuar edhe në ADN- në si komb. E sot bëjmë habi e çudi me skenat që shohim në sheshet e Shqipërisë, pa përjashtim. Sepse të gjithë kemi një ADN, një të kaluar të përbashkët që padyshim, ndikon edhe tek e sotmja.

Fatkeqësisht, edhe këto 30 vite pas vitit “magjik” 1990, më shumë se qeverisje, kemi përjetuar mbi kokat tona sundim. Në kuptimin e parë të fjalës. Të shqiptarëve ndaj shqiptarëve. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe. E çuditërisht, habitemi me reagimin e qytetarëve, të rinj e të reja, pleq e fëmijë. Sepse qeveritë tona, për katër vite, pasi kanë marrë një grusht votash (gjithsesi e gjithherë të dyshimta), nuk pyesin për ata që i kanë votuar ose jo. Pse reagojmë kështu? E thjeshtë, nuk qeverisemi nga një qeveri suedeze dhe natyrisht, nuk jemi qytetarë suedez. E të kalosh përtej Suedisë, nga SHBA- ja, në Francë, Itali, Gjermani e kudo, skenat e zemërimit qytetar nuk janë shumë të ndryshme nga ato që po shohim në qytetet shqiptare këto ditë. Shkurt, po korrim atë që kemi mbjellë. Jo në vite, as dekada por në shekuj! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 16 dhjetor 2020…
Next: KËSHILLA – Rrezikshmëria e përdorimit të bombulave ambulatore të oksigjenit nga pacientët e infektuar me Covid

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

57 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

4 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

57 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

4 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.