Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Imazhi i “fëmijës së llastuar” me pamje “ëngjëllore” nuk është i mjaftueshëm për të qenë ministër…

ShkodraWeb 19 November, 2021
muzhaqi mateo klodiani

Bora Muzahqi u konfirmua dje si zgjedhja e radhës e gabuar e kryeministrit Rama për të bashkëqeverisur një vend si Shqipëria. Të qenurit “engjëllore” deri “e pafajshme” në pamje apo edhe qasja publike që të kujton “një fëmijë” të lumtur, nuk është dhe nuk duhet të jetë kriter për të qenë ministër shteti. As edhe shkollimi jashtë vendit dhe stivat me mastera apo doktoratura, nuk janë bonus për të vënë në krye të një dikasteri, qoftë edhe pa portofol, një ministër, anipse edhe zonjë, grua.

Bora Muzhaqi dha një shembull të shëmtuar më shumë me reagimin justifikues se me qasje ndaj gazetarëve për vrasjen e një fëmije 8 vjeçar. Vertetë është Ministre Shteti për Rininë e Fëmijët por mund të mos jetë e përgatitur për tu përgjigjur për një çeshtje të tillë shumë të ndjeshme. Kjo, edhe pse ishte kryetemë e mund të jepte një opinion, duke shprehur dhimbjesi humanoid. Mendime që i kishte dhe i ka edhe një roje i derës së dikasterit që drejton Muzhaqi.

Do të mjaftonte vetëm paragrafi i parë i një teksti që publikoi në Facebook, të cilin mund ta artikulonte para mediave por për shkak të gjendjes “e papërgatitur”, edhe mund ta shkruante siç e shkroi. Ndoshta mund të shtonte edhe fjalinë e parë të paragrafit të dytë, sepse vijimi është një çoroditje logjike e shprehur publikisht dhe me dorën e saj.

“Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.”, shkruan Muzhaqi në vijim, duke dhënë provën se para se të jesh ministër, duhet të jesh njeri. E për fat të mirë, reagimi i ministres është audio e video. Me buzëqeshje të stampuar, ndalet para gazetarëve, e gatshme tu përgjigjet. Teksa dëgjon pyetjen për vrasjen e 8- vjeçarit, transformohet, panikoset dhe sekondat i duken orë për tu larguar “në një takim tjetër”.

Shqiptarët nuk janë budallenj, sidomos kur shohin e dëgjojnë me veshët e tyre. “Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time.”, vijon në sqarimin e pakuptimtë e të panevojshëm Muzhaqi. Askush nuk u mor me fëmijën por të gjithë me reagimin e ministres. Aq më shumë, një Ministre Shteti për Rininë e Fëmijët. Ndjesa që nis dhe përmbyll këtë tekst, nuk ka asnjë peshë, asnjë kuptim.

Qoftë edhe për shkak të emërtesës së funksionit, qoftë edhe për konsum publik apo PR, Muzhaqi duhej të reagonte e para sapo ka mësuar lajmin. Jo si ministre vetëm, por si njeri, si zonjë, grua. Sigurisht, nëse ka patur ndjeshmëri apo edhe dhimbje për një 8 vjeçar që u largua nga kjo botë në mënyrën më makabre të mundshme.

Po ti futesh analizës së tekstit të “ndjesës” së Muzhaqit, mund të konstatosh shumëçka. Kryesorja, ajo nuk ka aftësi të spikatura (mbi mesataren) për të administruar publiken, qoftë edhe një ministri pa portofol. Nuk ka dyshim se ajo është në atë karrige si vullnet i kryeministrit të vendit. Por sigurisht, qeverisja nuk është pronë private e një individi, qoftë edhe i votuar nga shqiptarët. Sidomos, kur gabon, rëndë, duhet të hapësh krahun. Gafa në orët e vona të debatit për miratimin e qeverisë së re nga Muzhaqi, iu “faturua” pagjumësisë e lodhjes shoqëruese. E djeshmja, nuk ka asnjë justifikim për një njerë të thjeshtë, të zakonshëm, aq më pak për një ministre.

Dorëheqje apo shkarkim, as që bëhet fjalë. Janë “llafe turpe” në fjalorin politik shqiptar, edhe pse dikujt mund ti duket e tepërt të artikulohen në rastin e ministres Muzhaqi. Këtu do të jemi dhe do të verifikojmë se “fëmija i llastuar”, në dukje me “pamje ëngjëlli”, nuk parashikohet të jetë “model suksesi” në këtë qeverisje. Edhe pse këto 8 vite, ka qenë e vështirë të identifikohet një i tillë. /Nga Blerti DELIJA/ 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë, shqiptarët “të etur” për tu larguar nga Shqipëria
Artikull pasardhës: VIDEO – Përcillet në banesën e fundit patriarku i dramaturgjisë shqiptare, Shkodra i jep lamtumirën Fadil Krajës…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.