Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Guxim i madh të zgjedhësh të ardhmen duke mohuar të shkuarën…një borxh ia ke gjithsesi demokratëve

ShkodraWeb 20 December, 2021
berisha basha

Sot Sali Berisha nuk është asgjë në 31 vitet e ekzistencës së Partisë Demokratike. Sidomos pas Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, çdo gjë që lidhet me të është zeruar. Të paktën sipas PD- së që ka nisur të quhet rëndom zyrtare. Arsyeja? Sepse për 8 vite nuk ka lejuar Lulzim Bashën të udhëheqë PD- në, duke dënuar demokratët vit pas viti me humbje të njëpasnjëshme, në të gjitha përballjet politike, kauzat e ngritura e kurrë të përfunduara me sukses, çadrat e protestat, marrëveshjet e fshehta me shtrëngime duarsh para kamerave.

E shkuara e PD- së duhet fshirë. Në letër me gomë e në histori me harresë apo mohim. Sali Berisha jo vetëm është e keqja më e madhe e PD- së për 31 vite, por është edhe “gogoli” që duhet hequr nga rruga drejt…të ardhmes.

Kjo është qasja që po u imponohet demokratëve. Të gjithëve, duke nisur nga teserat e 1990- ës, të cilat mund edhe të mës konsiderohen të vlefshme për të votuar në PD. Edhe teserat e viteve kur PD me Berishën qeverisën këtë vend. Madje edhe teserat me firmën e Lulzim Bashës si kryetar që i mbajnë ata individë që nuk e identifikojnë Berishën si e keqja që duhet lënë pas.

Praktikisht, 18 dhjetori është viti zero për Partinë Demokratike. Nuk guxohet të flitet për themelim sepse ai ndodhi me Berishën në 1990- ën. As pë rithemelim sepse procesin e inicioi sërish…Sali Berisha në 2021- in. Pra i bie një parti e re. Pak a shumë siç e përdor Europa të paktën, matjen e kohës në rang mijëvjeçarësh: Epoka para Krishtit, epoka pas Krishtit.

Në fakt, ky proces paska nisur që herët, në sytë e të gjithëve por vetëm sot po e vëmë re. Logoja e PD- së sot, nuk është ajo e 1990- ës. As edhe vula, normalisht as selia. Për antarësinë, nuk ka indikacione edhe pse jo të gjithë mund të kenë të drejtë vote edhe pse kanë teserën e PD- së. Kështu deklaroi sot numri 2 i kësaj partie.

E shkuara e PD- së duhet fshirë sepse lidhet me Sali Berishën. Por e shkuara ka edhe të tjerë personazhe, edhe nga ata që Basha ka sot në krah. E ku po fshihet e shkuara, në një vend që akoma pas 31 viteve, ka ithtarë të diktatorit, madje edhe në rradhët e “elitës” së Kombit, deputetëve. Ku pas 31 viteve, akoma jemi krenarë për “veprat e partisë” edhe pse të gjitha u ngritën me mundin, djersën, gjakun asnjëherë të paguar të mijëra shqiptarëve. Ku pas 31 viteve, partia trashëgimtare direkt e Partisë së Punës (Komuniste), fitoi mandatin e tretë radhazi pasi i ka shijuar edhe dy të tjerë më herët.

A mund të ketë të ardhme një parti politike që fshin të shkuarën e saj? Aq më shumë në një sistem demokratik? Duket e vështirë të besohet por në kuadër të ekspertimenteve që nuk i janë ndarë asnjëherë këtij vendi, mbase duhet ta provojmë edhe këtë.

Dakort! Lidershipi aktual “i ndriçuar” ka zgjedhur një shteg për të udhëhequr partinë. A duhen pyetur ata që konsiderohen bashkëaksionerë, antëtarët e Partisë Demokratike? A ia ka borxh Lulzim Basha një referendum antarëve me një pyetje të thjeshtë: A do ta fhsijmë historinë e 31 viteve të shkuara të Partisë Demokratike meqë është e lidhur me Sali Berishën? Besoj se po. Më së paku, këtë borxh ia ka demokratëve. Të paktën, atyre që u njeh teserat që kanë në xhep.

Edhe për interesin e vetë Lulzim Bashës në fakt. Sepse mund të vijë një moment që ke vulë, seli, logo por nuk ke…antarësi që të të ndjekë pas, që të të votojë. Atëherë do të jetë shumë vonë për të rikuperuar atë që ka humbur. Gjithmonë nëse synimi është forcimi i PD- së dhe ardhja e saj në pushtet në këtë vend. Nëse “agjenda” është tjetër, asnjë rresht më sipër nuk ka vlerë. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Krahu i djathtë i Edi Ramës ka dhënë dorëheqjen…Kryeministria mohon largimin e Ëngjëll Agaçit…
Artikull pasardhës: “Do të jetë një finale për ne…”, Alban Xhaferi komenton ndeshjen e Vllaznisë me Kukësin…

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.