Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – “Grusht shteti” nga brenda “Bllokut” në aeroportin e Rinasit…

ShkodraWeb 2 years ago

Me 15 korrik 2016, presidenti i Turqisë Rexhgep Taip Erdogan, identifikoi një “grusht shteti” që kërkonte ta përmbyste nga pushteti. Nga ajo ditë e deri më sot, pasojat vazhdojnë të ndjehen, me të burgosur, shkarkuar nga puna dhe masa të tjera të privimit të lirisë. Janë mijëra “të implikuar”, ndërsa u identifikua si “fajtori” kryesor, ish- aleati i ngushtë, sot armiku numër 1, Fetullah Gylen.

5 vite më pas, Edi Rama, i cili publikisht e më shumë se një herë, e konsideron presidentin turk më shumë se një mik, u nis të kopjonte me idenë e “gushtit të shtetit” idhullin e tij. Skema është mjaft e ngjashme, po të mendosh se “grushtit i shtetit” i dështuar (tamam si në Turqi në 2016- ën), duket se u ideua nga “brenda”.

Në rrjete sociale dhe media, po qarkullon një listë me të punësuar në ALBcontrol, ku një pjesë e të punësuarve në “vende pëllumbash”, të të afërm, vëllezër, bij e krushqi të pushtetmbajtësve të sotëm. Natyrisht, jo të gjithë, pasi “vende pëllumbash” nga edhe nga krahu tjetër. Por sigurisht, VIP-at afër pushtetit të sotshëm, kanë patur informacion për “grushtin e shtetit” që po përgatitej në Rinas, mu nën “hundën” e tyre.

Ateherë, pse nuk njoftuan “liderin suprem” direkt apo përmes të afërmeve të tyre?! Mos vallë “grushti i shtetit” po përgatitej nga brenda “familjes” apo kishte ndonjë synim tjetër?

Në fakt, numri 2 i PS- së “de facto” Erion Veliaj, e zbuloi vetë se çfarë kishte ndodhur dhe pse. Nuk po kërkohej marrja e shtetit (sepse ushtria, ndryshe nga Erdogani, “nuk u përfshi”) por “sabotimi i veprave të mëdha” të kryeministrit si ardhja e vaksinave, transporti i të sëmurëve me avion, ardhja e të vdekurve nga jashtë etj.

E sot, Rama shkoi edhe përtej me togfjalëshin “partia e kontrollorve ajror”. Nuk është e vështirë të kuptohet se kryeministri kërkonte një “temë” tjetër për t’ ia hedhur opinionit publik. Nuk ka dyshim se skenari i “grushtit të shtetit” u sajua nga vetë brenda familjes. Po cili ishte synimi? Të tregonte se nuk ka “vështirësi” që e e gjunjëzon kryeministrin, të tregonte përsëri se “e keqja e këtij” vendi është opozita dhe faaap, u prodhua një spot elektoral pikërisht me këtë tematikë, duke ftuar shqiptarët të mos i votojnë Berishën e Metën, ndërsa Basha është “kukulla” e tyre.

Brenda pak orëve u demontua “grushti i shtetit”, Rama rezultoi “triumfator” tamam si Erdogani dhe …shqiptarët e “hëngrën sapunin për djathë”. Po pse kaq budallenj i di shqiptarët kryeministri i këtij vendi?! Po sikur të kishin qenë të papunë, nuk do të ishte organizuar kaq shpejt ardhja e kontrollorëve turq të ajrit, të futen në një sektor delikat të sigurisë kombëtare (siç e proklamon prej ditësh vetë Rama), pa kaluar asnjë lloj testi sigurie sepse për aftësinë e tyre, është garant Erdogani ynë.

Në mungesë të një programi të qartë për t’ja paraqitur shqiptarëve, Edi Rama po bën opozitën e opozitës, duke harruar se ka 8 vite në pushtet, i kënaqur që po kalon nga “fitorja në fitorje”. Më e fundit, “dështimi” i të ashtëquajturit “grusht shteti” në Rinas nga kontrollorët e ajrit, një pjesë e  mirë e të cilëve janë pjesë e “Bllokut” të tij. Sespe me pagat dhe trajtimin që kanë, afër aeroportit qenka krijuar e funksionin një “Bllok” i ri, ekzistencën e të cilit shqiptarët e mësuan 30 vite pas shembjes së atij në mes të Tiranës. /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: SHTYPI I DITËS – Çfarë shrkuajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 9 prill 2021…
LAJM PAS: VIDEO – Vihet në pranga 24 vjeçari nga Shkodra, u kap në Bajzë duke transportuar drejt Malit të Zi 4 shtetas të huaj…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…

26 mins ago
NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

2 hours ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…

26 mins ago
NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

2 hours ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

2 hours ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.