Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – “Furtuna në gotë” për kullën 100 metroshe në Shkodër dhe gjithologët e përhershëm të rrjeteve sociale

ShkodraWeb 19 July, 2024
hotel rozafa tower 2024

Ku i gjen paratë një investitor privat për të ndëtuar një kullë në qytetin e Shkodrës? Kjo është pyetja më e shpeshtë që po bëhet në rrjete sociale prej rreth 3-4 ditësh. Pyetja më e pakuptimtë dhe më e pa sens që mund të bëhet! Në Shkodër janë ndërtuar këto vite me dhjetra hotele, pallate, deri në 13 kate dhe askush nuk është kujtuar të pyes se ku i kanë marrë paratë për ti ndërtuar. Është detyrë e institucioneve dhe jo e qytetarëve të merren me këtë çeshtje. Sigurisht, nëse qytetarët kanë fakte, e dinë se ku duhet të drejtohen për çeshtjen e burimit të parave. Mbase është momenti të kujtohen disa të verteta të harruara të këtyre 34 viteve.

Shqetësimi i tjetër lidhet me respektimin e kritereve urbanistike, kushteve anti- sizmike, sigurisë në përgjithësi, planeve të përgjithshme apo pjesore. Përmendet shpesh se nuk lejohen ndërtime më shumë se 8 kate. Po këto prej shumë vitesh që janë mbi këtë lartësi në qytetin e Shkodrës, kush i lejoi dhe pse i lejoi? A u hetua kush, a u pyet nga prokuroria, a doli para një gjykate dhe a hyri kush në burg? Dhe imagjinoni, projektet e shumë ndërtesave shumëkatëshe në Shkodër, janë bërë në mjaft raste nga nallbanë dhe jo arkitektë apo inxhinierë ndërtimi.

Shteti funksionon mbi bazën e institucioneve dhe vendimet merren po nga ato. Ata që e kanë bërë provë, e dinë sa sa firma duhen për të kaluar një leje ndërtimi. Nisin nga Shkodra dhe përfundojnë në një mori institucionesh në Tiranë, duke kaluar në “sita” të shumta që jo vetëm vendosin por mbajnë edhe përgjegjësi, deri edhe penale në rastet e shkeljeve. Edhe pse dikush deklaron se “për 430 milion euro bëj burg edhe unë”, ata fatkeqë që e kanë provuar, thonë se as për miliarda nuk qendrohet i mbyllur pas hekurave.

Një investitor privat, thotë se për ndërtimin dhe më pas shfrytëzimin e Hotel Rozafa Tower, do të punësohen mijëra persona. Të pyesin se sa forca punëtore nevojiten për të ndërtuar një godinë rreth 40 kate. E këta të punësuar, nisin që nga stabilimentet kur prodhohen apo importohen materialet e ndërtimit, tek vetë ndërtimi i kullës e në fund, shfrytëzimi. Bëni një llogari të thjeshtë, matematikore, nëse aktualisht në Hotel Rozafën 8 katëshe janë të punësuar 65 persona, në një tjetër rreth 40- katëshe, sa mund të punësohen? E zgjidhni me “rregullin e treshit” këtë problemë.

Flitet për pronësinë e tokës ku do të bëhet ndërtimi, teksa harrohet se ajo sipërfaqe, nga viti 2010 është në pronësi të atyre që blenë Hotel Rozafën. Ata që kanë patur apo kanë pretendime, kanë ku të drejtohen, ku të ankohen. Pastaj, vështirë të firmosë dikush për një ndërtim të kësaj natyre, kur ka probleme pronësie. Askush nuk është aq budalla të shkojë në burg, as për 430 milion euro.

Në çdo cep të Shkodrës, edhe në zona të mbrojtura me ligj nga ky shtet, janë bërë ndërtime. Në jo pak raste, janë përmendur edhe emra ish- pushtetarësh, deputetësh apo ish- deputetësh apo ish- kryetarësh e nënkryetarësh, pa folur për “të fortët”. Ndërtime në shkelje të kondicioneve urbane, në jo pak raste, edhe të vetë kriterave të lejeve të ndërtimit, duke nisur nga shtimi i kateve, hapësirës në gjurmën e ndërtesës e me radhë. Më pas, të gjitha janë legalizuar duke paguar gjoba qesharake për investitorët. Një pyetje e thjeshtë: Nga 1990- a e këtej, për cilin ndërtim privat në Shkodër, në secilën pjesë të tij, janë pyetur shkodranët? Asnjë! sepse nuk e parashikon ligji, asnjë ligj. Janë institucionet ato që vendosin.

Sigurisht, secili është i lirë të japë një mendim për çdo glë, edhe për këtë kullë që pritet të ndërtohet në Shkodër. Liria me kufijtë e papërgjegjshmërisë deri në anarki, me tribunë rrjetet e pamata sociale, bën të dëgjohet këdo, edhe “budallain e fshatit”, me të njëjtën jehonë si “intelektualin e kombit”. Por të paktën, duke lënë pas dijet e gjithologëve, të shtojnë para teksteve të tyre “sipas mendimit tim”. Sepse po na mahnisin me mendimet e tyre ndërsa si bio në Facebook kanë “paradite punoj në Facebook, pasdite pushim, në darkë gjumë”. E nuk janë të paktë edhe ata me dy master (të paktën nga sa tregon FB), u bëjnë “like” apo “share”.

Është e qartë se në këtë shtet e sidomos në Shkodër, çdo gjë shihet me skepticizëm në emër të konservatorzimit. Nuk besohet tek asnjë hallkë e shtetit, dyshohet për çdo gjë dhe në jo pak raste, me të drejtë. Por asgjë num mund të shumëzohet apriori me zero, duke lënë si produkt atë që na ka mësuar aritmetika e fillores. Sidomos kur nuk bëhet fjalë për diçka publike (pronë e të gjithëve, teorikisht) apo për para të një investitori privat. Është një investim privat por siç historia e këtyre 34 viteve tregon, të ngjashëm në këtë fushë kanë patur impakt pozitiv edhe për qytetin. Sepse turizmi është e duhet të jetë një zinxhir i pandërprerë biznesesh.

Interesant është fakti se “vajtojësit” më të mëdhenj të kësaj “gjëme” që po i kanoset Shkodrës, janë ata që 34 vitet e fundit, nuk kanë jetuar as një vit në këtë qytet. Ata që mallkojnë çdo gjë në distancë që nuk u pëlqen përmes fotove apo videove që shijojnë në rrjetet sociale. Teori konspirative mund të tjerrë çdokush, por vetëm institucionet vënë vulën. Ky është sistemi që kemi zgjedhur të ndërtojmë nga 1990- a e këtej.

Mos harroni, politika e ditës, betejat e saj donkishoteske, përgjithësisht përdoren për interesa personale pushteti të disa individëve më të paskrupullt se vetë ata që akuzojnë publikisht. E nën rrogoz, bashkëpunojnë në mundësinë e parë që u jepet. Viktimat si gjithmonë, janë ata në nivelet më të padukshme të shoqërisë. Mos harroni, Shkodra është e atyre që e jetuan, e jona që e jetojmë dhe e atyre që do ta jetojnë dhe nuk kanë ardhur akoma. Askush nuk e ka monopolin për të folur në emër të të gjithë këtyre! /Nga Blerti DELIJA/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Shqipnia nuk ka nevojë për rruga, për spitale, turizëm, pallate, drejtësi por për formim shpirtnor dhe shkolla…
Artikull pas: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 20 korrik 2024…

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
  • VIDEO- PD Shkodër sërish konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje në votim… 11 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci voton bashkë me familjen, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje… 11 May, 2025
  • VIDEO – PD Shkodër në konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për ta mbështetur me votë… 11 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 11 maj 2025… 11 May, 2025
  • VIDEO – “I kanë harruar në Postën e Barbullushit”, u akuzua nga pensionistët se u ka marrë kartat, flet Besmir Lepi 11 May, 2025
  • FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës…. 10 May, 2025
  • VIDEO – “Punonjësi i Postës na ka marrë kartat”, denoncimi i pensionistëve: Nuk mund të votojmë… 10 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.