Unë quhem Adela Kryeziu.
Jam sot këtu bashkë me të rinj të tjerë të diplomuar në ekonomi,mjekësi,gazetari,të angazhuar në sipërmarrje apo biznese inovative,me pedagogë me eksperiencë në fushën e jurisprudencës, inxhinierisë,të fizikës,e shumë qytetarë të ndershëm,në një nismë për një lëvizje për të sjellë ndryshim.Lëvizje që nuk ka lidhje me asnjë parti.Ne jemi të zhgënjyer nga politika.Ne nuk jemi politik, por e duam vendin tonë.Ne na dëshpëron pa masë fakti që shumë familjarë,miq dhe të njohur kanë ikur apo duan të ikin nga ky vend.
Çdo ditë e më shumë të rinj e të reja,pjesa më elitare e shoqërisë po largohet drejt vendeve ku vlerësohen jo vetëm ekonomikisht,por edhe moralisht. Fshatra e qytete vazhdojne të zbrazen,shkolla në gjithë Shqiperinë vazhdojnë të mbyllen,fakultete të shumta rrezikojne po ashtu.Por ne pavarësisht mungesës së perspektivës, ne nuk e kemi humbur shpresën sepse e dijmë që progresi nuk është një vijë lineare në rritje. Ndaj secili nga ne dëshiron të kontribuojë modestisht për ti kthyer shpresën vendit.Kjo eshte kauza e kësaj nisme dhe njëkohsisht kauza e jetës sime.
Une si një mjeke e re,kam vendosur vite me parë që të jetoj e punoj në Shqipëri ,jo nga mungesa e alternativës për të punuar në një vend perëndimor,por sepse kisha besimin që me kontributin tim dhe të shumë personave të tjerë si unë ,mund të bëhej realitet ëndërra e përjetshme e shqiptarëve,për një Shqipëri si gjithë Europa.Nuk di të them sot nëse kam bërë zgjedhjen e duhur,por është e sigurt që nuk do të pendohem sepse kam bërë atë që kam ndjerë dhe sepse fundja nuk i largohem dot “genetikës” time,pasi vij nga një familje me kontribute në ardhjen e demokracisë në vend. Shumë vite kanë kaluar dhe praktikisht asgjë nuk ka ndryshuar.
Politika e viteve të fundit është shkaktarja kryesore e gjendjes aktuale,pasi kanë ngritur në piedestal injorancën dhe kanë vrarë inteligjencën,kanë vlerësuar servilët e anashkaluar kritikët dhe ku interesin financiar e kanë pasur më të madh se atë kombëtar.
E ardhmja e këtij vendi nuk mund të merret peng nga askush që mendon më shumë për karrigen dhe pushtetin e tij se për paqen,stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.Vendi ka nevojë emergjente për ndryshim dhe jo riciklim,ka nevojë për vepra dhe jo fjalë.Ndryshimi mund të vijë vetëm nga njërëz plot integritet dhe vizion që nuk bëjnë kompromis me vlerat,idealet dhe kauzat e tyre.
Jam e bindur që cdo shqiptar sot,kërkon një model të ri,një rrugë të re që ofron shpresë,punë dhe integrim.Kjo rrugë nis me pjesëmarrjen e individëve të duhur në politikbërjen e vendit.Shqipëria nuk vuan nga mungesa e individëve të ndershëm,të mirëshkolluar dhe me ideale,por pjesa më e madhe nuk kanë gjetur “ hapsirën “ nga mungesa e meritokracisë dhe konkurseve reale. Ndaj nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur…
Askush më shumë se të rinjtë e të rejat e Shqipërisë si pjesa më vitale e saj,nuk mund ta nxjerrin vendin nga ky kolaps që ndodhet.Prandaj është koha e tyre,që nuk e kanë njohur diktaturën,sepse kanë lindur në pluralizëm dhe nuk mund të pranojnë të jetojnë në një demokraci fasadë.
Kam besimin,që do behemi përditë e më shumë,më të motivuar,më të forte sepse vetem te bashkuar mund te parandalojme renien.
Me besimin në parimet themelore perëndimore,hap pas hapi,bashkë me njëri tjetrin,me ndershmëri dhe besim tek ndryshimi ne mund të dalim nga kjo kohë e turbullt më të fortë!
Eja edhe ti,pyet,informohu dhe bëhu pjesë e ndryshimit që dëshiron të shohësh rreth vetes.
Faleminderit! /Fjala e mbajtur nga Adela KRYEZIU me 28.10.2020 në prezantimin e Levizjes për Ndryshim/