Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Festa e 35- vjetorit të PS në Shkodër, a ishte ajo “pika që derdhi gotën” e NeoMalsores…?!

ShkodraWeb 24 June, 2026
edi rama marjana koceku 2026

Vetëm budalla nuk ndryshon! Kjo është aksioma njerezore, autori i të cilës nuk dihet por është pranuar pa patur nevojë për vërtetim matematikor pasi e ka vërtetuar ekzistenca e shoqërisë njerëzore vetë. Sidomos në politike, kjo shprehje gjen personifikim absolut e po të duam ta ngushtojmë edhe pak, në politikën shqiptare është në “shtëpinë e vet”.

Është temë e ditës dhe as ne nuk i shpëtojmë dot opinioneve, komenteve apo analizave për largimin e Marjana Koçekut nga PS duke dalë deputete e pavarur. Në pamje të parë duket “kapërcim ylberi”, që në fakt, e ka kapërcyer edhe më herët, kur pranoi të futet në listën e sigurtë të PS- së në Shkodër, madje si kryesuese e saj.

Kjo, pasi në 2018 nuk ishte thjeshtë një pjesëmarrëse në protestën e studentëve por zëri dhe figura e tyre, edhe në studio televizive. Në 2025, pranoi të kandidojë në nivelin më të lartë politik si pjesë e mazhorancës dhe qeverisë që anatemonte deri në akuza, madje si e preferuar e kreut të qeverisë Edi Rama. 9 muaj pasi ishte pjesë e kësaj ane të politikës, ajo u rikthye në qëndrimet e 2018, madje duke qenë shumë më shumë kritike, deri në kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama.

Të jesh deputet i një subjekti politik është fillimisht privilegj por edhe detyrim. Sidomos kur nuk ke arritur natyrshëm në ato nivele, përmes një rrugëtimi partiako- publik. Sigurisht, përzgjedhja e Marjanës si kandidate, nuk ishte thjesht dhe vetëm për ti bërë nder asaj. Synohej që përmes këtij simboli, një vajzë e thjeshtë, e mirëshkolluar, biznesmene në territorin ku jetonte, e promovuar edhe nga organizma të huaj, të ndikonte në shtimin e përkrahjes së qytetarëve, më shqeto, më shumë vota. Në fakt, ftohtë, PS- ja sërish mbeti me 4 deputetë, edhe pse nga 2023- i qeveriste bashkinë e Shkodrës, edhe pse në krye të listës ishte një simbol i brezit të ri.

ShkodraWeb ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të Marjana Koçekut, jo si përfaqësuese e një subjekti politik- këtë rast PS por si një shembull që mbase duhet promovuar në sytë e bashkëmoshatarëve të saj. Paramendohej se do të sillte një model ndryshe, edhe në kuptimin moral të politikës, duke hamendësuar se pas 2018- ës, kishte ndryshuar opinion për mazhorancën e qeverinë, që si studente e përfaqësuese e tyre, nuk i kishte shumë qejf.

Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet se Marjana nuk ka patur të paktën informacione qoftë për PS- së, qoftë për mënyrën e funksionimit të politikës në përgjithësi. Rëndom, “ai stan, atë bulmet ka”, është shprehja e 35- viteve për politikën tonë, edhe pse padrejtësisht, duke i futur të gjithë në një thes. “Pesë për besë” ishte parrulla e NeoMalsores, duke vënë mes saj e banorëve të qarkut por edhe asaj e PS- së, një nga vlerat më identifikuese të trevës prej nga vinte.

Paralelisht, me uljen në parlament në shtator 2025, ajo vazhdoi të mbështesë mazhorancën edhe qeverinë publikisht në nismat e saj, një nga rastet më flagrante, shembja e ndërtimeve në Theth. Madje, me gjasë foli pa patur nevojë, pa ia kërkuar kush, teksa mund të zgjidhte heshtjen. Një tjetër rast, ishte ai i 35- vjetorit të PS- së në Shkodër, kur mund të kursehej pak në komplimente për kryeministrin, nëse ishte në fazën e reflektimit që solli vendimin e saj të 14 qershor 2026, kur vetëm 6 ditë pas këtij eventi, deklaroi daljen si deputete e pavarur.

Në fakt, në këtë rrugëtim të përmbledhur, ka diçka që nuk shkon ose akoma nuk ka dalë në dritë e mbase, nuk do të dalë kurrë por mbase mund të hamendësohet, aludohet. Festa e 35- vjetorit të PS- së në Shkodër, ajo që nuk është parë e dëgjuar nga të gjithë edhe pse kanë qenë aty apo e kanë ndjekur “live”, ka qenë pika e fundit që derdhi gotën. E në këtë linjë, aludimi më i mundshëm është ai për zgjedhjet e pritshme vendore të 2027- ës, i paraprirë edhe me ndryshimet në strukturat politike të PS- së në Qarkun e Shkodrës.

Sigurisht, informacioni ekziston, dikush e zotëron, natyrisht edhe vetë Marjana. Zgjedhja për të thënë direkt ose indirekt, për ta kuptuar në reshta apo mes reshtave, është në dorën e zotëruesve. Megjithatë, ecuria e marrëdhënies politike të NeoMalësores me PS- së nga tani dhe të paktën deri në zgjedhjet vendore 2027, do të ndihmojë të kuptohet diçka. Nga publiku, pasi të tjerët tashmë duhet ta kenë marrë mesazhin… /Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 24 qershor 2026…
Next: “Mos u merr me llafe grash”, Monika Kryemadhi sherr me Ilir Metën në GJKKO: Edhe babai im të çohet nga varri

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.