Dy personazhe, trajneri optmist e shume profesionist, nje gjermano- kroat si Brdariç, e nje shkodran i perkushtuar per sportin shkodran ne pergjithesi e per futbollin ne veçanti- Alban Xhaferi, sapo Vllaznia u formatua si ekip, deklaruan te sigurt: “Pretendojme e premtojme se qytetit do t’i kthejme Vllaznine qe meritojne. Me pare pjesëmarrjen ne kompeticionet e Europes e pse jo dhe titullin kampion ose kupen.
Sigurisht qe nje premtim i tille kerkonte permbysje te strukturave prane klubit te futbollit, nje merkato te studiuar, qe duhej mbeshtetur me nje baze financiare dhe qe do te gjente dhe mbeshtetjen e Bashkise, me kryetaren e saj Voltana Ademi, ne rolin e Presidentes se Vllaznise.
U dhane shkendijat e para kur Vllaznia sapo filloi kampionati kombetar beri nje start befasues dhe qe kundershtaret e saj po ndjenin se Vllaznia do te jete kocke e forte. Dhe fakti qe Vllaznia krijoi nje diference prej 9 pikesh me rivalet e saj dhe ne studiot televizive ishte kryefjala e komenteve, ku evidentohej dhe nje futboll bashkekohor, dukej se objektivat do te ishin realitet.
Nje pasiguri ne vazhdimesi nuk do te thellonte krizen qe endronin antishkodranet dhe dy personazhet e saj, njeri ne pankine e tjetri mbrapa shpatullave te ekipit i pakursyer si sponsorizues (per mua president) arriten qe titulli kampion te diskutohej me goleverazh me Teuten dhe me pas futbollistet e Vllaznise e blinduan Europen kur fituan Kupen e Shqiperise.
Nuk kishte ndodhur ne kampionatet kombetare qe nje skuader qe rikthehej para nje viti ne Superiore duke mundur te rezistoje deri ne ndeshje ndeshje “play-out” dhe pas 36 ndeshjeve te jete ne krye te elites se futbollit shqiptar.
E beme kete kronike, ndonese edhe mund te jete perseritur, por asnjehere e konsumuar, per te treguar se pa kete djerse te derdhur, pa keto sakrifica, pa kete perkushtim dhe pa solidaritet ne mes futbollisteve me ne krye kapitenin Gurishta, te cilet treguan edhe ne momente delikate se trajneri nuk duhej tradhetuar, edhe atehere kur mund te ndodhte dorheqja e tij.
Po kete besim u dha trajneri Brdariç futbollisteve, sponsorit Xhaferi, tifozerise shkodrane kur perflitej se oferta me te bollshme i ishin afruar atij nga ekipe europiane ne fillim te ketij sezoni. Ai do t’u thonte te gjitheve: Prisni se kemi te tjera rrugetime!
Dhe nisen ne kulmin e vapes pergatitjet per Kupat e Europes, dy-tri ndeshje miqesore dhe perballja e pare me skuadren boshnjake Shiroki Brijeg. Perballja e vertete per nje loje futbolli kaloi ne plan te dyte, pasi ishte perballe Vllaznise nje gjyqtar rus qe I preu shpresat me dy penallti te diskutueshme e me nje lum kartonash te verdhe, bile edhe dy te kuq. Ishte goli I talentit Çoba qe nga 0-3 ne 1-3 do te thoshte se shpresa vdes e fundit.
Ndoshta ajo thania epike e Adilit qe Shiroki Brijeg te marre me vehte edhe gjyqtarin rus ne “Loro Boriçi”, eshte i eliminuar.
Edhe pse ne pankine ishte firme e pare trajneri Elvis Plori, shume i vemendeshem dhe praktik ne nje perballje te tille dhe lart diku ne tribune Brdariç ne rolin e regjisorit, gjithçka shkoi sipas skenarit te parashikuar.
Goli i pare i Gjurgjevikj, goli shpreses, goli i dyte i Imamit- goli qe afroi shtesen, por dhe per sigurine per golin e trete qe perseri Gjurgjevikj, bene qe te shperthenin ne feste shkodranet, brenda “Loro Boriçit” e jashte tij ne mjediset e qytetit sportdashes.
Pra u rikethye entuziasmi dhe spektakli jo vetem ne ndeshjet e kampionatit, por edhe ne takimet nderkombetare, siç ishte ndeshja per “Conference League”. Dhe tashti jo cdo gje ka perfunduar.
A mund te ndalet rrugetimi i Vllaznise kunder skuadres se njohur AEL Limasol? Kete do ta tregojne vete futbollistet shkodrane me ne krye tranierin Brdariç e stafin e tij me 22 e 29 korrik.
Vllazni mos u dorezo se Europa gjithnje te ka dhene shkelqim dhe me tilla fitore ke shkruar historine tende te lavdishme ne me shume se nje shekull! /Nga Namik MEHMETI, Firence (Itali) 16 korrik 2021/