Ashtu si une, jane te shumte ata qe kane shfaqur mendimin se Enea Jorgji, mund te behet nje arbiter shume i mire. Aktivizimi i tij ne disa nga aktivitet futbollistike te UEFA-s eshte percjell me kenaqesi nga te gjithe sportedashesit shqiptare.
Por sado dashamires te jeshe, shpesh ngel i çuditur nga disa vendimmarje te tij. Eshte e natyreshme qe edhe ai, si çdo gjyqtare tjeter ne bote, nuk mund tu shmanget disa gabimeve qe klasifikohen si te natyres njerzore. Per fat te keq, ajo qe perben edhe objektin kryesor te ketij shkrimi eshte se çfare po ndodh ne karakterin e arbitrit Enea Jorgji?!
Jane te shumta rastet qe Enea, veçanerisht ne vendimet brenda zones se 16 metershit pra ne ato qe shpesh vendosin fatin e lojes, perdor standarte te ndryshme. Madje jo vetem ne ndeshje te ndryshme, por shpesh edhe brenda te njejtes ndeshje ! Krejt ndryshe nga disa prej kolegeve te tjere, Enea ka qene shume i ndjeshem ne ndeshkimin e shkeljeve qe kerkojne profesionalizem te larte, por po ai Ene le pa ndeshkuar me 11 metersh nderhyrje teper brutale te mbrojtesve ndaj sulmuesve.
Nese ato nuk jane te qellimeshme, Enea shkakun duhet ta gjeje tek tersia e veçorive psikike kryesore te tij qe shfaqen ne veprimtarine dhe ne sjelljen e tij, ne vendimmarjet e vendimeve te atyre qe ai dallon ne nje ndeshje.
Ne thelb keto qendrime jane shprehja me tipike e karakterit te nje arbitri. Vetem keto tregojne ne se kemi te bejme me nje arbiter me karakter te forte, te bute apo te lekundur. Per fat te keq Enea i ka shprehur te treja. Por nga nje arbiter i nivelit te larte, ku atij i besohen ndeshjet me te rendsishme, ai duhet te demostroje vetem karakterin e forte dhe te qendrushem dhe asnjehere te kundertin e tij.
Ne ndeshjen Vllaznia – Tirana la pa ndeshkuar nje nderyrje e gabuar e mbrojtesit tiranas ndaj sulmuesit shkodran qe po shkonte ne drejtim te portes. Nderhyrja e tij ishte e qellimshme. Mbrojtesi nuk ishte i nteresuar qe te largonte topin i cili ndodhej ne krahe te djathte te lojtarit sulmues, por vrapon majtas prapa mbrojtesit, duke e shtyre ne menyre te dukeshme ate.
Ne çfardo pozicioni qe te ndodhej Jorgji, duket qarte hapesira midis vendendodhjes se topit dhe ajo e lojtarit. Ky ishte nje gabim shume i rende dhe i pa justifikuar per nje arbiter cilsor. Shpesh veprime te tilla mund te klasifikohen lehte, ne ate qe une e kam quajtur si arrogance ne vendimmarje.
Identik eshte rasti i minutes 94 ku Jorgji le pa ndeshkuar nderhyrjen e gabuar te sulmuesit tiranas ndajmrojtesit shkodran. Gabimi i pare i Jorgjit eshte se ndodhet shume larg prej aksionit, por gabimi me i rendesishem i tij eshte qe edhe pse duket qarte se mbrojtesi i nderhyn nga prapa mbrojtesit shkodran dhe behet zotrues i topit, ai nuk ndeshkohet.
Pretendimi per nje 11 metersh te pa akorduar ne favor te Vllaznise nuk eshte i drejte, pasi pengimi i lojtarit sulmues eshte bere jashte zones se 16 metershit. Une shpresoj se Jogji e kupton qarte mesazhin tim. Ai duhet t’u qendroje strikt parimeve te nje gjykimi te unifikuar, te cilat prej tij kerkojne vullnet te forte dhe vendosmeri per te arritur ne nje gjykim korrekt qe do te thote se ai duhet te demostroje nje karakter te forte dhe te qendrushem. Karakteri i lekundur apo i dobet nuk duhet te jete pjese e nje arbitri cilesor. Ketu nuk flitet per gabime te rastit (njerzore), por per standarte. /Nga Arsen HOXHA, ish- arbitër i FIFA-s/