
Nga Bardh SPAHIA
53 herë kanë votuar 19 persona në Berat! E zezë mbi të bardhë, me dokumente, të cilat KAS nuk gjeti dot justifikim që të mos i pranonte. Masakra elektorale e Edi Ramës është e qartë edhe me prova!
Abuzimi me institucionet duke kërkuar e blerë vota, duke u marrë të dhënat personale shqiptarëve për t’i blerë a shantazhuar në këmbim të votës, përdorimi i personave të inkriminuar në terren për blerë vota për PS, nën mbrojtjen e organeve ligjzbatuese ishte vetëm njëra anë e skemës së manipulimit skandaloz të vullnetit të shqiptarëve më 25 Prill, të shënuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.
Manipulimi ka qenë i programuar dhe është zbatuar deri tek kutia e votimit e më tej edhe tek numërimi i votave!
Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet! Ai i ka vjedhur ato në mënyrën më barbare të mundshme e të paimagjinueshme për një vend të NATO-s e që pretendon antarësimin në BE.
Edi Rama po i shton një njollë edhe më të errët Shqipërisë dhe nuk ka KAS që e justifikon dot, pavarësisht akrobacive të të emëruarve të vet.
Kushdo që refuzon ta shohë këtë realitet apo akoma më keq ta relativizojë duke shpërqëndruar qëllimshëm vëmendjen nga masakra elektorale e 25 Prillit, minimumi është njeri, që nuk e do vendin e vet!





