Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – E para është kombësia, besimin fetar e zgjedh, ndryshon, respekton apo jo…është pjesë e lirisë tënde

ShkodraWeb 17 June, 2024
flamur kishe xhami shkoder 2024

NENI 10 I KUSHTETUTËS
1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.
4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjellë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.
5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.
6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

“Liria jote përfundon aty ku cënohet liria e tjetrit”, është postulati që ngjan se është krijuar bashkë me njeriun e dytë në këtë planet. Nga këtu, nis zanafilla e krijimit të shteteve, më pas të organizatave me autoritet të përbotshëm bazuar në vullnetin e shteteve që i kanë formuar. Sot, në mijëvjeçarin e 3- të të “njerëzimit modern” apo të erës tonë (të re), koncepti i lirisë në në qendër individin e pas tij, komunitetet pakicë. Natyrshëm, pasi çdo individ, jeton jetën e tij e më pas, në kuadër të një komuniteti më të kufizuar se shteti, organizmat ndërshtetërore e me radhë. E mbi të gjitha, çdo individ është i detyruar të respektojë rregullat e strukturës, pjesë të të cilit është: shtetit! Ky i fundit, nëse i ka nënshkruar përmes organeve përfaqësuese të tij, detyrohet të zbatojë edhe ato ndërkombëtare. Madje, këto të fundit kanë fuqi më të lartë edhe se vetë ligjet e një shteti përkatës.

Ky sqarim, për të kuptuar që në krye të herës, që jemi të detyruar të bashkëjetojmë paqësisht me fenomene, ngjarje, madje edhe fqinj apo familjarë, që nuk kanë zgjedhur të njëjtin stil jete me një person tjetër. Liria, deri në momentin që nuk cënon lirinë e tjetrit, mund të shijohet pa asnjë kufizim, përveç atyre ligjorë, pas vendimeve të formës së prerë nga institucionet e drejtësisë.

Zanafilla dhe ekzistenca e kësaj bote ku jemi “të dënuar” të bashkëjetojmë të gjithë, bazohet në dy teori të famshme: krijimi nga vullneti i një force të mbinatyrshme që është Zoti dhe teoria e evolucionit me nisje nga “Big Bang”, shpërthimi i madh që krijoi një pjesë të gjithësisë. Ndërkohë, sot pas mbi 2 mijë viteve shoqëri njerëzore “moderne”, edhe për vetë Tokën ka teori të ndryshme, madje që toka është e sheshtë.

Sa më sipër, për të kuptuar sa e gjërë dhe e pamatë është liria e zgjedhjet e njerëzorëve. Duket se këto paragrafe nuk kanë lidhje mes njëri- tjetrit, aq më pak me Shqipërinë e më pak fare, me Shkodrën. Në fakt nuk është krejt ashtu, më saktë, pikërisht këto rreshta e të tjerë në vijim, kanë lidhje me Shkodrën e shkodranët. Sepse po kthehemi në “shembull” duke i fryrë publikisht disa “flakëve” që po dolën jashtë kontrollit, ushqejnë një “zjarr” jo të vogël.

Njerëzit, edhe shqiptarët e shkodranët, kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të jenë besimtarë ose jo, praktikantë ose jo, pa u ndikuar nga askush, qoftë edhe i afërmi më i afërt. Fatmirësisht, koha ka treguar këto 35 vite por edhe përgjatë shekujve, që të paktën dashuria nuk ka njohur si kufij ndarës edhe brenda një familjeje të krijuar, besimet fetare të ndryshme të përbërsve të saj. Ka familje dhe jo të pakta, që burri shkon në xhami, bashkëshortja në kishtë ose anasjelltas. Kjo nuk pengon, madje e kundërta: në familje të tilla, ka më shumë festa, gëzime ndërsa fëmijët e tyre rriten pa paragjykime, pa kufizime.

Tani të flasim për ata që nuk janë besimtarë, nuk duan të identifikohen si të tillë apo duan ta përjetojnë lidhjen me Krijuesin, edhe sipas “mënyrës së tyre”. Janë të rrallë ata që zgjedhin të ndjekin 100% shembujt fetarë në jetën e tyre- profetët. Jo pak nuk e pranojnë thjeshtë si dogmë besimin fetar të tyrin apo çdo besim. Kanë zgjedhur ta jetojnë jetën e tyre ashtu siç duan, siç e ndjejnë. Ato që dikujt/disave mund tu duken vese, për ata janë kënaqësi. Duke nisur me alkoolin, ndalimin e konsumimit të mishit apo bulmetit në periudha të caktuara, për të vijuar me muzikën me zë të lartë etj. Mbase nuk jemi dakort me zgjedhjet e tyre por jemi të detyruar ti pranojmë, të bashkëjetojmë me ta. Nëse mund të mendojmë se janë në rrugë të gabuar, të përpiqemi ti përmirësojmë, pa ua cënuar zgjedhjet e liritë e tyre.

Të flasim për ndotjen akustike. Natyrshëm, kur ka festa, evente, muzika ngrihet më lart sa zakonisht edhe në familjet e shtëpitë tona. Tradita e “javës së ahengut” para dasmave në Shkodër, është e njohur dhe fatmirësisht përtërihet prej shekujsh. Edhe në evente publike, duke i konsideruar si evente të “familje së madhe” të Shkodrës, ndodh kështu. Sigurisht, atyre që u shijon, mund të frekuentojnë edhe ndonjë pije alkoolike. Është e drejta e tyre e pacënueshme, e pamohueshme për sa kohë alkooli shitet ligjërisht në shumë dyqane.

Po sikur jo besimtarët, jo praktikantët të shfaqen të shqetësuar nga tingujt e lartë në këmbanave të kishave apo autoporlantëve të xhamive? A nuk mund të konsiderohet edhe kjo ndotje akustike që shqetëson qytetarët të tjerë, qofshin besimtarë ose jo? Çfarë duhet të bëjmë, të kërkojmë të mos bien më këmbanat e kishave apo të mos thirret ezani me autoporlantë në ambjente publike?! Sigurisht që jo, sepse duhet të bashkëjetojmë të gjithë, pavarësisht se shumë prej nesh, jemi apo konsiderohemi të ndryshëm, edhe pse të gjithë jemi shqiptarë!

Feja, besimi fetar është “pushtet” moral, në shoqëritë moderne, nuk mund të jetë mbi pushtetin e ligjit njerëzor, aq më pak ti imponohet të gjithë qytetarëve apo një pjese të tyre. Në periudha të kaluara, shekuj më parë, mbase kleri ishte edhe mbi pushtetin njerëzor por sot, janë të pakta shtetet që e zgjedhin si bashkëqeverisës të shoqërive të tyre. Sigurisht, klerikët duhet të përpiqen të tërheqin sa më shumë njerëzorë në rrugën e tyre, pasi janë të bindur se është më e mira por vetëm kaq. Anatemimi si mëkatarë, gjyhnahqarë i të gjithë atyre që kanë zgjedhur të jenë ndryshe nga ata në jetët e tyre, tejkalon lirinë, qoftë edhe të hierarkëve fetarë, të cilët në finale, janë edhe ata njerëzorë si të gjithë, me të mirat e të këqijat e tyre, publike apo të pazbuluara akoma.

Në hapje të këtyre rreshtave, është vendosur një nen i Kushtetutës së Shqipërisë, ligji më i lartë i shtetit, anëtarë të të cilit jemi. Besojmë se të gjitha mendimet e shprehura në këto rreshta, burimin apo zanafillën e kanë pikërisht në paragrafin e parë. Shqiptar lind nga prindër që të dhanë përveç jetës, edhe genet e “racës” tonë. Besimi fetar është ndryshuar, mund të ndryshohet gjatë gjithë jetës, lirisht dhe pa asnjë penalitet. Shtetësinë shqiptare mund ta lësh në çdo kohë, por vetëm nëse ke të garantuar një shtetësi tjetër, edhe kjo me dekret presidencial. Por në çdo rast, nuk i “shpëton” kombësisë që deri në fund të jetës, në çdo vend e fe, mbetet Shqiptare!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: DOKUMENTI – Ish- kryeministri Berisha humb gjyqin në Britaninë e Madhe, do të vijojë të jetë “non grata” në ishull…
Artikull pasardhës: NGA SYTKI NDRECAJ – “Tradhëtari” Hysaj dhe disa analistë shqiptarë që japin dënimin “në emër të popullit”…

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.