Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

OPINION/ Dy mësimet e mëdha nga fatkeqësia natyrore…

ShkodraWeb 3 years ago

1. Duhet të sigurojmë banesat!

Kompanitë e sigurimeve janë krijuar për këtë ditë. Shteti nuk ndërton banesa. Kush thotë të kundërtën është gënjeshtar. Natyrisht, janë për t’u vlerësuar të gjithë ata individë apo kompani që kanë shprehur dëshirën të ndërtojnë banesa të reja për të dëmtuarit. Pa dyshim një gjest i lartë.

Por shteti nuk ndërton më shtëpi dhe ky është parim në shoqërinë me pronë private.

Shteti komununist, ishte pronar i çdo banese dhe ndërtonte banesa të reja si pronari në pronë të vet. Natyrisht ai sistem kolapsi që atëhere kur 2 e 3 kurorë jetonin në max 60 m².

Sot nuk është kështu. Banesat janë private dhe pronari është zot për mbajtjen e saj. Shteti ka detyrë rë sigurojë strehim të përkohshëm, pra të natyrës emergjente, por jo të bëjë shtëpinë nga e para.

Prandaj është shpikur sigurimi, që pronarët të ndajnë rriskun në mbajtjen e banesave të tyre. Rrisku është 100% nëse nuk sigurohet.

Kjo është llogjika si për banesat ashtu edhe për mjediset e bisnesit. Duhet të pranojmë ftohtë këtë llogjikë, sado e dhimbshme të jetë veçanërisht këto ditë.

Por kujdes! Kjo llogjikë parimore nuk justifikon dëshirën e qeverisë për të detyruar njerëzit të sigurojnë banesat me zor!!!! Një projektligj që me shumë gjasë do ta riaktivizojë qeveria me këtë rast, që detyron njerëzit të sigurohen me zor është dh.unë joproporcionale.

E përsëris: sigurimi është kontratë dhe si e tillë lidhet veç me vullnet të lirë ndërmjet të siguruarit dhe siguruesit.

Fatkeqësi si kjo e tanishmja duhet të jenë nxitje e fortë vullneti për tu siguruar. Nëse se bën dot as fatkeqësia nuk ka kuptim ta bëjë qeveria!!!

2. Na duhet një shtet funksional dhe i përgjegjshëm.

Kur fatkeqsia ndodh, aktivizohet menjëherë struktura e emergjencës. Dmth zjarrëfikës, forca kërkim- shpëtimi, mjete e pajisje të domosdoshme.

E thënë më thjeshtë “kryeministër” i këtyre ditëve është Haki Çako, jo Edi Rama. Detyra e këtij të fundit është të mbajë gjithmonë të gatshëm, të mirpaisur, të trainuar e të financuar strukturën e Emergjencës Civile. Nëse nuk e bën këtë, nuk ka bërë detyrën. Dhe nuk quhet detyrë të shkojë në vendngjarje me kamera, që më shumë ngatërrojnë seaa kryejnë punë.

Duhet ndaluar me ligj shfaqja mediatike si heronj e çdo politikani në ditët kur duhet të punojnë strukturat që paguhen nga taksat e njerëzve për këtë ditë.

Nga ana tjetër, kjo fatkeqsi e rëndë është një mësim i madh mbi përgjegjsinë para ligjit. Se që ta themi troç, godinat e ndërtuara keq sollën pasojat që po na shohin sytë.

Prandaj të gjithë ata që bëjnë, zbatojnë, financojnë e miratojnë projekte ndërtimore nuk duhet ta kenë gjumin e qetë.

Të gjithë ata që japin leje, çertifikata, vërtetime e liçensa duhet të japin llogari para këtyre pasojave, njësoj so ata që inspektojnë punime dhe lejojnë banimin e njerëzve.

Shteti garanton sigurinë e banesave! Prandaj ka ligje dhe struktura për këtë qëllim. Fakti që ka ndërtime skarco, i bën automatikisht përgjegjës ata që se kanë bërë mirë detyrën.

Pa vendosur rendin e përgjegjësisë para ligjit, nuk kemi për të zënë mend. Do bëjmë prap të njëjtat gabime.

Unë kështu mendoj dhe mbi këtë llogjikë arsyetoj. /Nga Ylli MANJANI, ish- ministër i Drejtësisë/

Continue Reading

LAJM PARA: Pse nuk duhet të heshtim për 26 Nëntorin dhe kujtesa blic e shqiptarëve…
LAJM PAS: Myftaraj: Si dhe pse u krijua lajmi i rremë për të fejuarën e djalit të kryeministrit Rama, viktimë e termetit…

TË FUNDIT

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

13 hours ago
NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!
  • Kryesore

NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!

2 days ago
NGA MITRO ÇELA – Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet, nuk di me kë ta krahasojë…
  • Kryesore

NGA MITRO ÇELA – Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet, nuk di me kë ta krahasojë…

3 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

TË FUNDIT

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • Kryesore

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…

16 mins ago
EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

36 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

58 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.