Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Dy Kuvendet Kombëtare të PD- së të destinuar të përjashtojnë njëri- tjetrin…

ShkodraWeb 1 December, 2021
kuvend pd 15 dhj 18 1

Nga Sokol N. SOKOLI

Dy Kuvende Kombëtare, të dyja të Partisë Demokratike, janë thirrur në një hark kohor 1 javor. Ndryshon vetëm mënyra e thirrjes së tyre. I pari, ai i datës 11 dhjetor 2021, është thirrur nga antarësia e delegatëve, bazuar në statutin e PD- së. Për hir të realitetit, ka një vakuum lidhur me procedurat që duhen ndjekur kur Kuvendi Kombëtar thirret nga 1/4 e delegatëve. Ka hapësirë për interpretim, si nga ata që janë pro por edhe kundër “11 dhjetorit”.

I dyti, vetëm një javë më pas, me 18 dhjetor 2021, është thirrur sipas statutit nga Kryesia e PD- së me propozim të kryetarit të partisë. Ajo që është e qartë dhe me shumë mundësi do të verifikohet është se dy Kuvendet përjashtojnë njëri- tjetrin.

Fakti që statuti i PD- së nuk parashikon imtësisht procedurën se si veprohet kur Kuvendi thirret nga 1/4 e delegatëve, shkon në favor të thirrësve të tij. Kjo në bazë të parimit të jurispridencës që “ajo që nuk ndalohet, lejohet”. Nuk është e qartë vendimmarrja që do të ketë Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, por e sigurtë është se ai, me statutin aktual, nuk mund të shkarkojë kryetarin e partisë të zgjedhur me parimin “1 antar, 1 votë”. Ideja e ndryshimit të statutit nga ky Kuvend dhe zbatimi i menjëhershëm i tij, edhe pse ka precedentë se kështu edhe ka ndodhur, në rastin e kryetarit aktual të PD- së, vështirë të zbatohet. Pra, të Kuvendi Kombëtar të marrë vendim për shkarkimin e Lulzim Bashës sepse do të ishte jo vetëm hakmarrje por miratim normash statutore për të goditur një individ. Kjo shkon kundër të gjitha parimeve të jurisprudencës në një shtet demokratik.

Nga ana tjetër, Kuvendi Kombëtar ka të drejtë të shkrijë të gjitha organet e tjera kolegjiale, ti shkarkojë dhe të emërojë apo zgjedhë të reja. Pak a shumë, ka fuqinë si organi suprem i partisë, të bëjë nul Këshillin Kombëtar, Kryesinë dhe të gjitha sekretariatet. Pavarësisht se në statut parashikohet se zgjidhen apo emërohen nga të tjera organe, siç është Këshilli Kombëtar apo Kryetari, Kuvendi Kombëtar mund të vendosë ti ushtrojë vetë, direkt, të gjitha këto kompetenca. E nëse ndodh kështu, mund të konstituohet një Këshilli Kombëtar i ri, një Kryesi e re dhe kryetar do të vijojë të jetë aktuali. Logjikisht, kryetari aktual mund të shkarkohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja të shpallura (që askush nuk e pengon Kuvendin Kombëtar ti shpallë) ose përmes një referendumi për të gjithë antarësinë e PD- së.

E nëse do të ndodhte kështu, atëherë Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit nuk do të kishte asnjë bazë statutore për tu mbledhur. Gjithmonë, nëse një javë më parë, Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit do të verifikohej si i ligjshëm, me kuorumet e nevojshme vendimmarrëse dhe me vendimet e sipërpërmendura. Gjithsesi, dy Kuvendet Kombëtare, me dokumentacionet përkatëse do të përfundojë për certifikim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Një gjykatës do të duhet të marrë vendim për regjistrimin e dokumentacionit, ligjshmërinë e proceseve dhe përfshirjen e akteve në dosjen e PD- së në Gjykatën e Tiranës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: OPINION – Një dorëheqje “si e Edit”, unike për futbollin shqiptar…
Artikull pasardhës: Atentati ndaj ish- deputetit Pashko Ujka, policia e shkodrës shoqëron disa banorë të zonës ku ndodhi ngjarja…

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.