Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Dy fjalë për ata që falen të premtet në xhami…!

ShkodraWeb 4 December, 2021
roland bejko sali berisha

Nga Roland BEJKO

Ata djemtë shkojnë në xhami thjesht për qejfin dhe shpirtin e tyre. Falen çdo të premte. Nuk bezdisin askënd. Edhe pse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë apo mëkat nga ato të tipit “korrupsion i qënësishëm, pengim të demokracisë apo favorizim të familjes dhe aleatëve të vet politikë me benefite pushteti”, sepse asnjë ditë nuk kanë qenë në qeverisje para 2013, ata prap falen. I falen zotit, jo idhujve të remë komunistë e paganë që konkurojnë zotat.

Ata nuk kanë mankthe nga e kaluara e tyre. Gjumin e bëjnë të qetë sepse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë për abuzim me fondet publike, as para të futura në perandoritë e oligarkëve, as bashkëpunim me krimin e organizuar.

Ata jetojnë në mënyrë modeste, shumica në shtëpi me qera, dhe prap janë të lumtur. Janë të lumtur se në faqet e murreve të shtëpive të tyre modeste, kanë bibliotekë, kanë libra, kanë mend, kanë kulturë. Ndaj ata shkojnë në kisha dhe xhami e falen. Falen çdo të premte, dhe pesë herë në ditë kur munden. Kur falen, ashtu pa zë, falenderojnë zotin që i ka bërë kaq të mirë. Falenderojnë zotin që u ka dhënë paqe shpirtërore, mirësi dhe vullnet për dije. Vullnet për dije, jo vullnet të sëmurë për pushtet. Falenderojnë zotin që u ka dhënë mendjen e hajrit. Se tek e fundit nuk i kanë borxh askujt. Gjithçka e kanë nga vetja dhe nga zoti. Ata besojnë në zot, familje, atdhe!

Ata shkojnë në kisha dhe xhami çdo të premte, të qetë. Pa peshën e fajit mbi supe, se të paktën nuk kanë prishur as kisha dhe as xhami siç ata që sot ndjekin pas me ulërima e çkulje flokësh floktoren. Ata falenderojnë zotin që nuk i bëri bij të revolucionit famëkeq “kulturor” që në emër të emancipimit shoqëror rënuan institucionet e besimit me tritol, kazma e lopata.

Ata falen e do falen, flasin e do flasin, si njerëz të lirë, jo si mercenarë të paguar nën vëzhgimin e syrit të së keqes, sepse ata nuk janë punistë. Ata nuk kanë frikë nga njeri, veç zotit.

Ata e pranojnë të ndryshmin. Për të dobëtin u vjen keq, dhe si besimtarë që janë, duan ta ndihmojnë. Duan ta ndihmojnë duke i treguar me modesti rrugën e zotit.

Por kur ai nuk i kupton, bën sikur nuk i kupton, dhe i sulmon nisur nga halli që ka, ata thjesht e mëshirojnë dhe vazhdojnë të qetë në rrugën e tyre me buzë në gaz. Të pa shqetësuar, të pa habitur. Ata nuk pyesin “pse” po sulmohen. Ata e dinë përgjigjen. Atë e gjejnë te mësimet e zotit, jo tek ato të Enverit.

Ata do shkojnë prap të premten që vjen në xhami. Do shkojnë të luten për të dobëtin që zoti ta ndihmojë e të mos ndihet i vetmuar edhe kur është i rrethuar nga qindra idhujtarë që e shikojnë si zot. Ata do luten dhe do t’i kërkojnë zotit t’i qetësojë mendjen dhe shpirtin e trazuar se me gjullurdinë që po bën, do marrë në qafë gjithë dynjanë.

Amin! /Publikuar në Facbook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Kanë firmosur 88.6% e delegatëve”, dega e radhës publikon emrat e delegatëve të 11 dhjetorit në selinë e PD- së
Artikull pasardhës: VIDEO – Agjensia e Spektakleve “Buna 1” rikthen “Sofrën Shkodrane”, eventin tradicional në prag ndërrimi vitesh

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.