Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Dritëhijet e një proteste “pa kokë”, pa transparencë synimesh që kërkon pikërisht…transparencë

ShkodraWeb 6 June, 2026
protesta rama berisha 2026

Protesta për Zvërnecin, të paktën si pikënisje, pritet të zhvillojë aktin e 7- të në Tiranë, ndërsa ka nisur organizimi i saj edhe në qytete të tjera e madje, edhe jashtë Shqipërisë. Kjo, për të pohuar me lirshmërinë më të madhe, se nuk është spontane por është e mirëorganizuar dhe mirëmenduar deri në detaje, pse jo edhe me skenar afatshkurtër dhe afatgjatë.

Sot, të paktën nga Shkodra, po përcillet edhe një mesazh tjetër. Kisha Katedrale e Shkodrës, ka bërë një reagim, duke u distancuar nga protesta që është paralajmëruar sot në këtë qytet, meqenëse organizatorët, kishin lënë pikë takimi pikërisht para saj. Por lajmi i vërtetë është pohimi zyrtar i Kishës Katedrale të Shkodrës se “Në pamundësi për të kontaktuar organizatorët e marshimit të parashikuar për nesër, e shtune 6 qershor, të cilët, me sa duket, kanë zgjedhur të mbeten anonimë…”.

Pra, në Shkodër të paktën, me gjasë edhe në qytete të tjera apo edhe jashtë vendit, protestat nuk kanë organizatorë. Në kuptim, edhe e mbajtjes së përgjegjësisë pas pasojave të mundshme të mund të ketë. Termi “protestë popullore”, është thjesht dhe vetëm abuzim në emër të populizmit, me shpresën që shtresat e gjëra, me ndjeshmëri apo pakënaqësi të natyrshme të akumuluara përgjatë 13 apo 35 viteve, ti bashkohen në mirëbesim.

Nga ana tjetër, është detyrim ligjor njoftimi i organeve të rendit për çdo protestë, jo për të marrë leje por pikërisht për të njohur organizatorët, të cilët janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saj. Nëse nuk ka njoftim, thotë ligji, organet e rendit nuk marrin përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës apo edhe pasojat e mundshme të saj. Shkurt, protesta e pa njoftuar sipas ligjit, është e paligjshme, rrjedhimisht, edhe për organizatorët apo sponsorizuesit, mund të hamendësohet deri tek skenarët më armiqësore për Shqipërinë, Shkodrën, interesat e shqiptarëve apo shkodranëve.

Përjashtimi i politikës dhe politikanëve nga përfshirja në këto protesta, nuk mund të jetë veçse lajm i mirë. Por përjashtimi duhet të jetë i plotë. “Rama në burg, Berisha në burg” dhe Shehaj- Lapaj- Qori në shesh dhe si lidership i pashpallur politik i kësaj proteste, i japin të drejtën çdokujt ta anatemojë atë. Të tre këta persona, jo vetëm kanë parti politike por edhe përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetëm pak muaj para zgjedhjeve vendore të 2027- ës, kuptohen lehtësisht qëllimet e tyre.

Pse protestuesit nuk i largojnë këta drejtues të partive politike nga protestat e tyre? Pse ata duhet të jenë apo janë më të mirë, më të pranueshëm, nëse protesta synon të jetë e pandikuar nga politika? Pse një pjesë e përfaqësuesve të opozitës, bëhen pjesë e protestës, duke u kujdesir të mos bien shumë në sy në kuptimin mediatiko- publik?

LEXONI EDHE: OPINION NGA LAZO LUFI – Sot në protestë, luftën e flamujve mundena me e lanë për një ditë tjetër…

Janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje, sidomos në emër të transparencës që protestuesit pa një “kokë”, me shumë të drejtë ia kërkojnë qeverisë apo kryeministrit. Në jo pak raste, këto protesta paralelizohen me ato për “armët kimike”. Në fakt, ngjajnë por edhe ndryshojnë shumë. Ngjajnë sepse donin të qendronin larg politikës, ndryshojnë sepse për protestat për “armët kimike”, njiheshin organizatorët, individë e shoqata.

Nga të ashtëquajturat “protesta popullore”, shqiptarët pas 1990- ës, nuk është se kanë kujtime të mira apo pozitiviste. Viti 1997 është ai që ruan reminishencat më negative për këtë vend dhe pasojate si për ironi, edhe asokohe flitej për skenarë nga jashtë Shqipërisë për të na dëmtuar dhe në një kohë, kur ky vend ishte më pranë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit në procesin e intergimit europian.

Secili ka një opinion për këto protesta. Ata që nuk i mbështesin apo janë kundër, anatemohen si të “shitur”, të “blerë” nga qeveria, opozita, oligarkët etj. Ata që i mbështesin apo janë në vijën e parë të tyre, janë të “mirët”, “heronjtë”, “nacionalistët”. E në fakt, të gjithë janë shqiptarë, që kanë vendosur të jetojnë, punojnë e mbase të vdesin në këtë tokë. Po a nuk ekziston mundësia, të paktën teorike, që edhe një pjesë e atyre që protestojnë, të jenë të sponsorizuar, përsa kohë këto protesta nuk kanë një “kokë”, nuk kanë transparencë ose që shkojnë kundër interesava madhore të këtij vendi?!

Për shkak të armiqësive që dyshja Rama- Berisha kanë krijuar me pjesën dërrmuese të mediave tradicionale ose online, protestat kanë mbulim të gjërë mediatik. Madje, me jehonë të fortë edhe tek disa media ndërkombëtare, sidomos atyre të vendeve fqinje me Shqipërinë. Me gjasë, këto media janë edhe katalizatori i protestave, përsa kohë çdo media që ka një opinion dyshues ndaj tyre, shpallen të shitura, të blera nga qeveria, opozita, oligarkët etj.

Shumë kush e konsideron këtë lëvizje si një pikënisje “revolucionare” nën shembullin e “Syriza” në Greqi apo “5 Stelle” në Itali. Pra lëvizje kundër sistemit në fuqi, në Shqipëri, prej rreth 35 viteve. Por kujtesa jonë nuk duhet të jetë kaq e shkurtër, me një pyetje shumë të thjeshtë: Kush po i qeveris sot këto vende? Ku janë “Syriza” dhe “5 Stelle”, respektivisht në Greqi dhe Itali? Cila është pesha e tyre në vendet respektive? Në fakt, jemi mësuar të ndjekim dhe të ndjellim shembuj të gabuar përgjatë 114 viteve të ekzistencës zyrtare si shtet. Lëvizjet populiste sollën në pushtet Hitlerin, Musolinin, Lenin- Stalinin, Enverin…pasojat dihen, i dimë.

Protestat janë shëndet për demokracinë, edhe atë të brishtë shqiptare. Protestat anonime, pa organizatorë të njohur, pa transparencë në synimet e saj, janë vertetë të frikshme. Të frikshme për sot por më shumë për nesër. Shqipëria duhet të pushojë së ekzistuari si vend eksperimentesh, të provuara dhe të vuajtura nga shumica e shqiptarëve. Aq më pak, të jetë arenë e përplasjeve globaliste, të tipit “mish për top”, duke vënë në rrezik të ardhmen e saj sepse e sotmja, vertetë është rrumpallë!

Në fund, edhe dy fjalë për sloganin e protestës “Shqipëria Shqiptarëve”. Ata që kanë pak njohuri, edhe sipërfaqësore, e dinë se nuk është shpikje e kësaj proteste. Ajo ka ardhur nga Lufta e Dytë Botërore, e cila në Shqipëri, ka patur edhe aspektin e luftës civile. “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, është slogani i Partisë Balli Kombëtar, i cili nga organizatorët e protestave sot, është marrë vetëm përgjysëm. E për ta mbyllur, një nga mendjet më të ndritura të këtij kombi, ka një shprehje të gjetur “Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve”. Mund ta përdorin si ata që janë kundër protestës por edhe ata që janë pro saj. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: “Kisha Katedrale nuk ka asnjë lidhje me këtë iniciativë”, Famullia “Zoja e Shkodrës” distancohet nga protesta
Next: OPINION NGA LAZO LUFI – Sot në protestë, luftën e flamujve mundena me e lanë për një ditë tjetër…

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.