Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Drishti dhe Shllaku nuk janë vende për të heshtur…janë thirrje për përgjegjësi dhe veprim

ShkodraWeb 29 May, 2025
Nikolini Martin Shquaa 2025

Të nderuar përfaqësues të institucioneve publike,

Po ju drejtohem me fjalën e një malësori dhe me shpirtin e një fermeri që nuk e lëshon tokën e të parëve të vet… Jam banor i kësaj zone, i rritur ndër bjeshkë dhe lugina që kanë qenë gjithmonë gjallë prej djersës së njerëzve të ndershëm dhe punëtor dhe jo prej favoreve nga lart.

Drishti, një nga pasuritë më të çmuara historike të kësaj krahine, që ruan gurë me kujtesë të lashtë ndoshta që nga koha e Labeatëve të lashtë…po tretet në heshtje. Kalaja e tij, që duhet të ishte krenaria e Veriut dhe atraksion kombëtar, sot është lënë në mëshirë të harresës dhe shkurrnajës. E vetmja gjë që është bërë është një rrugë me asfalt që nuk të çon askund sepse asnjë plan serioz për zhvillimin e zonës nuk ekziston…

Ndërkohë, Shllaku dhe Drishti janë gjallë prej punës së palodhur të njerëzve që jetojnë në këto anë… Nuk kam parë as në botën e madhe ku kam shkelur, një popull më të dashur për punën dhe më të lidhur me vendin e origjinës… Mbjellin çdo stinë, jetojnë me tokën dhe e respektojnë atë.

Qepa e Drishtit dhe lakra e kësaj toke kanë shije shumë të mirë si në asnjë vend tjetër në Shqipëri. por për fat të keq, këta njerëz, që janë thesari i vërtetë i vendit, nuk përfaqësohen në politikat zhvillimore të Bashkisë Shkodër.

Ne nuk po kërkoj as mëshirë, as favore. Po kërkojmë të drejtën për të jetu në vendin tonë.

Kërkesat janë të thjeshta dhe të drejta….Të përgatitet një plan konkret dhe serioz për zhvillimin e zonës së Drishtit si atraksion turistik historik dhe kulturor… Të përfshihen fshatrat e Shllakut në programet kombëtare për zhvillim rural, bujqësor dhe rrugor… Të përfaqësohen me dinjitet këto zona në tryezat e vendimmarrjes, jo vetëm si emra në hartë por si realitet që kërkon investim, vizion dhe respekt…

Shllaku dhe Drishti nuk janë për tu harruar. Malësia e Shkodra nuk është për tu anashkaluar. Ne nuk jemi larg…jeni ju që jeni larguar prej nesh. Është koha të ktheheni. është koha të veproni.

Me respektin dhe zërin e një burri që nuk përkulet për të kërkuar të drejtën,
Për Shkodraweb, Nikolin Martin Shqua
Fermer në Fermën e Shën Mhillit,
Fshati Vukaj, Shllak Bashkia Vau i Dejës
Qarku Shkodër

Post navigation

Previous: “Koha ime mbaroi”, miliarderi Elon Musk largohet nga administrata Trump: “Doge” do të vazhdojë…
Next: “Veriu i Shqipërisë do ta ndjejë përfaqësimin dinjitoz të Marjanës”, kryebashkiaku Marinaj takon deputeten e re

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.