Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Drejtësia vonon por nuk harron”, për të larë duart si Ponc Pilati pas 9 viteve në pushtet…

ShkodraWeb 21 January, 2022
edi-rama-21 janar-2022

Edhe sot, i njëjti ritual. Përsëri dalje në bulevard, vendosje e luleve në katër vende, ku po kaq njerëz tragjikisht humbën jetën fiks 11 vjet më parë. Këtë herë madje, karafilat u nxorrën nga selia e Kryeministrisë. Të njëjtat fytyra politikanësh që i bashkohen familjarëve, dhimbja e të cilëve për të afërmit e tyre, me gjasë nuk do të fashitet asnjëherë plotësisht. Po të shohësh më vemendje, mimikat e politikanëve janë po të njejtat, i vetmi ndryshim janë thinjat apo rrudhat që shtohen në fytyrat e tyre. Thuajse standard edhe fjalët. Në të njëjtën linj gati- gati edhe moti tash 11 vjet rresht.

Shkurt, asgjë nuk ka ndryshuar. Premtimet e opozitës së asaj kohe, sot në pushtet, në kapërcyell të mandatit të tretë radhazi, të njëjtat. “Drejtësia vonon por nuk harron”, përsëriti i gjithëpushtetshmi kryeministër i 9 viteve të fundit. Ndërkohë, familjarë të disa prej 4 viktimave plotësisht të pafajshme, vazhdojë të flasin, edhe orët e fundit, për vetëgjygjësi. Artikulohet emri i Berishës, i cili prej 9 vitesh është larg pushtetit dhe nga shkurti 2019 deri në shtator 2021, edhe pa mbrojtjen e imunitetit të deputetit.

Në fakt, “21 janari” nuk mund të shihet ndryshe veçse si shkak- pasojë. Nëse do të bëhet një analogji me zhvillimet e fundit në vend, të njëjtin qëndrim shpreh edhe vetë kryeministri i vendit. Protesta më e fundit, ajo për hallet e PD- së, pozicionoi Ramën si të baraslarguar nga palët në konflikt. Ata që blinduan dyert, kanë thuajse të njëjtin faj me ata që tentuan ti shpërthejnë apo hapin me vare e “koka dashi”.

Katër viktimat, por edhe mijëra të tjerët, nuk u rreshtuan me iniciativën e tyre para Kryeministrisë më 21 janar 2011. Ai që i thirri, lideri i opozitës së kohës, publikisht deklaroi se nuk mund të frenojmë popullin. E jo vetëm kaq, por me shenja, gjeste e mimikë, duket se orientonte njerëzit. Pak a shumë, ashtu siç po akuzohet sot Berisha për gjestet e tij në protestën e 8 janarit para selisë së PD- së. Sigurisht, ata 4 fatkeqë që humbën jetën, u vranë nga plumba të shtënë direkt apo me rikoshetë nga armë të shtetit të kohës. Përgjegjësia maksimale për jetët e humbura, është e atyre që shkrehën armët, më pas edhe atyre që dhanë urdhrin. Drejtësia e “vjetër” ka folur, duke dhënë edhe dënime, anipse ndokënd prej “grupit të zjarrit” kryeministri i vendit pas 2013- ës e afroi në bashkëqeverisje.

Ato jetë nuk kthehen më por mbase familjarët por edhe ata që kanë ndjeshmëri për “21 janarin”, do të ishin të paktën me dërgjegje më të qetë nëse drejtësia do të kishte vënë “pikat mbi i”. Pyetja e parë, më kryesorja, është: Kush e pengoi drejtësinë të hedh dritë totalisht mbi këtë ngjarje nga 2013- a e këtej? Nëse mund të quhej pengesë Ilir Meta që ishte “sebepi” i 21 janarit 2011, nga 2017- a e këtej kur ai u “internua” në Presidencë, kush e pengoi “drejtësinë e re” të bëjë drejtësi? A nuk ishte një nga kauza- premtimet e fushatës së 2013- ës nga opozita e asaj kohe për të ardhur në pushtet, zbardhja e “21 janarit” dhe vënia para përgjegjësisë sidomos e urdhërdhënësve? Apo drejtësia e sheh të pamundur të akumulojë e sigurojë prova të mjaftueshme për të rihapur hetimin për këtë ngjarje?

Me 2 prill 1991, në mes të Shkodrës, në një tjetër protestë, u vranë 4 djem shkodranë. Përsëri armët u shkrehën nga frëngjitë e pushtetit, asokohe i unifikuar me Partinë e Punës në ndërtesën Komitetit. Përsëri viktimat ishin totalisht të pafajshme, pjesë e opozitës së kohës. Pas rreth një viti, ajo opozitë mori pushtetin, edhe me premtimin e zbardhjes së “2 prill 1991”. Edhe asokohe, drejtësia e tha fjalën e vet, dënoi dhe ngarkoi me përgjegjësi por edhe sot pas mëse 30 viteve, familjet presin drejtësinë e plotë. Drejtësi që nuk erdhi as në vitet 2005- 2013 kur PD iu rikthye pushtetit.

Analogjitë janë të të frikshme në mes “2 prill” dhe “21 janar”. Akoma nuk ka drejtësi, të paktën sipas familjarëve të 8 viktimave por edhe krahëve politikë. E në fakt, zbardhjen e plotë të tyre, e pengon pikërisht vetë…politika. Sepse më e rëndësishme se zbardhja e ngjarjeve, identifikimi dhe vënia e fajtorëve para përgjegjësisë, politikës i intereson përdorimi, instrumentalizimi i këtyre ngjarjeve. Realisht, edhe për një arsye tjetër. Në këtë vend nuk ka patur drejtësi. As e vjetra dhe as e reja nuk po funksionojnë. Jo vetëm se ky vend nuk ka një “Di Pietro”, “Falcone” apo “Borsellino”. Ky vend nuk ka arritur akoma të ketë politikanë! Më saktë, ricikliojnë vetveten dhe njëri- tjetrin, pavarësisht moshës apo jetëgjatësisë në politikë. Nga këtu nis e buron çdo gjë! /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: Më i riu i brezit të artë të skenës e ekranit shqiptar, Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen…
Next: Vllaznia me trajner të ri, Shoqata e Basketbollit arrin marrëveshjen me trajnerin kosovar…

TË FUNDIT

trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.