Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “Drama” e atyre brenda përballë “dramës” së atyre jashtë si alibi për të vijuar “betejën” mediatike për PD- në…

ShkodraWeb 10 January, 2022
protestaa pd 8 janar 2022 a

Pak minuta pas mbylljes zyrtare të protestës së 8 janarit para PD- së, nisi ajo që mund të quhet “beteja” mediatike për “dramat” që perjetuan palët përplasëse me 8 janar në oborr dhe brenda selisë blu.

Palët rreken të bindin opinionin publik, duke nxjerrë “prova”, se kush është fajtori i asaj që ngjau. Kjo, sikur jo e gjithë ngjarja, me dhjetra kamera, është transmetuar live. Interesant është fakti se janë të njëjtat filmime, por të shkëputura sipas interesit të palës përkatëse. Për shembull, jepen pamje të vendosjes së shkallëve për tu ngjitur në katin e dytë të selisë por aty ku nis goditja me shkopinj mbi agresorët, video mbaron. Të njëjtën video, pala tjetër e fillon pikërisht në atë moment, për të vertetuar dhunën.

E kështu, publiku, përmes mediave, bombardohet me dy versione krejt të ndryshme të së njëjtës ngjarje. Kjo, a thua se nuk e ka parë gjithë dynjaja atë që ndodhi apo sikur këto ngjarje të kenë ndodhur kur në këtë vend kishte vetëm një media, TVSH.

Pjesa tjetër e betejës mediatike, u besohet protagonistëve, atyre jashtë dhe atyre brenda selisë blu. Cila paraqet “dramën” më të madhe, deri në rrezik jete nga pala kundështare. Përmendet rrezik jete nga goditjet, karriget e tavolinat që fluturojnë nga lart, nga vretë që godasin dyert e deri tek gazi lotsjellës që u hodh masivisht dhe pa kuptim nga policia gjatë mësymjes.

E gjithë kjo ngjan me një film të parë edhe më herët. A e dinte pala brenda selisë se do të tentohej hapja e dyerve, po të doni edhe “pushtimi” i selisë së PD- së? Sigurisht! Ishin paralajmëruar disa herë. Po pse qendruan para rrezikut me moton “në gojë të ujkut hedhim valle”? Pse rrezikuan jetën e tyre, të mbështetësve por edhe atyre që i kishin rrethuar?

Ata që ishin jashtë dhe donin të hynin brenda, a e dinin se do të hasnin në rezistencë? A e dinin se përveç dyerve të blinduara do të duhej të përballeshin edhe me individë jo shumë miqësorë, një pjesë edhe të importuar? Natyrisht që e dinin, por i dolën përballë rrezikut për të treguar vendosmërinë e tyre por edhe për të pohuar publikisht se janë trima.

Palët, pa nisur protesta e 8 janarit, i dinin reciprokisht qasjet që i prisnin. Pra, ishin të vetëdijshëm, edhe për ndërhyrjen e policisë, sapo dikush të kërkonte ndhmë nëse ndjehej i rrezikuar me jetën. Masën e rrezikut, nuk mund ta përcaktojë askush sepse ajo është individale. Një grua shtatzënë brenda selisë, nuk besojmë se ka qenë më e rrezikuar nga gazi lotsjellës se një grua shtatzënë përballë selisë së PD- së.

Të dy palët, të lidhura reciprokisht me shkak- pasojë, janë bashkëfajtore dhe bashkëvuajtëse për atë që ndodhi me 8 janar 2022. Nuk ka peshore, madje as gjykata, që ta përcaktojë se sa gramë faj më shumë apo më pak pati njëra palë. Aq më tepër, kur është një çeshtje e brendshme e vetë demokratëve, më saktë antarë të së njëjtës parti.

Sapunin për djathë, duke treguar gjysmë të verteta, duke e parë të njëjtën gotë gjysmë bosh e gjysmë plot, askush nuk mund t’ia shesë shqiptarëve. Sigurisht, beteja mediatike do të vazhdojë. Por deri në përballjen e radhës mes palëve. Atëherë do të rifillojë aty ku kishte mbetur. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: “Përdorim i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve”, Prokuroria njoftim zyrtar për protestën e 8 janarit në PD
Next: “Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, Meta shuplakë të fortë nga Maqedonia

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.