Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Dorëheqja e një “roje” të thjeshtë në PD si leksion për klasën politike sot dhe atë që vjen nesër…

ShkodraWeb 8 January, 2022
pellumb matraku basha berisha

”Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”.

Këto janë pak rreshta të publikuar në rrjete sociale nga Pëllumb Matraku, ai që ndoshta jo me dashamirësi, prezantohet thjesht dhe vetëm si “roja” i PD- së. Pas 24 viteve sherbim në selinë blu, ai ka dhënë dorëheqjen. Të paktën kështu shkruan ai vetë dhe nuk ka arsye për të mos i besuar. Por edhe nëse e kanë larguar apo detyruar “të dorëhiqet”, përsëri me ato pak rreshta, ai i jep një leksion klasës aktuale politike por edhe asaj që mund të vijë nesër.

Me shumë mundësi Matraku është paguar, edhe pse nuk rezulton nominalisht në listpagesat zyrtare të PD- së për muajin prill 2021, edhe ato të publikuara me “skandalin e pagave” që u nxorrën për 20 mijë lekë. Ndërkohë, ai rezulton me pagë minimale, 30 mijë lekë, në listpagesën e muajit janar 2021. Mbase “roja” i PD- së në vijimësi, është paguar CASH ose në ndonjë “mënyrë” tjetër, edhe pse me të njëjtën emertesë, në listpagesën e PD- së janë 4 persona për muajin prill 2021.

Të jetë kjo arsyeja që Matraku u “dorëhoq” pas 24 viteve sherbim në selinë e PD- së? Edhe nëse është kështu, dorëheqja i bën nder atij dhe turpëron lidershipin e PD- së. Sigurisht që paga zyrtare, nuk i ka zgjidhur problemet ekonomike të përditshme por pavarësisht kësaj, ai e ka humbur dhe këtë burim. Por ka patur kthjelltësinë të mos merret me këtë “vogëlsi” por të përcjell një mesazh të vlefshëm edhe për ata që e morën dhe mbajtën në punë për 24 vite.

Natyrisht, Pëllumd Matraku ka qenë demokrat dhe jo vetëm me teserë. Situata aktuale si për shumicën e demokratëve, nuk ka lënë përshtypje pozitive as tek ai. Nuk ka patur shumë në dorë për të ndryshuar situatën, por ka vendosur të japë shembullin e tij personal. Të ikë, të vetëlargohet apo edhe të “dorëhiqet” publikisht. Nuk është marrë aspak me pjesën ekonomike të veprimit të tij, as nuk e ka aluduar atë përmes rreshtave. Ai ka kërkuar të gjendet gjuha për të mos i bërë qejfin të tjerëve. Ai e ka thënë troç se “nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh”.

Mesazhi i tij përmes dorëheqjes, është një simbolikë e fortë. Pavarësisht se thjeshtë dhe vetëm një “roje”, pavarësisht se heq dorë mbase nga i vetmi burim ekonomik jetese, kujton se ka një institucion që mund dhe duhet të njihet e të veprojë në disa situata e rrethana: Dorëheqja! Mbase dikush mendon se është mesazh- kerkesë për Bashën, në fakt është në tërësi për klasën politike në këtë vend.

Kam përshtypjen se më shumë i vjen keq, i dhimbset Partia Demokratike “rojes” Pëllumb Matraku se liderëve e ish- liderëve Basha dhe Berisha. Si ai, janë me mijëra në të gjithë Shqipërinë e përtej saj. Këta janë Partia Demokratike e vertetë, ajo për të cilën kanë nevojë jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët. Mbase dorëheqja e tij është edhe një paralajmërim për atë që mund të ndodhë sot, me 8 janar 2022, në oborrin dhe selinë e PD- së. Pëllumb Matraku refuzon të jetë i përfshirë, të jetë pjesë… /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: Basha futet herët në mëngjes në selinë e PD- së, ja si do ta presë ai protestën e thirrur nga Berisha në mesditë
Next: VIDEO – Strategjia e Bashës për të penguar tubimin e Berishës, mbush oborrin e selisë blu me makina…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.