OPINION – Dje dhe nesër…telenovelat turke dhe demokraci me brekushe…

Dola sot paradite se nuk kisha qepë. Ngjitur me qepët, ishin hudhrat dhe ngjitur me hudhrat ishte një bar-kafe, me një azgan televizor përjashta. Ky azgan-xhomllik-televizori po jepte një film ku dy jaranë po ziheshin turqisht. Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te jaranët gyzel gyzel.

Dola sot pasdite prapë se nuk kisha nerva. Nervat i gjeta te një tjetër bar-kafe, me një tjetër azgan televizor përjashta. Ky azgan-xhomllik-televizori po jepte një film ku një Sulltan me një Pashà po ujdisnin turqisht. Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te Sulltani alla-alla!


Seç kam një bindje që shqiptarushët e nesërm do mësojnë të flasin masivisht turqisht siç mësuam ne shqiptarushët e djeshëm të flisnim masivisht italisht: nga televizori.

Demokraci me brekushe!!!! /Nga Ledi SHAMKU- SHKRELI/

 ABCOM ║ VODAFONE