Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Dhe listat u hapën…të gjitha gënjeshtrat e dy mandateve të Ramës…

ShkodraWeb 2 years ago
2

Pas ndryshimeve të fundit për Kodin Zgjedhor socialistët po dalin dritare më dritare për të thënë seriozisht dhe me bindje se e realizuan vullnetin mbarë popullor për hapjen 100% të listave. Në këtë pikë është e kotë ti hysh debatit, sa absurd po aq edhe qesharak, se si mund të mbeten jashtë parlamentit kandidatë që janë përzgjedhur me mbi 10 mijë vota nga njerëzit, ndërkohë që do të bëhen deputetë të perferuarit e kryetarëve qoftë edhe me zero vota personale.

Për të kuptuar realisht se çfarë ka ndodhur është më i dobishëm një rivizitim i shkurtër i atyre që kemi dëgjuar këto tetë vite. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se Saimir Tahiri ishte ministri më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se avionët që importonin drogë fluturonin mbi Shqipëri për të spërkatur mushkonjat.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se janë krijuar 300 mijë vende të reja pune. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai do të ulej borxhi publik i krijuar nga qeverisja e PD-së, që po i vidhte fëmijëve të ardhmen. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se rilindja do ti ndërpriste koncesionet e Berishës, si ai i kontrollit të automjeteve dhe markimit të karburanteve.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se operancioni “Fundi i marrëzisë” do ti mbyllte kazinotë dhe lojrat e fatit. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se kur voton një ligj për futjen e plehrave është një shërbëtor i mafias.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se do të kishte moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa përbetimi që Rama nuk e dinte se Roshi, Ndoka, Prenga, Frroku, Kajmaku e Pjetri ishin me precedentë penalë.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se përdhunuesi i vërtetë i Xhiselës ishte Sali Berisha që i nxorri emrin në publik.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se me tërmetin e parë të fortë, godina e ndjerë e Teatrit Kombëtar do të shembej.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa pohimi se një laborator ndërkombëtar i kishte thënë Ramës se përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt ishte fallco.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se tashmë kemi një datë për fillimin e negociatave.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se paratë e tenderit të Unazës së re nuk do të përfundonin në parajsa fiskale. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ajo videoja me policinë spanjole që rrihte qytetarët që thyenin karantinën. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se në qershorin e shkuar do të kishim një plan kombëtar për zbutjen e efekteve të pandemisë.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se do të kishte një paket të tretë ndihme për ata që mbetën pa punë nga kriza e Covid 19. Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se aeroportet e Vlorës dhe Kukësit tashmë do të qenë në punë. E pra pas gjithë këtyre mund të jeni të qetë se do të votoni me lista të hapura dhe se vota juaj do të numërohet në 25 prill. /Nga Andi BUSHATI, Lapsi.al/

Continue Reading

LAJM PARA: “Shkuan të sqaronin konfliktin në lokal…”, zhdukja e të rinjve në M. Madhe, zbardhet dëshmia e vëllait të Vilson Çutajt
LAJM PAS: “Erdogan sponsorizon alternativa fetare për të futur hundët në tendera!”, Valteri- Gjonit: Laj gojën kur flet për zonja me shami

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

8 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

14 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

8 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

14 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.