Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Deshtimi spektakolar i SPAK dhe i drejtësisë së re, rasti më evident arrestimi me duar në xhepa i ish- ministrit…

ShkodraWeb 14 December, 2021
lefter koka hyn polici

Me 5 tetor 2021 u mësua se një ish- ministër i LSI- së por edhe ish- deputet i PS- së, u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte lefter Koka, bisnesmen e politikan i njohur, madje edhe ish- kryebashkiak i durrësit. Pak para shpalljes “non grata”, Koka dorëzoi edhe mandatin e deputetit që mori në Durrës si pjesë e listës së PS- së pasi u ftoh me LSI- në duke mos pranuar lënien e mandatit në shkurt 2019.

Sot, Lefter Koka u shfaq sërish në skenë. Me bujë u njoftua se ishte arrestuar nga policia pas urdhër- arrestit të SPAK- ut të tmerrshëm. Ndërkohë, mediat dokumentuan “arrestimin e bujshëm”. Ai u shfaq i vetëm, pa pranga në duar, i pashoqëruar nga asnjë polic me uniformë teksa i drejtohej Drejtorisë së Policisë. Madje, “dikush” u kujdes që fotot të shpërndahen me shpejtësi në media e portale për të treguar ruajtjen e imazhit e dinjitetit të ish- deputetit. Po sipas SPAK, ish- ministri ka përfituar 3.6 milion euro nga afera e inceneratorit të Elbasanit.

Sot, Lefter Koka nuk u rikthye rastësisht në skenë. Ai nisi një rrugëtim në qerthullin e “drejtësisë së re” që me shumë gjasa, do të dalë palagur fare.  Ai vetë por edhe të tjerët më lart se ai. Pak a shumë, si në rastin e ish- ministrit të brendshëm Tahiri por edhe shumë të tjerëve më parë por edhe atyre që janë listuar për më vonë. Sot, “arrestimi me duar në xhepa”, pa pranga në kyçe dhe i pashoqëruar me policië, ishte rasti që të evidentohej pikërisht “suksesi” i reformës në drejtësi nga sponsorizuesit më të fortë të saj. Siç edhe në fakt ndodhi.

E teksa shkruaj këto radhë, më rikthehet në vemendje fabula e famshme që dikush e quan me origjinë siçiliane e dikush tjetër me origjinë amerikane. Është ftohtë, dimër, tamam si këto ditë. Një zog i vogël, trumcak po themi, bie nga foleja në tokë. Po mërdhin, dridhet dhe cicëron nga halli. Andej kalon një lopë, i dhimset dhe mendon ta ngrohë. Mjeti apo mënyra e vetme është një pjesë nga jashtëqitja e saj apo bagël sip njihet në gjuhën popullore. Ngrohtësia e baglës (bajgës, për ta kuptuar), qetëson trumcakun e vogël, ai vazhdon të këndojë por këtë herë nga qejfi edhe pse ishte i zhytur në m..t, me gjuhën e njerëzorëve. Pas pak, kalon andej një kojotë (tip çakalli). Ishte i uritur dhe sheh zogun e vogël që këndonte. E kap nga pendët, e pastron mirë e mirë dhe e…gëlltit teksa trumcaku vazhdonte të cicëronte.

Moralin e ka shpjeguar disa herë dhe kjo fabul është kaq e njohur sa nuk ka nevojë për më shumë shpjegime. E për tu kthyer tek fabula jonë, e distë së sotme, Koka është “arrestuar” për të mos u dënuar. Madje, për tu pastruar njëherë e mirë dhe me vendime prokurorie apo gjykate, me emra të zakonshëm apo të bujshëm si SPAK apo GJKKO. Në të njëjtën kohë, ai po përdoret edhe si “tundje këmbane” për të tjerë “non grata”. Më saktë për një “non grata” që po turbullon dukshëm ujin e gamiles që mesa duket nuk po soset. Sigurisht, pa i përmendur emrin fare, nuk ka shqiptar që nuk e kupton.

E  në fund, më kujtohet një rast i një të riu në Shkodër. Edhe pse i njohur publikisht si përdorues, kur iu gjetën 5 gram (po, po vetëm kaq) hashash në xhep, jo vetëm u arrestua, u hetua e u gjykua, por po vuan akoma dënimin me 3 vjet burg për këtë “krim të rëndë” që ka bërë. Kush i sjell më shumë dëm shoqërisë, 5 gr hashash për perdorim vetiak të një të riu apo 3.6 mln euro që teorikisht, janë të shqiptarëve të varfër? Meqë informacioni është nga SPAK, përgjigjen mund ta presim vetëm nga ai drejtim. Në këtë vend vazhdon të ketë persona që janë më të barabartë se të tjerët para ligjit. Sidomos kur janë politikanë, me miq të fuqishëm në pushtet, të pasur dhe me aureolë engjëlli mbi kokë. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Keni shtëpi në zonë historike dhe doni ta restauroni ose ktheni në biznes, mund të përfitoni deri në 50 mijë dollarë nga qeveria
Artikull pasardhës: “Injoroni këto njoftime pa vlerë juridike”, pas shkarkimit të sekretarëve nga Basha, reagon Komisioni i Rithemelimit të PD- së

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.