Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik…

ShkodraWeb 15 June, 2026
marjana x3 2026

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.”

Deputetja e PS- së e Qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, kryesuese e listës socialiste, ka dhënë dorëheqjen nga Grupi Parlamentar ku është pjesë nga muaji shtator i vitit të kaluar. Ka shkruajtur shkurt dhe qartë, me pak rreshta por edhe me dilema të mëdha për arsyet reale të kësaj dorëheqje, pavarësisht qendrimeve deri diku kritike, të shfaqura dhe më herët për zhvillimet politike në vend.

Marjana Koçeku nuk kishte fare eksperiencë e angazhim politik. Ishte personazh publik, i evidentuar edhe nga seli diplomatike në Tiranë. E shkolluar jashtë, 25- vjeçarja u rikthye në vendlindje për ti dhënë jetë një bujtine, “NeoMalsore”. Sigurisht, ra në sy edhe të politikës në prag të zgjedhjeve të 2025- ës dhe madje, PS e vendosi jo vetëm në listë të sigurtë por edhe kryesuese liste.

U anatemua mjaft, sidomos për artikulimin gegë, edhe pse në intervistën përballë Edi Ramës në “Flasim”, pa u zgjedhur akoma deputete, të njëjtën qasje kishte lidhur me dialektin e përdorur.

Në këto pak muaj, Marjana tentoi fillimisht të vlerësojë punën e qeverisë dhe mazhorancës socialiste. Me kalimin e javëve e muajve, duke nisur nga rruga e Dukagjinit, ndotja e lumenjve- duke dalë në krah të deputetit të PD- së Kliti Hoti, ligji për barazinë gjinore ku bojkotoi votimin, 25- vjeçarja dha shenja të dukshme të “daljes nga rreshti politik”. Për “dyshimet”, pse tani dhe jo për “Thethin”, “Rrjollin” etj., duhet kujtuar se “gotën e derdh gjithmonë pika e fundit që i hidhet asaj”.

Largimi nga Grupi Parlamentar i PS- së, më shumë se politik, është moral, Sigurisht, shpresohet që në vijim Marjana të japë më shumë informacion për arsyet e vendimit, por ka krijuar reaksion dhe veprimi, sigurisht lidhet me kontekstin e kohës: 15 ditët e protestës në sheshin para Kryeministrisë. Ndoshta është më shumë se kaq, mbase edhe më pak, por ky është “leximi i parë”.

Duke qenë pjesë e listës së sigurtë të PS- së, Koçeku e ka patur të sigurtë mandatin që në momentin e kandidimit. Edhe numri i votave personale të fituara, nuk është më lart se Edona Bilali, për shembull, e cila mbeti pa mandat në 2025. Juridikisht, me zgjedhjen deputete, siç e parashikon Kushtetuta, Marjana nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj partisë që e kandidoi. Por moralisht, ajo e mori mandatin “pa u lodhur shumë”, në dritën e shifrave gjithmonë.

Mandati i Marjana Koçekut në Kuvend, moralisht, është i Partisë Socialiste, për arsyet që thamë më sipër. Por nga ana tjetër, mbase edhe për shkak pikërisht të motiveve të dorëheqjes së shprehura, 26- vjeçarja mund të zgjedhë të bëhet zëdhënëse e idealeve e vlerave të saj, të cilat pikërisht në këtë moment, nuk përputhen me ato të PS- së.

Nga ana tjetër, nga brenda dhe jashtë PS- së, nga brenda e jashtë Shqipërisë, përveç mbështetjes për veprimin e saj, Marjana po përballet edhe me presion që pas largimit nga PS- ja, të dorëzojë me dorëheqje në Kuvend edhe mandatin e deputetes. Kjo mbase është dilema e madhe e vërtetë e saj, pa u mbushur 24 orë nga vendimi i saj. Mos u habisni, çdo gjë mund të ndodhë! Marjana i ka dhënë shenjat se është e paparashikueshme! Për ata që mbase e kanrë harruar, në fushatë Marjana kishte slogan personal “5 për besë”… /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë
Next: “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.