Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Dekriptimi i një procesverbali të zgjedhjes së kryetarit të PD Shkodër si pikënisje…

ShkodraWeb 16 March, 2026
qylybyli ibro

Një procesverbal i përbashkët i tre komisioneve të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD Shkodër, grishi dëshirën për të dekriptuar disi, informacionin dhe fenomenet e dukshme dhe të padukshme brenda kësaj strukture politike, shumë e rëndësishme jo vetëm brenda partisë më të madhe opozitare në vend por edhe të vetë bashkisë kryeqendër të Veriut.

7128 anëtarë rezultojnë si të regjistruar në degën e PD Shkodër, të paktën sipas verifikimeve më të fundit të kryesisë lokale të premten e kaluar. U diskutua “pastrimi” i listave për ti bërë sa më reale dhe me të drejtë, për të eliminuar çdo justifikim të mundshëm pas zgjedhjeve, u vendos mos të preken. Siç e kanë deklaruar edhe vetë kandidatët para zgjedhjeve të së dielës, Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro, edhe ata kanë qendër kundër “krehjes” me rreth 300 emra të listës.

Duke gjykuar “ftohtë” dhe matematikisht, në zgjedhjet për kryetar të degës së PD Shkodër, morën pjesë rreth 25% e të regjistruarve si anëtarë me parimin “një anëtar, një votë”: 1781 nga 7128! Edhe brenda PD- së siç edhe jashtë saj, është e sigurtë se kjo përqindje nuk është reale. Zhvendosjet brenda vendit dhe jashtë vendit, me siguri matematike, kanë lëvizur këtë numër, me gjasë duke e pakësuar. Të tjerë mbase, kanë zgjedhur të qendojnë jashtë aktivizimit politik përkohësisht apo përgjithmonë e natyrisht, edhe vitet kanë bërë efektin e tyre me kalimin e kohës e nuk përjashtohet, ndikimi i tyre në saktësinë numerike të listës së antarësisë.

Partitë politike janë bashkime vullnetare të anëtarëve, mbi bazë ideologjike dhe programore. Në raste të shumta, siç ishte edhe kjo e diel, është shumë e rëndësishme që antarësia të jetë reale. Pra, të kenë të drejtë vote vetëm ata që kanë jetë aktive brenda subjektit dhe zbatojnë statutin, duke nisur nga kuotizacioni. Ky i fundit, është zbehur nga viti në vit dhe është thuajse shuar me daljen e PD- së në opozitë edhe në nivelin lokal. Po flasim për antarësinë e thjeshtë, pasi deputetë, të zgjedhur në nivel vendor por edhe kombëtar, vazhdojnë të paguajnë.

Kuotizacioni, nuk është i rëndësishëm vetëm në kuptimin ekonomik por edhe edhe një detyrim- lidhje e përmuajshme, kontribut që të bën të ndjehesh edhe “aksioner” i subjektit politik. Masa e tij, mund të diskutohet, deri në nivele simbolike por të mban të lidhur me subjektin politik.

Selia e PD Shkodër, përgjatë viteve, është hapur përherë e më rrallë. Në kuptimin e plotë e të vertetë të fjalës. Më së shumti, në prag apo gjatë fushatave në nivel lokal ose kombëtar. Realisht, ajo duhet të hapet çdo ditë, të ketë të paktën një njeri- sekretar/e që pret, mban shënime dhe transmeton tek titullari. Është edhe çeshtje ekonomike, pagese, rroge por vetëm kështu mund të nisë të funksionojë si institucion PD Shkodër.

Në nivel lokal, demokratët kanë grupin e tyre në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Një koordinim mes tij dhe lidershipit të ri, kryetarit e Kryesisë që do të zgjidhet në vijim, do të sjellë më shumë efikasitet edhe si opozitë lokale, gjithmonë në funksion të intersit të qytetarëve dhe Bashkisë Shkodër.

Kryetari i sapozgjedhur, Ardit Çylybyli, ka përmendur disa herë “bashkë”, “të gjithë bashkë” për riorganizimin e strukturave. Është vertetë pozitive, aq më shumë kur PD por edhe çdo opozitë në botë, ka nevojë jo vetëm për çdo anëtar por edhe qytetar, pavarësisht bindjes politike. Në këto kushte, “përjashtimi” duhet harruar si koncept, nëse synohet ringritja por edhe lufta reale për të ardhur në qeverisje lokale dhe kombëtare. /Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Kërcënoi me sopatë në dorë gruan dhe djalin, 61- vjeçari nga Puka prodecohet dhe dërgohet tek psikiatri
Next: Kryesia e PDSH merr vendimin, me 23 maj rikonfirmohet kryetar Berisha, me 6 qershor mblidhet Kuvendi Kombëtar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.