Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Debati i munguar mes tre kandidatëve për Bashkinë e Shkodrës në vitin 2022…

ShkodraWeb 24 February, 2022
xhemal bushati majlinda angoni bardh spahia

Edhe pak ditë dhe shkodranët do të kenë mundësinë të votojnë për kryebashkiakun e tyre. Për herë të parë nga 1990- a, do të duhet të votojnë për një mandat më pak se një vit e gjysmë. Vitin që vjen, diku nga prilli apo maji, do të duhet të votojnë përsëri për të njëjtin post por për një mandat të plotë 4 vjeçar që duhet të përfundojë në 2027- ën.

Nuk përbën se tre kandidatët aktualë, po kërkojnë një mandat më shumë se 5 vjeçar. Ai që fiton me 6 mars 2022, ndoshta edhe dy të tjerët që do të humbasin, nuk do të ishte aspak çudi të rikandidonin. Gati me siguri matematikore, ai që do të votohet nga shkodranët sivjet, po nis një mandat jo katër por 5 vjeçar.

Kjo parantezë për të treguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë e votës sa më masive të shkodranëve sepse për herë të parë, votojnë një mandat kryebashkiaku për 5 vite. Nuk mund dhe nuk mund të jetë “provë” 300 ditore apo një vjeçare por një votim shumë i rëndësishëm për të paktën 5 vite. Sepse kështu erdhën rrethanat pas 30 qershor 2019. Ka pak dyshime se, ai kandidat që fiton me 6 mars, me shumë gjasa fition edhe në zgjedhjet e vitit që vjen.

Deri në këto momente, fushata konsiderohet mjaft korrekte. Ka pak ngacmime por edhe ata pa emra të përveçëm por në lidhje me administrimin e Bashkisë këto 31 vite apo edhe 6 vitet e fundit. Shkodranët, përmes mediave e rrjeteve sociale, dëgjojnë 3 “kumona” apo këmbana, aq sa janë edhe kandidatët në garë për kryebashkiak.

Sigurisht, secili kandidat e “tund” këmbanën e tij sipas një projekti për Shkodrësn por me interes parësor fitoren e garës. Deri tani, nuk duket se ka “goditje nën brez” duke folur me gjuhën e boksit. Por megjithatë, përballë shkodranëve tre kandidatët nuk janë në vijë të drejtë në startin e nisjes. Dy kandidatë kanë patur pushtet qoftë të drejtëpërdrejt, qoftë monitorues ligjërisht por edhe ndikues në realitetin e Shkodrës. Kandidati i tretë, ka patur një pozicion tjetër për më pak se dy vite por jo me mundësi të njejta me dy të tjerët.

Ajo që i mungon Shkodrës, natyrisht edhe shkodranëve që duhet të përzgjedhin mes tyre, është një debat televiziv publik. Tre kandidatë përballë njeri- tjetrit, do të ndihmonin më shumë shkodranët në zgjedhjen e tyre me 6 mars 2022, gjithmonë nëse janë të prirur të votojnë bazuar jo vetëm në bindje politike. Sepse e përsërisim, nuk votohet për një mandat 1 vjeçar por të paktën 5 vjeçar për Shkodrën.

Duket e çuditshme që në 2022- in, nuk ka një debat, të paktën një tentativë apo edhe një thirrje publike nga një media lokale që ti vendosë tre kandidatët përballë në një studio. Të shpërndara mes mediave televizive e rrjeteve sociale, shumica e qytetarëve nuk e kanë të lehtë bëjnë një zgjedhje bazuar në idetë, programet e vizionet e 3 kandidatëve. Vendosja përballë në një studio, me pyetje të njejta, kohë të barabartë përgjigjeje, dhënia e mundësisë së vetë kandidatëve për të pyetur rivalët, do të ishte një mundësi e mirë për krahasimin e alternativave.

Sigurisht, nuk është e lehtë të vihen përballë tre kandidatët. Në këtë qytet, bashki e qark, duhet ecur pas në kohë shumë vite për të takuar debatin e fundit të zhvilluar, edhe ai për zgjedhje parlamentare. Ndryshe nga vende të tjera me standarte të konsoliduara demokratike, në Shkodër por edhe në Shqipëri, kjo kulturë mungon. Madje, nuk ka sukses as në konkurrimin për kryeministër.

Me gjasë, nuk do të ketë debat mes tre kandidatëve por vetëm monologje në studio televizive e media sociale. Megjithatë, media duhet të bëjë punën e vet. Askush nuk e pengon një televizion lokal të ftojë publikisht tre kandidatët në një studio, duke publikuar pyetsorin e përbashkët, kohën në dispozicion për përgjigjet dhe modalitete të tjera. Mbase mund të shokoin të tre, mbase dy, mbase asnjë. Por edhe kaq do të lehtësonte zgjedhjen e shkodranëve me 6 mars 2022. /Shënim i ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: NGA MARK RUPA – Inceneratorët (furrat djegëse të mbeturinave) një projekt mjedisor…një e pavertetë…
Next: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e ejte, 24 shkurt 2022…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.