Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Covid-19, hallet e shqiptarëve dhe luksi i “partiçkave” të vogla…!

ShkodraWeb 3 years ago

Situata e Covid-19-te, po përkeqesohet cdo ditë e më shumë, si pasojë e menaxhimit skandaloz që po i bën Rilindja dhe Edi Rama.Të infektuarit nga Covid, dergjen para dyerve të Spitaleve dhe merren zvarrë si kafshë, biles as nuk numërohen në morg, kurse qeveria bën vetëm propagandë dhe Edi Rama e drejton Shqipërinë nga “kompjuteri i tij misterioz”. Ishte krejt e qartë se cfarë shërbimi në spitale do të merrnin njerëzit ne nje situate te tille nga një Kryeministër i cili, për 7 vite u tall me të gjithë dhe e shkatërroi sistemin shëndetësor ne situata normale.

Po citoj ish-deptutetin Bardh Spahija që shkruan: “EDI RAMA MERRET VETEM ME POLITIKE, EDHE KUR ESHTE FJALA PER ÇESHTJE TE JETES DHE VDEKJES”. Për Edi Ramën nuk kanë rëndësi njerëzit që vdesin cdo ditë, por pushteti i tij i korruptuar.

Por ironia e këtyre “ditëve të jashtëzakonshme” janë disa “Rama-Partiçka” të krijuara nga Edi Rama që nuk çajnë kokën për situatën e krijuar dhe njerëzit që po vdesin nga Covid, por merren me inatet, bizneset e tyre politike dhe janë vetëm në shërbim të Edi Ramës dhe familjarëve të tyre.

Një prej këtyre modeleve është edhe “Lëvizja për ndryshim” e Jozefina Topallit, që gjatë viteve 2005-2013 nuk la familjarë apo të afërm të pa punësuar, biles me punë të mira, “zyra të vockla” që prodhonin vetëm para, në kurriz të qytetarëve! Pa përmendur partitë e atyre Zotërinjve, që kanë Universitete dhe asete private me ish-deputetë të Edi Ramës.

Nuk kam ndërmend ti përmendi të gjithë me emra dhe sigla partish, mbasi ata nuk i sjellin shqiptarëve asgjë më shumë, asnjë ndryshim ekonomik dhe politik, sic i solli “Bosi i tyre”, Edi Rama në 7 vite, vetëm varfëri dhe depresion social.

Nuk kam ndërmend ti përmendi këta Partiçka luksi, mbasi nuk do të kenë mundësi të përfaqësohen në komuna dhe këshilla bashkiak, jo më në parlament. Biles flasin edhe për ideologji, në një periudhë ku njerëzit po vdesin si pasojë e mungesës së ilaceve dhe shërbimit shëndetësor.

Luksi i trajtimit dhe diskutimit të ideologjive do të jetë i mundur vetëm atëherë kur “klasa politike” i ofron njerëzve shërbime, shërbim shëndetësor, qetësi edhe ekonomi.

Të gjithë njerëzit në nevojë e provuan për 7 vite, ideologjinë sektare të Rilindjes “as të majtë as të djathtë”, por në shërbim të oligarkisë dhe krimit e Edi Ramës.

E vetmja forcë e qendrës së djathtë, që ka mundësi të ndryshojë situatën është P.D. dhe opozita, me kryeministër Lulzim Basha!

Shqiptarët nuk presin ndryshim, nga politikanë që janë provuar në këta 20 vite dhe që duan të realizojnë inatet, “projektet luksoze” dhe të plotësojnë tekat politike familjare pa program, të partickave të miqve të Edi Ramës!

Shqiptarët kanë halle dhe problematika jetike, që i zgjidh vetëm një pushtet që mendon, projekton dhe është në shërbim të individit dhe jo “grupimeve luksoze politike” që mendojnë vetëm për interesat e ngushta të tyre! /Nga Qamil GJYREZI/

Continue Reading

Previous: SHIFRAT – 19 persona humbin betejën me Covid- 19 në 24 orë, Ministria e Shendetësisë jep raportin zyrtar…
Next: Pas takimit me mjekët Lulzim Basha tregon se çfarë u diskutua për manipulimin e shifrave të Covid- 19

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

27 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

27 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.