Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Çeshtja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për shqiptarët si meli për kanarinat në kafaz…

ShkodraWeb 22 October, 2022
dosje sigurimi shtetit

Një kandidat për president, i nisur drejt parlamentit për tu votëbesuar si kreu i shtetit, u detyrua të kthehej në rrugë sepse,,,u akuzua si ish- bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Një ish- president, disa ditë pasi la detyrën, u zbulua se kishte qenë ish- bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Një analist shumë i njohur, i cili nuk ka natë që nuk jep moral, u njoh edhe nga gjykata si ish- bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Këto janë vetëm disa nga rastet më të njohura të përdorimit të fantazmës së ish- Sigurimit të Shtetit në jetën publike në Shqipëri. Kur kanë kaluar mbi 30 vite nga mundësitë e para të për zhdukur këtë fantazmë nga jeta jonë.

Këto ditë, fantazma është rikthyer përsëri. Nuk është brerje ndërgjegje e mosveprimit prej mbi tre dekadash. Nuk është as qëllimi për të pastruar jetën publike nga ish- bashkpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Për një arsye të thjeshtë.

Të gjithë ata që kanë drejtuar këtë vend në 30 vite, kanë patur të gjithë mekanizmat e nevojshëm në dorë për të pastruar imtësisht të kaluarën e tyre, çdo gjurmë që mund ti pengonte në suksesin e jetës politike. Janë me mijëra dosje të zhdukura, të retushuara apo edhe të manipuluara. Kjo e pohuar edhe nga specialistë të fushës apo me akses në arkivat e errëta.

Dosjet e Sigurimit të Shtetit, si deri më sot, do të përdoren për të rrëzuar rivalët politikë në garën për pushtet. Sepse prej vitesh, vlera e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është zbehur deri në barcaleta. Ata që kanë pasur synim pushtetin, e kanë realizuar qëllimin në të gjitha kuptimet e fjalës. Por tashnë, ashtu siç u hidhet kanarinave mel në kafaz, po u hidhen shqiptarëve si kauzë dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Herë në pushtet e herë në opozittë, të njëjtët aktorë si sot, kanë patur mundësi ti hapin dosjet e Sigurimit të Shtetit. Edhe para ditës së enjte, askush nuk i ka penguar këta aktorë të miratojnë ligje për hapjen e publikimin e dosjeve, edhe “kryesisht”. Pse nuk janë hapur? Përgjigjen e kësaj pyetje e dinë të gjithë shqiptarët.

Prandaj ajo e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, nuk ngjet më. Hapja përnjeherë e publike e të gjitha dosjeve, publikimi i tyre në të gjitha mediat e portalet, nuk do të ndryshojë asgjë. As nuk do të përmirësohet jeta e shqiptarëve, as nuk do të zbutet varfëria apo emigracioni. Atëherë pse sherben hapja e dosjeve “kryesisht”, e kërkuar nga të njëjtët aktorë që na udhëheqin tash 30 vjet?! Për të konsoliduar pushtetin, përmes një rotacioni që pavarësisht kohëzgajtjes së qendrimit në pushtet, realizohet gjithmonë mes të njëjtëve aktorë politikë!

Por sigurisht, do të gjendet një “kokë turku”, nga ato që konsiderohen “dëme anësore”. Nuk është çudi aspak që, si me check- up- et ku rezuktonin burra shtatzënë, të evidentohen bashkëinëtorë të Sigurimit 30- 35 vjeçarë, me justifikimin se ishin në barkun e një ish- bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA LUAN RAMA – Hamit Boriçi, fisniku i madh i gazetarisë shqiptare…
Artikull pasardhës: VIDEO – Po ecte i qetë me telefon në vesh, policët nisin ta ndjekin me vrap, momentet e fundit të Lear Kurtit

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.