Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD Shkodër
Këto janë pamje të njësisë administrative Dajç. Të përmbytur e të braktisur, banorët po mbështeten vetëm nga pushteti vendor. Edi Rama dhe shpura e tij u jep vetëm propagandën dhe mendon për PPP e tendera.
Në momentet më të vështira qytetarët shqiptarë janë braktisur sistematikisht nga ky kryeministër. E dinë mirë ata që ende janë në cadra apo tek familjarët mbi një vit pas tërmetit. E provojnë cdo ditë ata që infektohen nga Covid-19 dhe duhet të paguajnë nga xhepi faturën e kushtueshme të trajtimit në shtëpi e shumë herë edhe në spital.
Po e provojnë prej të premtes të gjithë ata që u gjendën të qarkullonin në rrugë të bllokuar nga bora e ngricat sepse pavarësisht shifrës që paguhet për mirëmbajtjen e rrugëve, shërbimi nuk u dha.
Zona e Nënshkodrës po e ndjen prej mbi 5 javësh braktisjen e Edi Ramës që nuk e kishin parë kurrë më parë nga asnjë paraardhës i tij. Ky kryeministër dhe shpura e tij janë fatkeqësi kombëtare. Shqiptarët meritojnë një qeveri që kujdeset për ta! Më 25 Prill çlirohemi nga Edi Rama.Braktidsja er