Skip to content
30 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Boko Haram, frikërat e Edi Ramës dhe zonja Yuri Kim…

ShkodraWeb 2 years ago

Shkova në protestë së bashku me gocën time. Pra, tëpkë si profili i një ushtari të Boko Haram, së bashku me çikën time shkuam të këqyrnim frikën që ka zënë logorenë e pushtetit.

Ishim një grup rreth 100 vetë që ju vumë nga pas grupit të adoleshndetëve. Ne ndaluam në kryqëzimin tek Katedralja Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”. Kishte djem, vajza, familjarë, qytetarë të zakonshëm që po kundronin. Grupi i të rinjve vazhdoi vetëm, mori rrugën “Myslym Shyri” dhe ju drejtua drejtorisë së policisë. Këtë e kuptonim nga njolla e tymit, me të cilën i mbuloi policia. Ne ishim shumë larg për të parë më shumë detaje dhe po e ndiqnim protestën e tyre me telefon. Asnjë thirrje, asnjë provokim policëve, thjesht po kundronim. Dikush dha urdhër dhe ata befas dolën nga prapa Gjykatës dhe na u sulën. Hodhën gaz. Kishte plot prindër Boko Haram si unë me fëmijët. Një çift i ri Boko Haram po shtynte një karrocë, ku flinte një bebe.

Pse na sulmoi policia? Pse hodhi gaz?

Pa dyshim, që nuk mund të gjesh dot një shpjegim, perveçse të kuptosh frikën që ka pushtuar Edi Ramën. Në fakt, unë e di sa frikë ka ky njeri. E njoh atë shumë herët, mund të rrëfej madje me hollësi metamorfozën që ka pësuar në këto vite, por një gjë i ka mbetur e pandryshuar; frika. Prej saj, për t’u ndjerë i sigurtë është fshehur përherë pas banditëve, kriminelëve, të fortëve, ardvelinjve, gramoruçëve. Prej saj tani merr në telefon dhe i qahet zonjë Yuri Kim. I thotë se gjithë këtë zezë po ia bën Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha. Di të qajë kaq bukur sa me gjasë e prek, por nëse nuk ia del emocionalisht ai të përmend nderet, librin informal të pagës dhe qahet edhe për atë që po i qahet.

Yuri Kim pastaj nis e bën telefonata dhe kërkon paqen sociale. E gjora zonjë, e cila para do javësh u thoshte të rinjve që të merrnin fatin e tyre në dorë. Tani që ata e morën, u thotë: “Mos ma mërzisni Edin, se ashtu është një muhabet”.

Nuk di si do ia përkthejnë në anglisht, por këtë shqiptarët e quajnë: “Ça uji i ke dhënë gomarit?”. A quhet: “What water did you give the donkey?”.

Nejse, përkthyesit duhet të kenë punë më të ethshme për të bërë si anglishtimi i asaj letrës të vajzës 6 vjeçare që shkruajti ajo biba e dritares.

Prandaj, ne të Boko Haram, meqë na janë gërvishtur mushkritë nga gazi i policisë duket të qëndrojmë brenda ideologjisë tonë ekstremiste me këngën: “Doli hoxha në penxhere për me pa se kush ka vdek’…”.

Sa për kronikë makinën e kisha lënë te oborri i kishës, se prifti është integralist i Boko Haram. /Nga Enkel DEMI, 27.al/

Continue Reading

Previous: OPINION – Kush është alabaku…?
Next: EMRAT – Protesta në Shkodër, policia njofton procedim penal për 46 persona, mes tyre drejtues të Bashkisë dhe zjarrëfikës…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

32 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu
  • Siguroi pjesëmarrjen në Conference League, Vllaznia nis menjëherë ndryshimet në stafin teknik…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

32 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago
“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Aktualitet

“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.