Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Berishën nuk e goditi një psikopatik por fryma e dhunë- urrejtjes që prodhon politika shqiptare…

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Sali Berisha do të mund të ishte i vdekur tani. Nëse në vend të grushtit të një psikopatiku me letra por jo të vertetuar (sepse e dimë si lëshohen dokumente të tilla në Shqipëri!?), do të kishte një mjet prerës apo armë zjarri, ish- presidenti, ish- kryeministri, kryetari i PD- së dhe lideri i opozitës, mund të kishte humbur jetën. Sot. rastisi që të ishte Sali Berisha, më vonë mund të jetë një tjetër shenjestër e një atentati. Sepse sot ndaj Berishës, u inskenua një atentat, fatmirësisht, pa pasoja të rëndësishme për të.

Sali Berisha sigurisht nuk ka kaluar situatën më të rëndë të karrierës së tij politike. 1997- a dhe 1998- a janë dy vite, gjatë të cilave në episode të ndryshme, jeta e tij u rrezikua seriozisht. Iu hodh granatë që fatmirësisht nuk plasi. U rrethua në Presidencë, i mbrojtur vetëm nga një grusht njerëzish në 1997- ën, në një sulm të mirëfilltë me të gjitha mjetet luftarake. U rrezikua me jetë disa herë para dhe pas 12 shtatorit 1998. Por në të gjitha këto raste, në një situatë jo normale, kur armët e të armatosurit ishin dekori më i zakonshëm i rrugëve e shesheve të vendit tonë.

Sot, në ditën kur BE e ktheu Tiranën në kryeqytet, kur siguria duhej të ishte në nivelet më të larta ndonjëherë, kur opozita ishte e organizuar në një protestë krejtësisht paqësore, kur Shqipëria duhej të jepte imazhin e një vendi të denjë kandidat për në BE, është e papranueshme që lideri i opozitës të goditet me grusht. Nuk ka të bëjë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme apo qeverinë direkt. Është produkt i frymës së pasigurisë që mbizotëron prej vitesh tashmë në këtë vend, i guximit të dikujt për të goditur një politikan të lartë, pa u tutur për pasojat e momentit (rrahjes deri në shpirtdhënie) por edhe të mëvonshmet përballë “drejtësisë”. Kjo është më e keqe se mosfunksionimi i Policisë së Shtetit sepse frymën nuk mund ta ndalë askush. E amplifikuar edhe nga akuza- kundërakuzat pozitë- opozitë, detyrimisht do të reflektohen. Nga gjuha e dhunës tek aktet e dhunës, distanca është shumë më e shkurtër nga sa mendojmë.

Duket se sot në Tiranë u përsërit skena e Milanos, me 13 dhjetor 2009, kur një psikopatik goditi me një statujë të vogël Silvio Berlusconin në fytyrë, duke i thyer hundën dhe dy dhëmbë. Po nuk janë ngjarje të njëjta, sepse Shqipëria nuk është Italia, gjuha e përdorur nga politikanët italianë nuk është e njëjtë me atë të kolegëve shqiptarë. Një psikopatik ka vepruar e mund të veprojë gjithmonë, duke shkaktuar edhe dëme. Por në rastin e Berishës, frymëzimi i parë është pikërisht nga gjuha e rëndë e politikës. Ajo gjuhë që duhet censuruar në jo pak raste me “pullë të kuqe”.

Për ata që kanë sy e veshë për të parë e dëgjuar, mesazhi është i qartë. Kur një i “paprekshëm” për 32 vite si Sali Berisha gjakoset në mes të mbështetësve të tij, askush nuk është i sigurtë në këtë vend. Nga kush? Nuk ka nevojë për emra. Ky vend po vijon të mbetet viktimë e frymës, e cila na drejton dhe do të na veprojë në përditshmërinë tonë. /Nga Blerti DELIJA/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Goditja me grusht e Sali Berishës, presidenti Begaj dhe kryeministri Rama dënojnë aktin e rëndë…
LAJM PAS: “Kemi dy mungesa në Superkupë, por më ngroh rikthimi i Latifit”, ndeshja me Tiranën, Josa: Duam trofeun nesër

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

6 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

6 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • “Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • VIDEO – Shkeli sovranitetin ajror të SHBA-së, dalin pamjet e shpërthimit në ajër të balonës “spiune” kineze…
  • FOTOLAJM – Familja kryeministrore zgjedh qarkun e Shkodrës për të kaluar fundjavën, ja ku është vendosur…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

6 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

6 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago
Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • Kryesore

Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.