Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Berisha nuk njeh Bashën e as Basha Berishën, ja zgjidhja e krizës në PD pa shkuar në gjykatë…

ShkodraWeb 22 December, 2021
berisha basha

Berisha nuk njeh Bashën si kryetar të PD- së, të paktën nga 11 dhjetor 2021. Basha nuk njeh Berishën (Komisionin e Rithemelimit) të mandatuar me 11 dhjetor. Të dy palët luajnë në terrenin “e procedurës”. Të dy, Berisha dhe Basha pretendojnë se kanë shumicën, konfirmuar nga dy kuvende kombëtare brenda një jave. Tashmë fati i PD- së pritet të përcaktohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Por, për çdo gjë në këtë jetë ka një zgjidhje, përveç vdekjes së cilës nuk i shpëton askush. Palët duhet të arrijnë në një konsensus të thjeshtë: Në Partinë Demokratike ka një krizë të thellë lidershipi. Çarja është në prag dhe më e rrezikshme se kurrë më parë në 31 vite. Fshehja e kokës si struci apo “bëje Zot ëndërr” nuk e fashit krizën e PD- së.

Kritikët e tij e kanë refren se “Berisha po luan në PD për interesat e veta dhe të familjes së tij pas shpalljes non grata”. Nuk ka asnjë dyshim se edhe Basha luan për interesat e tij dhe të enturazhit rrotull, i fortë nga mbështetja që ka akoma nga Grupi Parlamentar, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Po të mos luante edhe Basha për interesat e veta, zgjidhja do të ishte shumë e thjeshtë, pa shkuar fare në gjykatë si palë por si Parti Demokratike. Fshehja pas procedurave e palëve, nuk e zgjidh krizën në PD. “Litari i Nastradinit” do të vazhdojë tu pengojë këmbët dhe në fund e humbur e parë është PD- ja e antarët e saj e më pas edhe Shqipëria pa një opozitë të vertetë e të fortë.

Basha e ka një mundësi të tregojë se nuk luan për interesat e veta. Të kërkojë e të shpallë me institucionet e PD- së zgjedhje për kryetar të partisë. Mbase të paraprira edhe nga zgjedhje në nivelin vendor të demokratëve. Mund të lërë 1- 3 muaj kohë për këtë ristrukturim për të kulmuar fillimisht me zgjedhjet e kreut të ri të PDSH- së me “1 antar, 1 votë” e më pas me një Kuvend Kombëtar unifikimi të palëve.

Basha dhe Berisha të zbresin në bazë, veç e veç ose të dy bashkë. Secili të shpalosë tezat e veta, të përpiqet të bindë demokratët se është alternativë më e mirë. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe kandidatë të tjerë të mundshëm edhe pse në mes Bashës e Berishës do të ishin nën efektin “sanduiç”. Të zyrtarizohet deri në antarin e fundit brenda Shqipërisë lista e antarësisë që ka të drejtë të votojë për kandidatin për kryetar PD- je. Të krijohej komisione votimi në degë me tre antarë, ku me rregullin “numër tek, numër çift”, të ndahen 2 me 1 në mes dy kandidatëve kryesorë. Nëse ka edhe kandidatë të tjerë, numri i komisionerëve mund të shtohet.

Kaq e thjeshtë është zgjidhja e krizës në PD, nëse interesat e demokratëve janë parësore për Bashën e Berishën. Ndoshta alternativa më e mirë është as njëri e as tjetri në drejtimin e PD- së. Por deri tani, nuk shihet ndonjë personazh që të rivalizojë të dy të parët. Çdo zgjidhje tjetër e mundshme përmes gjykatave apo edhe me vetëveprim bazuar në vendime kuvendesh apo referendumesh të palëve, rrezikon ta fusë PD- në në një spirale të rrezikshme për të por edhe për vendin. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ANALIZA NGA SAMI NEZA – Alibia e procedurës për të rrëmbyer Partinë Demokratike…
Artikull pasardhës: Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër, policia e Shkodrës thotë se nuk ka të lënduar…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.