Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Berisha dhe Rama me të njëjtin model, për të qëndruar në krye të opozitës dhe të Shqipërisë

ShkodraWeb 3 May, 2026
rama berisha 2026

Me 8 maj 2026, Partia Demokratike ka njoftuar protestën e radhës, me synim shkurtimin e ditëve të qeverisë aktuale të kryeministrit Edi Rama. Siç edhe e ka pranuar vetë lideri Sali Berisha, rivali i tij politik, pamundëson zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme, të barabarta dhe të pamanipuluara. Për këtë arsye, ai duhet larguar që të ketë zgjedhje të lira, e pas tyre, rotacion demokratik të pushtetit, gjithmonë me votë, edhe pse në një rast, ndoshta lapsus, përmendi edhe “kryengritje paqësore të armatosur”.

Në dritën e zhvillimeve të fundit brenda vetë PD- së në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjen e kryetarit të këtij subjekti politik, pikërisht këtu fillojnë analogjitë mes Ramës dhe Berishës. Ndërsa i pari, mundëson zgjedhje, jep para për rivalët për pushtetin politik në vend, i dyti nuk bën zgjedhje, aq më pak të krijojë hapësira për rivalët e tij brenda familjes politike. Të paktën 5 persona: Ervin Salianji, Alesia Balliu, Evi Kokalari, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, janë penguar të kandidojnë.

Sigurisht, vendimi është statuor nga KOKOE i kryesuar nga Albana Vokshi, homolog i KQZ- së i kryesuar nga Ilirjan Celibashi. Pak a shumë, siç edhe vendimet e KQZ- së në situata zgjedhore në favor të PS- së dhe në dëm të PD- së. Pra, brenda PD- së, Berisha përdor të njëjtin mekanizëm që përdor Rama në nivel republike apo Shqipërie. Madje, KOKOE e tejkalon me mosverpime apo reagime edhe KQZ- në, e cila formalisht merr vendime.

KOKOE e Vokshit, ka patur detyrim shqyrtimin dhe shprehjen me vendim për “Nenin Basha” në Statutin e PD- së. Sipas një pjese të konsiderueshme jo vetëm jashtë por edhe brenda PD- së, pas humbjes së zgjedhjeve politike të 2025- ës, njohjes së tyre përmes futjes në Kuvendin e dalë pas tyre, Berisha duhej të jepte dorëheqjen. Jo vetëm kaq, atij duhej ti pengohej edhe rikandidimi në zgjedhjet e menjëhershme të parakohëshme. KOKOE nuk e shqyrtoi e nuk mori vendim, ashtu siç edhe Komisioni i Etikës i Adriana Kalasë. Madje, as tani kur e kanë dyfish detyrim verifikimin e kandidaturës së vetme të Sali Berishës për kryetar të PD- së. Qartazi, “Neni Basha” është kriter pengues për kandidimin dhe KOKOE e ka detyrim të bëjë konstatimet e nevojshme: Berisha nuk mund të jetë kandidat, madje nga shtatori i vitit të kaluar, nuk është as kryetar legjitim i PD- së.

Të gjithë këto rreshta, fare thjeshtë shumëzohen me zero me vetëm një fjali: Pse shqetësoheni ju, janë probleme të brendshme të PD- së, e di ajo si i trajton dhe i zgjidh! Por sigurisht, me të njëjtin cinizëm mund të shtrohet edhe pyetja: Pse shqetësoheni ju për zgjedhjet në Shqipëri, janë probleme të brendshme të PS- së, të cilën shqiptarët e votojnë për të katërtën herë radhazi!

Për t’ju kundërvënë Edi Ramës dhe PS- së, Sali Berisha dhe PD- ja duket se po zgjedhin tashmë të njëjtin model si kundërshtari. Me gjasë, konsiderohet i suksesshëm dhe kopjimi mund të të drejtojë drejt suksesit. Edhe pse, ai që e ka “shpikur” këtë model, është të paktën një hap përpara atij që e ndjek! Shkurt dhe shqip, me të njëjtin model që Rama përdor për të qendruar në pushtet në Shqipëri, të ngjashmin e përdor Berisha për të mbajtur PD- në dhe lidershipin e opozitës. /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 maj 2026…
Next: E TRISHTË – Rrëshqet në pedanë dhe bie me kokë, humb jetën tragjikisht në Velipojë 73- vjeçari…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.