Nga Blerti DELIJA
Sipas gjasave edhe kjo vjeshtë do të përjetohet nën shenjën e pandemisë Covid- 19. Diku një vatë e dytë, diku një e tretë e diku një e katërt, po e mban gjithmonë në vemendje fenomenin që po mbizotëron jetën e shumicës së njerëzorëve prej gati dy vitesh. Që ka dhe do të ketë në vijimësi variante të tjera të Covid- 19 edhe pas variantit delta, afrikan apo aziatik, nuk ka dyshime. Por ndoshta ajo që nuk po thuhet akoma qartë e me zë të lartë, është frika e bashkëjetesës së përhershme me këtë virus apo ndonjë tjetër.
Në varësi të varianteve të deritanishme, vaksina duket se nuk është shpëtimtare përfundimtare në përballjen me Covid- 19. Në krye të herës, u fol për miliarda të dhuruara/huazuara për gjetjen e vaksinës. Në kohë rekord, ndryshe nga rastet e mëparshme, vaksina u zbulua, u testua dhe u fut në përdorim të gjërë. Ajo që unë të paktën mendoj është se do të këshillohet pa ndërprerje marrja e vaksinës deri sa të rikthehen në xhepat e miliarderëve paratë që u dhuruan/huazuan për vaksinën. Natyrisht, edhe me interesat përkatëse monetare ose në natyrë…
Një dozë nuk do mbronte plotësisht, por të jepte një farë imuniteti në kontakt me virusin. Më vonë u tha se doza e dytë krijon mbrojtje solide e më pas u deklaruar se zmadhon distancën e të infektuarit me…vdekjen. Në skenë nisën variantet të emërtuara sipas gërmave të alfabetit grek e që janë më shumë se 20 sosh. “Lindi” nevoja për një dozë të tretë, të katërt e kështu sipas gjasave, në vijimësi. Kompanitë vazhdojnë të prodhojnë vaksina e shtetet e konfederatat vijojnë të blejnë e të porosisin me miliarda doza edhe për vitet në vijim.
Ndërkohë, sipas kontinenteve e shteteve, masat antiCovid forcohen e zbuten. Ndërsa temperaturat e larta të verës duket stimuluan lehtësimin, vjeshtë- dimri i këtij viti do të sjellë kufizime, ndoshta deri në rimbyllje të plotë apo të pjesshme. Se çfarë po ndodhë apo do të ndodhë me ekonomitë e botës nuk është e qartë teksa miliarderët po dy- tre fishojnë të ardhurat e pasuritë e tyre. Nga ata tjatër, asnjë fenomen, asnjë ngjarje nuk po arin ta shmangë nga kryetitujt e mediave e të qeverive oandeminë Covid- 19.
Teoritë konspirative aludojnë e grishin me fakte për ekzistencën e një “komploti” të mirëmenduar botëror duke përdorur si “armë gjunjëzimi” pikërisht Covid- 19. Ndërsa është harruar lidhja me rrjetin 5G siç u aludua në fillim, sot po flitet për kufizime të mirëorganizuara të lirisë e të drejtave të njeriut. Madje, nuk është çudi që edhe vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, edhe pse eutanazia në shumë vende po kthehet në një të drejtë ligjore për të zgjedhur vetë dhënien fund të jetës kur nuk ka më shpresa…
Një ditë, shpresojmë jo shumë të largët, bashkëjetesa e njeriut me Covid- 19 apo një tjetër virus me prefiks ndryshe, do të bëhet e pranueshme. Virusi nuk do të tentojë më ti bëjë dëm njeriut dhe ky i fundit, nuk do të përpiqet ta vrasë atë me çdo mjet. Kështu ka ndodhur me shumë sëmundje që tentuan shfarosjen e njerëzimit në epoka të ndryshme të zhvillimit të saj. Me shumë mundësi, kështu do ndodhë edhe me visruset, me të cilët sipas gjasave, do të jemi të detyruar të bashkëjetojmë sepse nuk mund ti zhdukim më… Sepse ai ai nuk mund të zhdukë racën njerëzore totalisht!
Kështu që, sa më shpejt t’ ia mësojmë huqet njëri- tjetrit, virusi dhe njerëzorët, aq më e lehtë do na bëhet bashkëjetesa. Kujtim mbase do na mbeten maskat ose shenjat e vaksinave. Mbase edhe “vesi” i larjes së shpeshtë të duarve.