Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Armiqtë e “bluzave” të bardha…a duhet të qendrojmë pasivë përkundrejt linçimit…

ShkodraWeb 2 years ago

Vitin e kaluar, në QSUT Nënë Tereza janë pushuar nga puna dy mjekë dhe një kryeinfermier me motivacionin:

“Kritika publike në drejtim të QSUT-së”.

“Mosmarrje leje para daljeve mediatike”.

Me të tillë “argumentë” që evokojnë akuzat mbi të cilat stiseshin gjyqet gjatë regjimit të kaluar, Dr. Petrit Vargu, Dr. Ilir Allkja dhe Z. Elson Jaçaj e shohin sot veten të larguar prej sistemit shëndetësor publik.

Po a është rastësi kjo armiqësi e hapur e kësaj administrate ndaj bluzave të bardha?!

Le të shkojmë pas në kohë!

1. Kjo qeveri zhbëri ministrinë e shëndetësisë duke e bashkuar atë me ministrinë e çështjeve sociale dhe duke krijuar një mamuth totalisht të pamenaxhueshëm! Ky krim administrativ që do të kërkojë vite dhe mund për t’u riparuar flet më qartë se çdo propagandë për prioritetin e ulët me të cilin kjo administratë e sheh shëndetësinë!

2. Prej shtatë vitesh ministria dhe institucioni lider i shëndetësisë shqiptare, QSUT-ja, drejtohen nga jo-mjekë! Sikur të mos mjaftojë kjo, në ministri sot janë të punësuar vetëm 2 mjekë, një prej të cilëve, specialist dinjitoz dhe me përvojë, ka mbushur prej vitesh moshën e pensionit.

3. Gjatë viteve të drejtimit të kësaj qeverie, mjekët dhe infermierët u bënë objekt persekutimi duke nisur nga gjyqet e linçimet publike dhe duke përfunduar tek emisionet televizive.

4. Së fundi, gjatë kësaj qeverisjeje, shëndetësia ju shit oligarkëve në formën më të hapur, atë të koncesioneve abuzive, të cilat edhe kur ishin të justifikuara teknikisht u kontraktuan me çmime disa herë më të larta se tregu.

Për kompensim, qeveria përdori pa kursim bojën dhe barin. Sot kur viziton spitalet shqiptare dhe sheh bojën e mureve të duket vetja si në një spital europian. Kur gërvisht pak sipërfaqen dhe sheh në brendësi të sistemit, e kupton se cilësia e shërbimit na afron shumë më tepër me Afrikën.

E parë nën këtë retrospektivë, Petriti, Iliri dhe Elsoni nuk duhet të çuditen që në vendin me më pak mjekë dhe infermierë se çdo vend tjetër europian, ata e gjejnë veten të papunë!

Këto janë pasojat e një qeverisje që e ka parë dhe do ta shohë bluzën e bardhë si armike!

Sot më tepër se kurrë, mjekët dhe infermierët duhet të pyesin veten:

A duhet të vazhdojnë bluzat e bardha, shoqatat, urdhërat profesionalë, sindikatat, etj. të qëndrojnë pasivë përkundrejt linçimit të kolegëve me akuza të tilla absurde?!

Edhe sa kohë do ta durojnë mjekët dhe infermierët shqiptarë një agresion të tillë?!. /Nga Erion DASHO, ekspert i shendetit publik/

Continue Reading

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare, për ditën e sotme, e martë 5 janar 2021
Next: DETAJET – Policia e Shkodrës arreston 31 vjeçarin, iu gjet e fshehur një pistoletë nga kontrolli i unifromave blu

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

5 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

7 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

5 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

5 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.