OPINION – Antiligji, arma e vjetëruar e Ramës për manipulimin e listave të votuesve…

Njësoj si në zgjedhjet për bashkinë të vitit 2003 kur, për t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkisë së Tiranes, e çoi burrin e familjes në listen e zgjedhësve në Kombinat dhe gruan e çoi tek QSUT dhe kështu shpërndau mijëra zgjedhës nga një cep i Tiranës në tjetrin, tani Edi Rama po përpiqet të manipulojë listat e zgjedhësve me të njëjtën skemë.


Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim nëpër Shqipëri pa e ditur qytetarët. Qytetarët po ankohen përditë se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkesë të tyre siç urdhëron ligji. Shkojnë për të marrë një certifikatë dhe e gjejnë veten të “internuar” në qytet apo fshat tjetër. Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale.

Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me të cilin Qeveria heq sanksionet ‎për mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve. Çdo manipulim në regjistrat e gjendjes civile është manipulim i listave të zgjedhësve.

Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri tek nëpunësit e gjendjes civile që fallsifikojnë të dhënat do të përgjigjen.

Presidenti i Republikës ia ktheu mbrapsht këtë ligj me shkelje të standateve të zgjedhjeve. Më shumë të drejtë ai ngriti alarmin për këtë përpjekje për manipulim ‎të listave nga Qeveria.

Mbështet ShkodraWeb Media

Por Edi Ramës nuk i shohin sytë kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frikë se humb ai përpiqet të shkaterrojë zgjedhjet‎. Pavarësisht tentativave të dëshpëruara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb. /Nga Oerd BYLYKBASHI/

ShkodraWeb Channel